Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të gjithë në Bruksel/ Bushati flet me Kotzias për mbështetjen e Greqisë (Video)

0

Loading...

“Miqtë e Shqipërisë”, një tryeze e iniciuar nga Italia dhe Austria, mblodhi bashkë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, në Bruksel, ku u rikonfirmua mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati shfrytëzoi takimin, për të diskutuar me homologun grek për debatet e çelura së fundmi mes dy vendeve.

Në një prononcim për median Bushati tha se ka pasur një diskutim “edhe më të gjatë” për zhvillimet e ditëve të fundit dhe “ishin rakorduar për nevojën për ta rienergjizuar procesin e dialogut dhe mekanizimin dy palësh për të ecur me projekte konkrete dhe cështje që mund ti japim një zgjidhje”

Por për cilat çështje bëhet fjalë?

Bushati: Dihet për cilat cështje. E kemi thënë publikisht gjatë kësaj periudhe por nga ana tjetër besoj se jemi në të njëjtën gjatësi vale duhet të promovojmë cështje që kanë një interes të prekshëm për qytetaërt në dy vendet tona jo thejshtë të fokusojmë të gjitha energjitë në çështje që janë të mbartura nga e kaluara.

Por a mendon se këto çështje mund të kenë ndikim sa i takon hapjes së negociatave një date të mundshme?

Bushati përgjigjet: Kam pasur një diskutim të gjatë me kolegun tim Kotzias. Nuk besoj që është në interesin e Shqipërisë apo Greqisë të ketë një ngërç në procesin e intergrimit europian. Kam besuar se duke thënë gjërat troç dhe ballafaquar pikëpamjet qoftë dhe të ndryshme do ta përmirësojnë në nëj plan afatmesëm marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Besoj se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë sepse është në interesin strategjik edhe të Greqisë për ta mbështur Shqipërinë në procesin e integrimit sikundër kam shpresë se procesi i reformave ku ne jemi përfshirë si Shqipëri do të na japë mundësi që në dhjetor të hedhim një hap tjetër në procesin e vështirë të integrimit të BE-së

Loading...

Lini nje pergjigje