Rruga zgjidhja e vetme, në mungesë të një strehe (Foto)

0
175

Varfëria gjithmonë ka qenë prezente në Shqipëri. Zhvillimi ekonomik nuk ka qenë i madh dhe shumë persona janë të pa punë. Por ka persona të cilët  janë të pa strehë dhe nuk kanë asnjë mundësi për të jetuar. Duke mos ditur se çfarë të bëjnë dhe të pa fuqishëm, ata gjejnë zgjidhje alternative për të jetuar. Kur vjen nata, nga mungesa e një shtëpie ata detyrohen që në shumë raste të flenë rrugëve, në mes të të ftohtit dhe të rrezikuar.  Një person i cili është i pastrehë në pamundësi për të gjetur një vend ku të flejë, ka zgjedhur që natën ta kaloj në shi edhe pse është bie shi. Personi për tu mbuluar ka zgjedhur një material plastikë dhe shpreson që nata të jetë e qetë megjithëse është në anë të rrugës. Fotoja është shkrepur në hyrje të bulevardit “Zogu i parë”, një zonë e cila është shumë afër qendrës. Vetëm disa sekonda e ndaje atë nga qendra e Tiranës, nga bashkia, kryeministria dhe parlamenti, por kjo nuk ndryshon asgjë në jetën e tij.  Afërsia me institucionet dhe trafiku i madh i pushtetarëve në atë zonë nuk e ndihmon atë për të gjetur një zgjidhje më të mirë për jetën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here