Kujdes: Ja sa proteinë na duhet në ditë?

0
373

Duke u bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raportohet se 0.6g për kilogram të peshës trupore janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat ditore me proteina.
Megjithatë, varësisht nga aktiviteti fizik të cilin e praktikojmë, kërkesat trupore për këtë produkt mund të rriten ndjeshëm.

Entuziastët e aktivitetit fizik të rregullt aerob duhet të konsumojnë rreth 1.2-1.4 g për kilogram të peshës trupore, për të plotësuar nevojat e tyre ushqyese me proteina. Për më tepër, individët të cilët praktikojnë ushtrime të rezistencës (ushtrime me pesha), është e nevojshme të konsumojnë 1.4-1.8 gram për kilogram të peshës trupore për t’i arritur rezultatet maksimale.

Varësisht prej sportit ose aktivitetit më të cilin merreni, thjesht shumëzojini të dhënat e mësipërme më peshën tuaj trupore për ta llogaritur sasinë e proteinave që ju keni nevojë ta konsumoni gjatë ditës (p.sh. nëse pesha e një individi i cili merret me ushtrime të rezistencës është 70kg, atëherë sasia e nevojshme ditore për proteina është: 70 x 1.6 = 112 gram në ditë).

Me qenë se secili gram i proteinës përmban 4.3 kalori, juve ju nevojitet ti konsumoni rreth 482 kalori (112 x 4.3) të energjisë totale ditore nga proteinat.

Për ata të cilët janë të interesuar të humbin peshë, gjithmonë një dietë e pasur me proteina është më e përshtatshme sesa ajo e pasur me karbohidrate, për faktin që proteina ka efekt termik më të madh sesa yndyrnat dhe karbohidratet./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here