Jetuan 40 vite të izoluar, familja ruse që nuk kishte dijeni për Luftën e Dytë Botërore

0
253

Tajga siberiane është një nga vendet më të izoluara në botë. Një nga terrenet më të vështira për t’u përshkuar dhe ku është praktikisht e pamundur të jetosh. Vera e shkurtër dhe dimri i gjatë me mot të ftohtë e bëjnë të pamundur jetesën atje.

Tajga siberiane është zona me e madhe e pabanuar në tokë. E gjithë sipërfaqja prej 5.1 milionë milje katrorë, mbulon rreth 10% të sipërfaqes së tokës. Ajo është shtëpia e arinjve dhe dhelprave gjatë ditës dhe e ujqërve që gjuajnë gjatë natës.

Temperatura mesatare është -5 gradë celsius dhe vera nuk zgjat shumë. Gjatë dimrit të vitit 1933, në tajgën siberiane është regjistruar temperatura -67-7 gradë celsius.

Image

Ju mund të keni dëgjuar tregime për ushtarët japonezë që shfaqen herë pas here nga xhunglat. Njëra prej tyre është edhe historia e Shoichi Yokoi, ushtari japonez që jetoi në xhungël për 28 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Por ekziston një tjetër histori më e pabesueshme në lidhje me një familje që ka jetuar e izoluar për 40 vite me radhë në tajgën e madhe siberiane.

Në vitin 1978 gjeologët rusë në Siberi zbuluan një familje prej 5 anëtarësh që kishte jetuar për 40 vite në izolim, shkruan TheVitageNews.

Ajo është familja Lykov, një familje e Besimtarëve të Vjetër që jetonin në malet Sayan në jug të Siberisë që nga viti 1936 deri sa gjeologët i gjetën ata në vitin 1978.

Image

Tre Besimtarët e Vjetër rus

 

Familja Lykov jetonte 150 milje larg nga vendbanimi më i afërt, në një zonë që nuk ishte hulumtuar. Përpara viteve 1936 ata jetonin në një pjesë të populluar të Rusisë, por pasi njëri prej vëllezërve Lykov ishte qëlluar nga një patrullë sovjetike, ata u zhvendosën  në tajgën e madhe siberiane. Dhe që nga ajo kohë nuk u panë më kurrë.

Për më shumë se 40 vjet, Karp Lykov së bashku me gruan dhe fëmijët e tij jetuan në një kasolle prej druri, vetëm pak milje larg kufirit me Mongolinë.

Kur ata vendosën të shkonin në tajgën siberiane ishin katër vetë: Karp Lykov, gruaja e tij Akulina, djali i tyre Savin dhe vajza e tyre Natalia. Dy fëmijë të tjerë kanë lindur në tajgën siberiane, Dmitry në vitin 1940 dhe Agafia në 1943. Ata kishin disa libra lutjesh dhe një bibël të vjetër të familjes nga të cilat mësuan të lexojnë dhe shkruajnë.

Familja Lykov hante manaferra, rrisnin perimet e tyre dhe qepnin rrobat në punishten e pëlhurave të ndërtuar prej tyre. Ata mësuan se si të gjuanin ushqim pa armë apo harqe. Kur Dmitry u rrit ai u bë një ekspert për kafshët e gjahut. Por në fund të viteve 50 ata u përballën me urinë dhe Akulina vdiq duke e lënë burrin e saj me fëmijët.

Ata refuzuan çdo gjë që gjeologët u ofruan atyre, me përjashtim të kripës. Karp nuk kishte provuar kripë prej 40 vitesh. Kur gjeologët i zbuluan ato në 1978, u habitën kur panë se si kjo familje kishte mundur të mbijetonte në kushtet mesjetare.

Familja Lykov nuk ishte në dijeni të Luftës së Dytë Botërore ose për faktin se njeriu ishte ulur në hënë.

Në vjeshtën  vitit 1981, 3 nga 4 fëmijët (Dmitry, Natalia dhe Savin) vdiqën brenda disa ditësh. Ndërsa babai i tyre Karp i cili nuk u largua kurrë nga tajga siberiane, ndërroi jetë më 16 shkurt 1988 dhe vajza e tij Agafia mbeti e vetme në tajgën e madhe siberiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here