Itali/ Shqiptarit i gjendet 25 kg heroinë e kokainë në qesen e plehrave gjatë kontrollit të banesës

0

Një sasi prej 25 kg heroinë dhe kokainë është sekuestruar nga policia italiane në banesën e një shqiptari.

Loading...

Në pranga përfundoi 25 vjeçari Klodian Hakballa, i cili është arrestuar nga policia në Livorno.

I riu me qëndrim të parregullt në Itali, ishte pikasur të hynte dhe të dilte nga një vilë private në Calzabigi. Në momentin e ndalimit, shqiptari kishte me vete një shumë prej 1350 eurosh, çka ngritën dyshime tek policia dhe më pas vendosën të ushtronin kontrolle të mëtejshme në banesën e tij. Lënda narkotike është gjetur në një punishte pranë banesës.

Pas gjetjes së lëndës narkotike, rezultoi se shqiptari kishte mbi 23 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, dhe një material tjetër tip gaz lotsjellës. Pjesa më e madhe e drogës ishte fshehur në një qese për mbledhjen e mbeturinave. 25 vjeçari me kombësi shqiptare u arrestua me akuzën e posedimit me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.

0005-1024x57614791303360010-1024x5761479130333111cocaina021479130231

Loading...

Lini nje pergjigje