E bujshme/ Boksieri Tyson konvertohet në Islam

0
195

Tyson Fury është një person shumë kontrovers, duke çorientuar shpesh tifozët e tij me daljet e tij fallso në pesion, sikurse dhe me postimet në “Twitter”. Por lëvizja e tij më e fundit mund të jetë edhe bujshmja, teksa “Gypsy King” duket se ka konvertuar fe, nga Krishtërimi në Islam. Ai që deri më parë ishte një kristian i fuqishëm, këtë javë në llogarinë e tij në “Twitter” ka ndryshuar emrin në ‘Riaz Tyson Muhammad’, duke postuar edhe një foto ku mban veshur një takie mbi kokë dhe kaftan (veshjen tradicionale të meshkujve muslimanë).

Boksieri 28-vjeçar, të cilit i është pezulluar liçenca nga ana e Bordit të Kontrollit të Boksit Britanik, për shkak se sportisti dështoi në analizat e drogës, postoi gjithashtu një video teksa shfaqej duke u lutur para një ndeshje. Filmimi, që duket se është xhiruar në nëntor, para ndeshjes së fituar prej tij ndaj Ëladimir Klitschko në Dusseldorf, shfaq atë dhe ekipin e tij, duke dhënë një lutje kristiane, para se një trajner të marrë drejtimin duke bërë një lutje në versionin e Islamit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here