Shpërthim në uzinën e naftës në Ballsh, 4 të plagosur në QSUT, 2 në gjendje të rëndë

0
146

Burime nga reparti i djegies plastike në QSUT bëjnë të ditur se janë sjellë 4 të plagosur nga shpërthimi i uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh. Sipas spitalit 2 prej të plagosurve paraqiten në gjendje të qetë, ndërsa 2 të tjerë në gjendje më të rëndë.

Dy prej punëtorëve që janë sjellë në Tiranë janë Kovaç Pasha nga Ballshi dhe Fatos Bushi nga Lalari, ndërsa nuk janë identifikuar dy punetoret e tjere.

Ndërkohë pritet që mjekët do të japin të dhëna më të plota në lidhje me ngjendjen e pacientëve. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme, 10 nëntor rreth orës 23:00. Nga kjo ngjarje humbi jetën 40 vjeçari Shkëlqim Muça.

Nga shpërthimi  është asfiksuar një zjarrfikës, Gramoz Fejzo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here