Kanadezët i ftojnë 4 shtete të ndahen nga SHBA-të

0
262

Si shenjë për të lehtësuar dhimbjen e amerikanëve të palumtur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, një grup kanadezësh kanë ftuar banorët e Kalifornisë, Oregonit, Uashingtonit dhe Nevadës – aty ku Donald Trump ka humbur ndaj Hillary Clintonit të shkëputen dhe bashkohen me Kanadanë.

“E dashur Kalifornia, Oregon, Uashington – Jam i sigurt se mund të mendojmë diçka për ju nëse dëshironi të bashkoheni me Kanadanë”, ka thënë Chad Harris, një gazetar nga Kamloops, British Columbia, transmeton arbresh.info.

Kujtojmë se menjëherë pas shpalljes së rezultateve mijëra amerikanë kanë kërkuar në faqen e emigracionit të Kanadasë mënyra për të emigruar, duke bërë që ueb faqja qeveritare të bie nga sistemi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here