Prezantohet “makina e së ardhmes”

0

“Faraday Future” prezanton makinën e së ardhmes. FFZero1, ka vetëm një sedilje, punon me bateri dhe mund t’i projektojë shoferit pamje nga rruga në vazhdim, në celularin e tij të vendosur në timon.Shumë ekspertë duken skeptike, vecanerisht kur “Faraday Future” krahasohet me kompanine amerikane të automjeteve me energji “Tesla”.

“Faraday Future” me qendër në Kaliforni, mbështetet nga gjigandi kinez i internetit LeTV dhe parashikon të nxjerrë në treg, për dy vjet makinën e tij të parë. Me katër motorrë elektrike, në secilën prej rrotave, FFZERO 1 me 1000 kuaj fuqi trupëzon disa elemente ambicioze dhe konkurruese.

Aftësinë për të kapur shpejtësinë prej 321 km në orë si dhe për të arritur nga zero në 97 km në orë vetëm në tre sekonda. Gjithashtu ka një kaskë e cila i garanton shoferit oksigjen dhe ujë. Është e pajisur me të ashtuquajturat “tunele ajrore” që transmetojnë ajër tek automjeti, për të reduktuar forcën shtytëse dhe për të ftuar bateritë.

Ai ka një ekran me prekje që projekton pamje të rrugës në vazhdim. “Faraday Future” me 750 punëtorë, parashikon të invenstojë 1 miliardë dollarë për fabrikën e saj, ku parashikohet të punësohen 4500 persona. Makina u paraqit në panairin e risive të teknologjisë CES 2016 në Las Vegas.

Lini nje pergjigje