“Ultrasit e Partizanit”, gjest fantastik, fushatë donacionesh për përmbytjet në Fushë – Krujë

0
145

Ultrasit e Partizanit janë bërë sot pjesë e një iniciative shumë të veçante, pasi kanë filluar mbledhjen e fondeve për të ndihmuar zonat e përmbytura nga reshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit në vendin tonë. Me një postim në fazën e tyre në Facebook, “Ultras Guerrils” kanë njoftuar se kanë nisur mbledhjen e fondeve për zonën e Fushë Krujës, ku gjenden shumë familje në vështirësi.

 

Njoftimi i Ultras Guerrils

Një nga bastionet tona, Fushë-Kruja, është goditur rëndë nga përmbytjet dhe mjaft tifozë tanët, por dhe njerëz të thjeshtë, kanë nevojë për ndihmën tonë këto ditë. Ultras Guerrils ka menduar që të bëjë një fushatë donacionesh në mallra konsumi për t’u ardhur sado pak në ndihmë.

Kemi folur dhe me klubin për këtë çështje dhe është treguar bashkëpunues. Dëshira është që ditën e shtunë ndihmat të çohen në Fushë-Krujë, ndaj veç këtyre orëve të sotme, kemi dhe nesër kohë për të mbledhur sa më shumë ndihma nga anëtarët, por dhe nga tifozët e thjeshtë.

Shpërndani fjalën, ka banorë që janë vërtet në vështirësi dhe ju lutem ta merrni të gjithë në konsideratë këtë çështje.

Fushë-Kruja ka nevojë për ndihmën tonë dhe ne duhet t’i gjendemi pranë!

Ndihmat do të grumbullohen te Baza 46. Kërkojmë angazhimin e të gjithë tifozëve të kuq në këto ditë të vështira

tifozet

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here