10 hapat e mëdhenj të astronomisë

0
240

 

download-1 img_1470-1240x620

Nga koha dhe vendi te pasqyra e Tokës, Big Bang-u e deri kërkimi i jetës në botë të tjera: 10 hapat e mëdhenj të astronomisë.

Koha dhe vendi

Agimi i solsticit veror që admirohet nga Stonehenge është kaq i mrekullueshëm saqë vendi është i mbushur përherë me Druidë të kohëve moderne që shkojnë të shohin ate qe shihet në një linjë me Heel Stone, një prej gurëve të mëdhenj të atij monumenti. Studimet e fundit na konfirmojnë që keltët e lashtë shihnin diellin të lindte nga Heel Stone gjatë solsticit dimëror. Edhe më mbresëlënës është monumenti, që i përket vitit 300 para Krishtit, që ndodhet në Chankillo, në Peru, ku një linjë prej 13 kullash shenjon pikat ku dielli lind në muaj të ndryshëm të vitit. Qytetërimet primitivë nuk përdornin qiellin vetëm për të matur kohën: Polinezianët përdornin yjet për të lundruar nga Hawai deri në Zelandën e Re, plot 7000 kilometra distancë.

Pasqyra e Tokës

Astronomët kinezë ishin të parët që kryen studime të saktë të kozmosit. E konsideronin qiellin një pasqyrë të Tokës dhe yjet përfaqësonin rajonet e ndryshëm të Kinës: shpërthimi i një ylli në brendësi të një bashkësie do të tregonte një rebelim në provincën respektive. U shkon astronomëve kinezë merita e studimit të parë të Kometës Halley në vitin 240 para Krishtit si dhe pikasjes së një supernove në 1054, mbetjet e së cilës formuan një masë të madhe gazi.

Urdhërimi i qiellit

Filozofi grek Pitagora ishte një ndër të parët që hodhi poshtë idenë e përhapur që toka ishte ndoshta e sheshtë, kur, në shekullin VI para Krishtit u mësoi nxënësve të tij se duhej të ishte patjetër sferike për shkak të formës së hijes së tij të projektuar në Hënë gjatë një eklipsi hënor. Pothuajse 200 vjet më vonë, Aristarku thoshte se toka rrotullohej përreth Diellit, por ideja e tij nuk pati shumë sukses. Përkundrazi, falë Ptolemeut u braktis përfundimisht koncepti i lashtë grek i astronomisë, për të mbërritur në konkluzionin, rreth vitit 150, se planetet përshkonin rrathë të vegjël përreth tokës, e cila nga ana e saj, duke u rrotulluar bënte një rreth më të madh. Teoria e tij u pranua në fushën astronomike për më shumë se 1400 vite.

“E megjithatë lëviz”

Bindja e njeriut si qendër e universit pësoi një ndryshim radikal në vitin 1543, kur polaku Nikolas Koperniku botoi një vepër që tregonte se si toka nuk ishte e pozicionuar në qendër të kozmosit por është një planet i thjeshtë që rrotullohet rreth diellit. Vërtetësia e teorisë së tij u provua vetëm në 1610, kur Galileo Galilei drejtoi teleskopin nga qielli. Galileo vërejti që Saturni ishte i rrethuar nga 4 hëna (pra nuk ishte e vërtetë që toka nuk mund të lëvizte pa lënë pas Hënën) dhe vërejti fazat e Venusit, provë që planeti rrotullohej rreth Diellit. Kisha ndaloi librat e Galileos, por nuk mund të pengonte imponimin e provave të tij.

Çështje graviteti

Kur në vitin 1665 universiteti i Cambridge u mbyll për shkak të një epidemie, Isaac Newton u rikthye në shtëpinë e tij në Woolsthorpe Manor, në Lincolnshire, ku formuloi ligjin e famshëm të gravitetit, sipas të cilit cdo trup në univers tërheq një tjetër dhe vetë është i tërhequr. Megjithatë nuk e bëri publike deri kur u bind nga Edmond Halley, që përdori ligjin e Newtonit për të demonstruar që kometat që ishin parë në vitet 1531, në 1607 dhe në 1682 ishin të njëjtat. Gjithmonë ky ligj i lejoi Halleyt që të parashikonte rikthimin e kometës në vitin 1758. Edhe sot, Kometa mban emrin e tij.

Botë të reja

Në 13 mars të vitit 1871 një astronom me origjinë gjermane dyfishoi madhësinë e sistemit diellor. William Herschel vërejti një planet të largët nga Dielli sa dyfishi i distancës së vetë Saturnit. U quajt Uran. Në vijim, astronomët kuptuan që Urani pësonte një shtytje gravitacionale nga ana e një planeti edhe më të largët, dhe kjo coi në vitin 1846 në zbulimin e Neptunit. Plutoni, i pikasur për herë të parë në 1930, fillimisht u përcaktua një planet por një status i tillë u modifikua në 2006, kur zbriti në renditje si “nanoplanet” për shkak të dimensioneve të vegjël.

Centrali elektrik i yjeve

“Sa i përket yjeve, nuk do të jemi asnjëherë në gjendje të studiojmë përbërjen kimike”. Kështu shkruante filozofi francez Auguste Comte në 1835. Por vetëm 20 vjet më vonë, gjermanët Gustav Kirchhoff dhe Robert Bunsen e përgënjeshtruan. Identifikuan elementët e pranishëm në Diell duke krahasuar vijat e errëta të spektrit të tij me spektrat e pranishëm në laborator, të elementëve të tillë si hidrogjeni dhe hekuri. Në vitin 1920, astronomia angleze Cecilia Payne elaboroi përmasat relative të elementëve, dhe provoi se pjesa më e madhe e universit përbëhet nga hidrogjeni. Kjo shërbeu për të demonstruar se si centrali elektrik i yjeve është në thelb një bombë me hidrogjen që lëviz në hapësirë. Astrifizikani Fred Hoyle tregoi se si elementë të tillë kombinohen në një mënyrë që formojnë yjet.

Big Bang

Në vitet njëzetë astronomi amerikan Edwin Hubble bashkë me Milton Humason zbuloi se galaksitë i largoheshin njëra-tjetrës. Universi është në zgjerim të vazhdueshëm, thotë belgu Georges Lamaitre, sepse ka lindur nga shpërthimi i një “atomi fillestar”, ai që quhet Big Bang. E gjithë kjo u provua më në fund në 1965, kur shkencëtarët amerikanë Arno Penzias dhe Robert Wilson zbuluan një seri valësh radio të shndritshme, efektet aktualë të Big Bang.

Të zeza e të shndritshme

Shkencëtari i ushtrisë amerikane, Stanley Hey nuk u besonte syve kur në shkurt të vitit 1942 vërejti atë që dukej si shpërthim i një radari gjerman, po të mos kish qenë fakti që rrotullohej në qiell gjithë ditën. Hey kuptoi se bëhej fjalë për një lëshim që vinte nga dielli dhe lajmëroi menjëherë astronomët që tashmë kishin zbuluar pulsar-ët – sfera materie me madhësinë e një qyteti por me të njëjtën masë si dielli – dhe vrimat e zeza. Këto të fundit janë monstra kozmike që peshojnë sa një miliardë diej, dhe graviteti i tyre është kaq i fuqishëm saqë edhe drita mbahet nga masa e tyre. Sapo gazi i yjeve fillon të vijë vërdallë vrimës së zezë, kjo rrotullohet si njëqind galaksi në një vorbull që astronomët e quajnë “quasar”.

Kërkim i jetës në botë të tjera

Ka vetëm një vend në të gjithë universin ku kemi sigurinë që ka forma jete, dhe është toka jonë. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të zbulohet jetë në një tjetër planet. Marsi është ndoshta shtëpia e shumë mikroorganizmave, sipas asaj që është zbuluar nga eksperimente të ndryshëm të kryer nga NASA në 1976. Vendbanime të tjerë të mundshëm në brendësi të sistemit diellor janë oqeanet e mbuluar nga akulli i një prej hënave të Jupiterit, Europa. Ka shumë mundësi të ketë jetë në planete të tjerë: në fund të fundit, astronomët kanë zbuluar mbi 300 planetë të largët që rrotullohen përreth yjeve të tjerë dhe shkencëtarët e programit SETI po ndërtojnë një marrës në California, Allen Telescope Array, i cili mund të pikasë transmetimet që vijnë nga forma jete inteligjente shumë larg sistemit diellor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here