Efektet e fitores së Trump, mamaja dëbon djalin nga shtëpia sepse nuk votoi Clinton (VIDEO)

0

Efektet e fitores së Donald Trump kanë qenë shkatërruese për miliona amerikanë, madje edhe për fëmijët e vegjël të cilët nuk e kanë idenë se ç’po ndodh në shtetin e tyre.

Ditën e premte është bërë publikë një video shokuese, e cila tregon momentin kur një nënë nga Teksasi dëboi nga shtëpia sepse ai kishte “votuar” në shkollë për Trump, gjatë një loje që kishin zhvilluar nxënësit e klasës së tij.

Në video dëgjohen qartë britmat e djaloshit të frikësuar ndërkohë që e ëma i tregonte me gisht derën dhe një valixhe ku ndodheshin të gjitha gjërat e tij personale.

“Meqenëse votove për Trump merri gjërat e tua dhe shporru që këtu”, i tha ajo ndërkohë që qëndronte afër derës.

Djaloshi iu përgjërua së ëmës por kjo nuk e ndryshoi mendimin e saj dhe si për rezultat ai përfundoi në rrugë.

Lini nje pergjigje