Standard.al

TRAGJEDI/ Gjyshes i bie nipi nga dora nga 9 metër lartësi (VIDEO)

0

Ky është momenti i tmerrshëm kur një bebe bie aksidentalisht nga 9 metra lartësi.

Pamjet tragjike të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë një gjyshe në Kinë e cila po zbret nga shkallët elektrike të një qendre tregtare ndërsa në krahë mban nipin e saj vetëm 4 muajsh.

Por teksa vendos njërën këmbë në to, ajo humbet ekuilibrin dhe pikërisht në këtë moment i rrëshket nga duart i vogli.

 

Ajo përpiqet në mënyrë të dëshpëruar për ta kapur, por fatkeqësisht pa mundur ta shpëtojë.

Sipas “DailyMail” fëmija u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën disa orë më vonë.

Aksidenti tragjik ndodhi në katin e tretë të një qendre tregtare në Shanghai.

https://www.youtube.com/watch?v=AcKi2nyoKho

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.