Horoskopi 11 Nëntor 2016

0

Dashi (21 mars- 19 prill)

Loading...

Sot mund të punoni disa orë shtesë me një koleg tuajin dhe papritur do të ndjeni një tërheqje romantike. Kjo do ju bëjë konfuzë, pasi nuk e kishit menduar më parë që do e shihnit ktë person me një sy tjetër. Kini kujdes në vendimet që do merrni, pasi mund të jetë dhe thjesht një tërheqje e momentit. Prisni disa ditë dhe nëse vazhdoni të mendoni ende për të, mund të filloni të hidhni hapat e parë.

Demi (20 prill- 19 maj)

Keni disa kohë që ndjeni një pëlqim për një person, që mendoni se ju konsideron thjesht shok/shoqe. Sot është një ditë, kur pasionet e fshehura do zbulohen dhe mund të surprizoheni kur të kuptoni se dhe miku/mikesha juaj ndjen të njëjtën gjë. Megjithatë, tregoni kujdes pasi nëse vendosni të krijoni diçka, është shumë e vështirë të ktheheni mbrapa.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Një koleg i juaji, ka kohë që ju simpatizon dhe sot do marrë guximin tja u shprehë. Nëse ju nuk ja ktheni ndjenjat, mos i jepni shpresa të kota, sepse kjo mund tju shkaktojë probleme dhe mund të prishë marrëdhëniet tuaja përgjithmonë. Nëse dhe ju ndjeheni njësoj, atëhere mos ngurroni tja shprehni dhe ndoshta kjo mund të jetë fillimi i diçkaje të bukur.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Keni disa kohë që prisni fondet për të nisur disa projekte artistike, që kishit në mendje. Sot është dita për të festuar, pasi më në fund do merrni lajmin e mirë në lidhje me to. Edhe pse pak me vonesë, fondet janë gati dhe tashmë do keni mundësi që të vini projektet në zbatim. Thjesht kini durim dhe çdo gjë do shkojë mirë.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Dëshira juaj për të respektuar mendimet e një personi të veçantë, do të bjerë ndesh me dëshirën që keni për ti çuar gjërat në nivelin tjetër. Sekreti i zgjidhjes së ksaj dileme është komunikimi i hapur me partnerin/en tuaj. Mësoni të repsektoni mendimet e njëri-tjetrit dhe përpiquni të gjei një rrugë të mesme, që të jetë e kenaqshme për të dyja palët.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Një person i veçantë për ju, që tashmë i përket të kaluarës, do ju kontaktojë krejt papritur. Do ju kërkojë që të ritakoheni dhe çuditërisht, kjo ide po ju pëlqen dhe juve. Organizoni një mbrëmje romantike në shtëpi ose në restorantin tuaj të preferuar. Mund të jetë rifillimi i diçkaje të mbetur përgjysëm.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Sot keni dëshirë të merreni me disa punë shtëpie, të cilat i keni lënë pas dore gjatë javës. Partneri/ja juaj do ju ndihmojë, duke ju lehtësuar punën. Pasi të përfundoni, do shfrytëzoni pjesën e mbetur të ditës për të bërë aktivitete argëtuese me familjarët ose miqtë tuaj. Shijojeni fundjavën.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Sot do të ndjeheni shumë romantikë dhe sensualë, gjë e cila është pak e pazakontë për ju. Partneri/ja juaj do e vlerësojë shumë dhe pa diskutim që mbrëmja do të përfundojë me një darkë romantike. Nëse jeni single, do të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve dhe ndoshta mund të takoni dhe një person të veçantë, i cili do ju bëjë menjëherë për vete.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Nëse jeni single, do e gjeni veten duke kujtuar një person të veçantë për ju, por që i përket të kaluarës. Nëse jeni në një marrëdhënie, mund të përjetoni një ndarje të përkohshme nga partneri/ja, duke kaluar mbrëmjet të vetëm. Mundohuni të largoni mendjen, duke u marrë me aktivitete argëtuese dhe mos qëndroni duke pritur telefonatën e tij/saj.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Jeni duke pritur një telefonatë nga partneri/ja juaj, por do të jeni shumë të zënë me punë dhe do harroni komplet gjërat e tjera. Mundohuni që gjatë punës të bëni pushime të shkurtra dhe herë pas here kontrolloni telefonin. Personi që do ju telefonojë, mund të ketë nevojë për ju, kështu që duhet të qëndroni vigjilentë.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Romanca dhe pasioni, do të jenë prioritetet tuaja për sot. Jeni në kërkim të një aventure dhe me shumë mundësi, do ja arrini qëllimit. Gjithashtu, sot karakterizoheni nga një “sharm” dhe do bëni për vete çdo persona që do takoni. Nëse jeni në një marrëdhënie, është dita perfekte për të organizuar një mbrëmje romantike me partnerin/en tuaj.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Një shumë parash që keni kohë që e prisni, mund të vonohet dhe pak. Kjo do jetë pak irrituese për ju, por mos u shqetësoni, pasi do vijnë shumë shpejt. Nëse nuk ju duhen me patjetër, bëni durim dhe prisni. Në përgjithësi, do të jetë një ditë e qetë, e kaluar në shoqërinë e familjarëve dhe miqve tuaj.

Loading...

Lini nje pergjigje