Horoskopi i muajit nëntor për të gjitha shenjat

0
340

Dashi
Pesё Planete (nё krye Saturni) janё vendosur nё shtёpinё tuaj tё pagesave, taksave, kredive dhe llojeve tё tjera tё fondeve qё gjenden nёn patronazhin e “njerëzve të tjerë”. Ju do të jeni duke bёrё llogari gjatё gjithё kёsaj kohe. Fakti qё eklipsi diellor i Hënёs sё Re, nё 3 Nëntor, do të jetë pjesë e këtij grupi trupash qiellorë, nё sektorin e financave tuaja, tregon qё ju do tё merrni vendime të shëndosha dhe praktike në lidhje me paratë – por bëjeni kёtё pas datёs 12 Nёntor. Eklipsi diellor, gjithashtu ju do t’ju sjellё njё lajm në lidhje me një burim të ri të ardhurash, që do të mbërrijë në formёn e një pagese.

Nëse keni nevojë për të marrë hua ose kredi, mos kёrkoni asnjё qindarkë më shumë sesa ju nevojitet, sepse me afёrsinё e  Saturnit, ka mundёsi t’ju duhet më shumë kohë, sesa keni parashikuar për ta shlyer kёtё kredi. Gjithashtu, kur tё aplikoni, sigurohuni qё dokumetat tuaja tё jenё tё sakta ose kёrkesa juaj do vonohet pёr disa javё. Gabimet do të dëmtojnë besueshmёrinё tuaj – Saturni gjithmonë insiston që të gjitha informacionet të jenë të detajuara dhe të gjitha rregullat tё jenё ndjekur me pёrpikmёri. Mërkuri do të jetë  nё prapavijё deri në 10 Nëntor, kështu që mos dёrgoni asnjё aplikim deri nё mes tё muajit.

Marsi, planeti qё udhёheq shenjёn tuaj, qё tani ndodhet te Virgjёresha, do tё jetё nё harmoni me tё gjitha planetet e Akrepit, nё shtёpinё tuaj tё financave, prandaj bёhuni gati pёr shumё projekte tё reja. Unë mendoj se kjo parashikon qё aplikimi juaj për kredi, ka një shans të mirë për t’u aprovuar. Afёrdita do tё lёvizё drejt Bricjapit nё sektorin e reputacionit dhe duket qё ju do tё jeni nё listёn e njerёzve tё rёndёsishёm qё do tё kenё mё tepёr arritje drejt gjёrave mё tё mёdha. Në të vërtetë, ju do të progresoni me njё ritёm shumё tё shpejtё dhe kёtё do ta shihni nё datat 12 dhe 15 Nёntor.

Nëse ju jeni të vetëpunësuar (si shumë persona Dash preferojnë të jenë), atëherë Nëntori mund të jetë mjaft fitimprurës, duke ju lejuar tё paguani borxhet dhe tё forconi pozitat tuaja. Deri nё Hënёn e Plotë, nё 17 Nëntor, ju do ta largoni vёmendjen tuaj nga paratё dhe do tí kushtoheni mё shumё çёshtjeve tё tjera mё argёtuese. Shtёpia dhe prona të tjera mund të jenë një prioritet tjetёr gjithashtu. Nëse keni nevojë për një vend të ri për të jetuar, prisni derisa Merkuri mos tё jetё mё nё prapavijё nё 10 nёntor. Jupiteri do t’ju japë mbështetje tё madhe familjare dhe shumё fat lidhur mё pasuritё e patundshme, qё nga ky moment deri në mes të korrikut (periudha mё e mirë në 12 vjet); nëse ju shpresoni tё bleni, tё shisni apo tё jepni/merrni me qera. Prisni njё fat të jashtёzakonshёm nё çёshtjet e shtёpisё dhe ato familjare nё 12 Nёntor, kur Jupiteri do takohet me Diellin. Ju mund të gjeni shtёpinё ideale apo një mobiljeve tё bukura me një çmim të volitshëm në këtë ditë jashtëzakonisht fatlume.

Dashuria do të vijë në kohёn e duhur, por nuk do të jetë nё fokusin tuaj kryesor pёr kёtё muaj. Kjo mund tё jetё diçka e mirё pёr ju – pushimet po afrojnё, ёshtё koha tё shkёlqeni.

Demi
Ky do të jetë një muaj shumë i rëndësishёm, për një nga marrëdhëniet tuaja të ngushta. Një eklips i ri hёnor do të fillojë nё 3 Nёntor dhe do tё bёjё qё gjёrat tё lёvizin. Eklipset qartёsojnё situatat dhe nxisin ngjarjet tё ndodhin, duke kёrkuar njё reagim ose vendim, brenda pak javёve, pavarёsisht nёse jeni gati apo jo. Nuk ka mundёsi zgjedhje nё kohёn e eklipsit – kur është fjala për lidhjet dashurore, ju ose do tju duhet të tregoni qё dёshironi ta kaloni gjithё jetёn sёbashku, ose do tё ndaheni pa asnjё keqardhje. Saturni do të bashkohet me Diellin, kështu qё ju do tё jeni serioz dhe tё zhytur në mendime. Me Diellin, eklipsin e Hёnёs sё Re, Mërkurin dhe Saturnin, të gjitha në shenjën tuaj tё kundërt, Akrepin, ju nuk do të keni kontroll të plotë, kështu që mund t’ju duhet të bëni kompromis pёr diçka.

Nëse ndiheni i dashuruar me personin qё keni njё lidhje intime, shqetёsimi rreth parave, mund t’ju bёjё tё hezitoni për t’u martuar. Ju mund të mendoni se nuk jeni akoma gati tё pёrballoni martesёn ose mund tё thoni se nuk keni mjaftueshёm siguri financiare, por arsyeja e vërtetë mund të jetë se ju nuk jeni të sigurt se personi që keni nё krah, ёshtё njeriu i duhur pёr ju. Me Saturnin afër Diellit, një situatë nё sektorin e shtёpisё, duket se ju shqetëson shumё dhe kjo mund tju marrë kohë dhe energji për ta rregulluar. Gjithashtu, kjo afёrsi e  Saturnit me Diellin, tregon se njё mashkull në jetën tuaj është nën presion ekstrem. Këto pengesa dhe situatat mund të zgjidhen me kohёn. Të gjitha gjërat vijnë kur dashuria është e gatshme tё lulёzojё.

Theksi shumë i fortë kozmik mbi “vetëm ne ‘tё dy” mund të shtrihet në fushën e biznesit, pa e vënë theksin te dashuria, por më tepër nё formimin e një bashkëpunimi serioz biznesi apo sipërmarrje të përbashkët. Sёrish, në qoftë se ju jeni në negociata kontraktuale, do t’ju duhet të tregoni se ju jeni i gatshёm pёr tё negociuar. Me kёtё vendosje planetare, ёshtё e dyshimtё nёse planet e tua do tё vazhdojnё pa patur ndryshime thelbёsore.

Ndonjëherë bashkëpunimet sjellin tension të vlefshёm dinamik i cili bёn qё projekti tё pёrmirёsohet, prandaj jini i vёmёndshёm. Ju keni Jupiterin, planetin e fatit, qё do tju ndihmojё nё çёshtjet e kontratave dhe komunikimit – kёshtu qё jini optimist. Ju tani mund tё jeni shumё mirё i artikuluar dhe mjaft bindёs. Pёr ata qё nuk janё nё njё marrëdhënie romantike, pozicioni i planetit Mars te Virgjёresha do tё jetё shumё i favorshёm, sepse Marsi do jetё nё sektorin mё tё mirё pёr tju ndihmuar pёr tё njohur dikё interesant pёr tё dalё nё takim. Afёrdita gjithashtu do tju ndihmojё, sepse nё 5 Nëntor ajo do tё jetё pozicionuar te Shigjetari dhe do tё rrisё sharmin tuaj. Udhёtimi do ta ndezё mё shumё zjarrin e dashurisё, kёshtu qё nёse ke mundёsi tё bёsh njё udhёtim pas datёs 5 Nёntor, realizoje atё.

Binjakët
Tani që ju keni planetin e Saturnit te Akrepi për një vit, ju jeni afёr kёtij tranziti, qё vjen njё herё ne 29 vjet dhe tani e dini se çfarё pret Saturni prej jush. Shumë prej Binjakëve kanë qenë shumë të përqëndruar në një projekt pune të veçantë, ndërsa të tjerët janё marrё me problemet e shёndetit ose thjesht kanё bёrё ekzaminime dentare dhe mjekësore që ju e dini qё janë kaq të rëndësishme. Me Hënën e Re dhe Eklipsin diellor më 3 Nëntor, qё rrotullohen rreth Saturnit dhe sundimtarit tuaj, Mërkurit – katër trupa qiellorë te Akrepi, të gjithë tё mbledhur nё shtëpinë tuaj të gjashtë të punës dhe shёndetit – ju do të zotëroni njërën apo të dy fushat tani. Saturni kërkon përqendrim të plotë, lidhur me çdo gjё që ky planet i ashpër sjell në vëmendjen tuaj dhe nuk do të tolerojë justifikime apo ankesa në lidhje me faktin qё jeni tё zёnё.

Nëse ju doni të merreni me trupin tuaj, në vitin 2016, duke supozuar qё mjeku jua ka dhёnё dritën jeshile, filloni tani dhe jo në Janar – pasi këtë muaj ju do të keni kushtet e duhura për ta bërë programin tuaj tё stërvitjes tё suksesshëm dhe argëtues. Nëse ka ndonjë gjë qё Saturni është i njohur për tju dhënë, ajo është vetë-disiplina e fortё.
Në zyrë, një detyrë që fillon pas eklipsit tё datёs 3 Nëntor, do të ketë shumё detaje qё do tё lёvizin, por kjo është ideale për ju, sidomos pёr ju që pёlqeni tё punoni nё projekte komplekse. Pasi Planeti juaj udhёheqёs, Mёrkuri, shfaqet nё 10 Nёntor, filloni dhe mateni kohёn e veprimeve tuaja.

Karriera juaj do tё marrё njё kthesё tё menjёhershme, direkt me ardhjen e Neptunit nё 13 Nёntor, i cili ka qenё nё prapavijё qё prej Qershorit tё kёtij viti. Nga ana finaciare, gjendja juaj ёshtё e qёndrueshme. Mё 12 Nёntor, lajme tё shkёlqyera lidhur me tё ardhurat tuaja do tё vijnё te ju, falё bashkёpunimit miqёsor tё Diellit dhe Jupiterit dashamirёs. Njё javё mё vonё, nё 19 Nёntor, lajme akoma mё tё mira nё sektorin e financёs do tё vijnё kur Marsi tё takohet me Juptiterin. Kёtё herё, fati juaj i mirё do tё vijё nga njё marrёveshje pronash tё paluajtshme ose njё çek bujar nga familja juaj.

Ju gjithashtu mund tё investoni nё pasuritё e paluajshme kёtё muaj (veçanёrisht nё ditёn tuaj me fat 12 ose 19 Nёntor) ose tё shpenzoni kohёn duke pёrmirёsuar hapёsirёn ku jetoni duke e lyer ose duke shtuar mobilje tё reja. Ky mund tё jetё njё projekt ideal pёr kёtё muaj, falё pranisё sё Marsit nё sektorin e shtёpisё dhe familjes. Hëna e plotë më 17 Nëntor mund tju kërkojë tё bёni pak pushim. Ju do të keni një program të ngjeshur dhe nёse gjeni kohёn pёr tё pushuar dhe fituar energji, do tё bёnit njё veprim tё zgjuar. Kjo Hënë e plotë zgjat gjatё gjithё fundjavёs, kështu që ju do ta ndieni ndikimin e saj të fuqishëm nga datat 14 deri 20 Nëntor. Fundjava e 16-17 Nëntorit do të jetë ideale për shpenzimin e kohës në një qendёr trajtimi dhe masazhesh (SPA) ose, nëse mund të udhëtoni drejt njё shtёpize pushimi pranё detit apo malit. Duke qenë nё natyrë, do të jetë qetësuese për ju, pasi Hëna e Plotë te Dashi vё theksin te kёnaqёsia e bukurisё sё natyrёs.

Muaji do të përfundojë me një njoftim spektakolar. Nё 27 Nёntor, Mёrkuri do të dërgojë një shenjё të bukur nga Planeti i fatit tё mirё, Jupiteri. Do jetё koha perfekte pёr tё udhёtuar, pёr tё nёnshkruar njё kontratё ose pёr tё gjetur njё klient tё ri.
Më 30 Nëntor, përsëri do të keni mundёsinё që të kaloni një ditë të madhe, festive, kur Dielli dhe Urani do të punojnë së bashku për të sjellë mundësinё qё tё jeni me shumë shokë, ndoshta në një festё tё madhe. Gjithashtu, në këtë kohë, ju mund tё udhёtoni nё njё destinacion tё largёt. Javën e fundit të nëntorit, do të jetë koha mё e mirë për romancë dhe argëtim, kështu që shёnojeni kёtё nё kalendar. Nëse jeni çift, dashuria duhet të shkëlqej shumë – gjeni kohë qё ta kaloni me tё dashurin e zemres tuaj. Të gjithё Binjakët, do ta kenë muajin e tyre për dashurinё e madhe, në gjysmën e pare tё muajit tё ardhshëm. Bёni gati garderobёn tuaj!

Gaforrja
Në nëntor, kushtojani veten plotësisht gëzimit tё romancёs. Me katër trupat qiellorë në shenjën e ujit, Akrepin, tё cilat mbushin shtёpinё e dashurisё sё vёrtetё, ju mund të jeni duke menduar në lidhje me dikë qё po dilni kohёt e fundit. Nëse është kështu, kjo është koha për të vendosur se çfarë të bëni në lidhje me kёtё marrëdhënie –  ta vazhdoni dhё tё afroheni mё shumё, apo tё hiqni dorё dhe tё shkёputeni pёrfundimisht. Një eklips diellor në të njëjtën pjesë romantike tё shenjёs suaj, do të ndodhё në 3 nëntor dhe nuk do të lejojë që ti lini gjërat “siç janё”. Saturni do jetё duke u rrotulluar pranë kёtij eklipsi, kështu që do të jetë koha ose për ta çuar përpara kёtё marrëdhënie, në qoftë se shihni një të ardhme të shkëlqyer së bashku, ose të jeni praktike dhe të shihni tё shkruar tё zezё mbi tё bardhё: kjo marrëdhënie nuk do të jetë ajo që ju dëshironi që të jetë. Eklipsi do të nxisë ngjarje që do t’ju detyrojnë që të shihni të vërtetën e marrëdhënies tuaj, kështu që tё shpresojmë se ju do të shihni se jeni tё dy tё dashuruar dhe ta festoni kёtё lajm. Siç kam thёnё për të gjitha eklipset, në qoftë se ju nuk merrni njё vendim, eklipsi do ta bëjë atë për ju.

Nëse nuk jeni nё njё marrёdhenie, ka tё ngjarё qё tё pёrmbushni interesat tuaja romantike mё lehtё se zakonisht. Sepse, tani ju keni shumё trupa qiellore nё sektorin tuaj tё dashurisё; njё ekslips hёnor nё 3 Nentor dhe Jupiteri ndodhet nё pozicionin mё tё mirё nё shenjёn tuaj dhe kjo ёshtё njё vendosje shumё e rrallё. Sundimi juaj do të vazhdojë deri në korrik tё 2016. Jupiteri vjen te Gaforrja, 1 herë nё çdo dymbëdhjetë vjet, kështu që javët dhe muajt e ardhshёm do të jenё prej ari të kulluar, nё lidhje me gjetjen e dashurisë. Kur kemi Jupiterin në shenjën tonë, kjo konsiderohet si koha mё e mirë për të gjetur “fatin tonё tё vёrtetё”.

Hëna e plotë nё Dem mё 17 nëntor, ka tё ngjarё t’ju sjellë një ngjarje të bukur sociale për të marrë pjesë gjatë fundjavës të nëntorit 16-17. Me Saturnin afër, duket se keni disa detyra për të përfunduar, para se mund të shkoni nё kёtё eveniment, kështu që në fillim të muajit, mbaroni tё gjitha detyrat qё keni nё listёn e ”gjёrave pёr tё bёrё”. Ju mund t’ju duhet të udhëtoni nё një distancë të shkurtër për të marrë pjesë nё kёtё eveniment, por me Marsin pozicionuar bukur te Jupiteri, ky udhёtim do t’ja vlejё. Shumë fytyra miqësore do t’ju rrethojnë. Hëna e Plotë te Demi mund të krijojë një mjedis të këndshëm romantik, me ndriçim të ulёt, muzikë dhe shumё lule.

Nëse jeni angazhuar me një partner të veçantë pёr ju, mund të mendoheni pёr tё bёrё fёmijё ose pёr tё pёrgatitur diçka të veçantë për fëmijën që keni tani. Megjithatë, me Saturnin qё rrotullohet afër Diellit këtë muaj, ju duket se jeni shumë i shqetësuar në lidhje me paratë. Mund tju ndihmojë të dini se shumë punë që po bëni tani në karrierën tuaj, janё njё mundësi e shkëlqyer për tú realizuar profesionalisht dhe vitin e ardhshëm, Jupiteri do të shkëlqejë në sektorin e të ardhurave tuaja. Nëse ju keni punuar shumë dhe nё nё mёnyrё tё zgjuar, ju do të shpërbleheni financiarisht, në gjysmën e dytë të vitit 2016 deri në mes të vitit 2017. Jini optimist!

Luani
Një vit më parë, ju filluat të merreshit me idenë e përmirësimit të gjendjes familjare apo situatës tuaj të jetesës, por duke qenё se Saturni ishte i përfshirë nё kёtё pёrballje, kjo situatё nuk ka qenё e e lehtë për t’u zgjidhur. Duket sikur ju keni shpresuar për një zbulim të madh ose tё paktёn, tё gjenit kohёn e duhur pёr tё kapёrcyer nga kjo situatё. Kjo kohё ёshtё pikёrisht tani. Me eklipsin diellor nё Hënën e Re më 3 nëntor, qё ndodhet direkt në sektorin tuaj të shtëpisë dhe familjes, rrethuar nga Dielli, Saturni dhe Mёrkuri, ju do tё lumturoheni nga mundёsitё qё do t’ju vijnё nё vijim.

Dielli sundon shenjën tuaj, kështu që eklipset diellore gjithmonë do të kenë një efekt të fortë mbi ju, krahasuar me shenjat e tjerat – ekslipsi i 3 Nëntorit, do të jetë një moment shumё i rёndёsishёm pёr ju. Ndonjëherë eklipset japin mesazhe tё menjëhershme dhe herë të tjera një muaj mё vonё (plus ose minus katër ditë). Qëndroni vigjilent – rruga do të hapet dhe kur kjo tё ndodhё, ju do t’ju duhet tё merrni një vendim të shpejtë. Po aq rëndësishme do jetё edhe dita 12 nёntor (plus ose minus 1 ditё) pёr fatin e jashtёzakonshёm lidhur me çёshtjet familjare, pronat ose shtёpinё.

Gjatё gjithё kёtij muaji, mesa duket do tё keni shpenzime të mёdha. Kёto shpenzimeve të larta, do të reduktohen muajin e ardhshëm, kёshtu që kёto shpenzime nuk do të zgjasin pёr njё kohё tё gjatё. Ka shumё mundёsi qё faturat qё nёnshkruani tё lidhen me blerje ose marrje me qera tё një hapësirë apo orendi për shtëpinë tuaj të re. Me kaq shumë planete në sektorin e shtëpisё, sёbashku me eklipsin, shumë nga veprimet tuaja do të sillen rreth shtëpisë dhe familjes.

Nё fakt, gjatë këtij muaji, më 18 nëntor, ju mund të merrni lajme tё shkëlqyera në lidhje me paratë nga dikush i cili ka qenë duke punuar në emrin tuaj nё prapaskenё. Kjo mund tё ndihmojё qё paratё tё rrjedhin pak me shumё, pasi Marsi do tё ndodhet nё kёnd tё pёrsosur me Jupiterin. Një nga ditët tuaja mё të lumtura gjatё kёtij muaji, do të jetë më 12 nëntor, kur Dielli, sundimtari i shenjёs suaj dhe Jupiteri do të jenë në sinkronizim perfekt me njёri tjetrin. Jupiteri është planeti e zgjerimit, lumturisё, përfitimit dhe bollëkut financiar dhe Dielli eshte dhënësi i jetës dhe fuqisё. Çfarë  ditë e mrekullueshme për tё marrё pёrsipёr çdo lloj çёshtjeje, por sidomos ato qe lidhen me çёshtjet e shtёpisё.

Karriera juaj do të arrijë një pikë të rëndësishme gjatё Hënës së Plotë, mё 17 nëntor – ju mund të habiteni nga lajmet qё do tё merrni brenda katër ditëve pas kёsaj date. Përsëri, ju do të keni ndihmë nga dikush nё prapaskenё dhe ju mund tё mos e dini identitetin e personit që beson te ju kaq shumё. Lajmi i kësaj date do t’ju bëjë shumё tё lumtur –  kjo do të jetë një nga ditët tuaja më të mira të muajit. Prej 27 Nёntorit, duket sikur tё gjitha planet e shtёpisё dhe familjes suaj do tё realizohen në sajë të bashkëpunimit mes Mёrkurit dhe Jupiterit.

Muaji përfundon me një ditë tjetër të bujshme – 30 nëntor – kur Dielli, sundimtari juaj, merr një sinjal të bukur nga Urani, planeti i zhvillimeve të papritura. Ju mund të bёni njё udhёtim tё gjatё (mjaft tё gёzueshem) nё kёtё ditё, ose ju mund tё merrni lajme e emocionuese në lidhje me një çështje akademike apo emigracioni. Gjithashtu, nëse ju keni një partner, ju do kuptoni se ky person interesohet pёr interesat tuaja dhe pёrpiqet tju kёnaqё ju. Do tё ketё kaq shumё gjera pёr ju gjatё kёtij muaji lidhur me dashurinё, sa as axhenda nuk i mban dot. Kjo është e pazakontë, por momentet e tua më të mira do të vijnë në fillim të dhjetorit, tamam në kohë për festat dhe pushimet e fundvitit.

Virgjëresha
Shumë planete ndodhen tani nё shtëpinë tuaj të tretë tё komunikimit dhe marrëveshjeve, përfshirë kёtu edhe një eklips diellor, mё 3 nëntor, duke sugjeruar se ju mund  të përfshiheni nё një negocim të rëndësishëm. Duket se po proçedoni në mënyrë të kujdesshme, sepse Saturni është afër Diellit dhe ai tenton ta mbajë lart progresin. Gjithashtu, kjo mund tё ndodhё, sepse ju nuk jeni të kënaqur plotësisht me marrëveshjen mbi tryezë.

Mërkuri do të jetë nё prapavijё, kështu që edhe pse do tё donit ti vinit gjёrat nё lёvizje, ju keni nevojë tё prisni dhe të nënshkruani vetëm pasi Merkuri tё kthehet drejtpërdrejtë më 10 nëntor nё shenjёn tuaj. Bёhuni i mençur dhe prisni, sepse çdo kontratë që ju do të nënshkruani gjatë fazes qё Merkuri ёshtё prapavijё, vetëm do të duhet të negociohet përsëri më vonë. Aftësia juaj prej Virgjëreshe për të parë çdo detaj, do t’ju lejojë të kapni fraza që mund të shkaktojnë probleme më vonë. Dita juaj më e mirë për të nënshkruar do tё jetё më 12 nëntor, kur Dielli dhe Jupiteri do të jetë në sinkronizim tё përsosur.

Ky muaj me siguri do të jetë i zënë, me shumë telefonata dhe e-maile tё tejmbushura. Kujdesuni pёr çdo numёr telefoni, adrese e-mail dhe adresë rruge me kujdes, që të mos humbisni asnjё informacion tё rёndёsishёm. Përsëri, talenti juaj i Virgjëreshёs, për të mbajtur gjërat të organizuara, do t’ju ndihmojё shumё. Me kaq shumё planete te Akrepi, ju mund gërmoni për fakte, pasi Akrepi sundon rrënjët e të gjitha gjërave dhe ato qё ndodhen në vendet e fshehura dhe tё padukshme. Nëse jeni duke kërkuar, ju do të jeni në gjendje për të gjetur përgjigjen këtё muaj.

Udhëtimet janё njё temё kryesore pёr kёtё muaj, pasi eklipsi do tё jetё nё sektorin e udhёtimeve tё shkurtra nё 3 Nёntor (plus 2 jave) dhe Hёna e Plotё (17 Nёntor) do tё ndriçojё sektorin e udhёtimeve tё largёta. Duket sikur ju do tё ndёrmerrni njё pushim tё shkurtёr pёr arsye romantike – dhe kjo është arsyeja më e mirë. Edhe në qoftë se ju duhet tё udhëtoni për biznes, ju do ti gëzoheni udhëtimit dhe do të jeni shumë produktiv. Të gjitha llojet e temave të tjera gjithashtu do të dalin për shqyrtim, si ato tё studimeve universitare, testet dhe raportet, botimet dhe transmetimet, çështjet që përfshijnë emigracionin, aplikimet ligjore dhe gjyqësore. Financiarisht, muajin e kaluar, tetori mund tju ketë sjellë lajme tё papritura, që përfshinin vёshtirёsitё nё tё ardhurat, por kёtё muaj, sidomos nё 30 nёntor, ju do tё merrni njё surprizё tё mirё lidhur me paratё. Mund tё jetё njё hipotekё qё keni aplikuar, apo njё çmim qё keni fituar ose njё trashёgimi.

Udhëtimet e shkurtra dhe të shpejta, duket se janё një tjetër temë e rёndёsishme e muajit dhe mesa duket do ti bёni pёr arsye romantike. Merrni nё konsideratё njё fundjavё tё gjatё me njeriun e zemrёs gjatё 30 nёntorit – 1 dhjetorit pёr tu zbavitur maksimalisht. Gjatё gjithё muajit, Afёrdita do të vizitojë shenjёn e tokës, Bricjapin, në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë. Afёrdita do tё nxjerrё nё pah sharmin dhe magjinё tuaj pёr tё gjithё ata qё janё nё kontakt me ty. Së bashku me Afёrditёn, në vendin e përsosur për t’ju ndihmuar, ju gjithashtu keni planetin Mars te Virgjëresha, kështu që do tё jeni i parezistueshёm pёr tё gjithё ata qё tё rrethojnё. Marsi do të tërheqë njerëzit drejt jush, prandaj do tju duhet tё merreni me vёmendjen qё po tёrhiqni. Pasi Merkuri kthehet drejtpërdrejtë më 10 nëntor nё shenjёn tuaj, shkoni pёr tё blere një veshje mbrëmje pёr festat e ardhshme.

Peshorja
Tё merrni pёrsipёr kontrollin e financave tuaja, do të jetë një temё e rёndёsishme kёtё muaj dhe përveçse tё kujdeseni për marrëveshjet aktuale, ju do të keni disa surpriza financiare. Qёndroni vigjilent nё eklipsin diellor tё 3 nëntorit,  i cili do tё sjellë një burim të ri të ardhurash, por shuma e ofruar nuk do të jetë aq sa ju kishit shpresuar. Megjithatë, ju sёrish do tё jeni i lumtur, kështu që prisni çfarё do vijё mё vonё.

Saturni do të jetë shumë afër me Diellin dhe eklipsin e Hёnёs sё Re, kështu që ju mund të ndjeni nevojën për të shtrënguar dorёn për të ruajur fondet. Mund tё jete e nevojshme qё tё hiqni dorё nga blerja e diçkaje qё kishit shpresuar ta merrnit, por nёse ёshtё kёshtu, kjo situatё nuk do tё zgjasё shumё dhe ju do tё filloni shpenzimet normale. Merkuri është ende nё prapavijё, qё prej 21 tetorit dhe do të vazhdojë të jetë jashtë qarkullimit deri në 10 nëntor. Nuk do të ishte veprim i mençur tё bleni ndonjë gjë të shtrenjtë – dhe sigurisht asnjё gjë elektronike – jo deri pas datës 10 nёntor. Unë sugjeroj që ju të prisni dy ditë dhe pastaj të filloni të shpenzoni mё 12 nëntor.

Situata e karrierës suaj nuk mund të jёtё  më e mire se kaq,prandaj vazhdoni të punoni pёr tё arritur një pozitë më të mirë, me më shumë përgjegjësi dhe pushtet. Kur Dielli dhe Jupiteri tё bashkëpunojnë në emrin tuaj më 12 nëntor, lajmet qё do tё merrrni në lidhje me karrierën tuaj do të jenë sensacionale – kjo është dita për një intervistë pune ose pёr vazhdimin e njё takimi pune. Është gjithashtu një ditë e përkryer për të filluar biznes të ri apo të dhёnё një prezantim apo fjalim. Çfarëdo që ju bëni këtë ditë duket sikur të jetë e zhytur në flori.

Nga Hëna e Plotë, nё 17 nëntor, në sektorin tuaj të kreditit / taksava / pagesave financiare dhe kredive, ju do të jeni në gjendje për të njoftuar plane ose pёr tё marrё pёrgjigje në lidhje me aplikimet e bëra më pare. Le të themi, për një projekt tё financuar sёrish, shtim tё kapitaleve, apo bursё studentore.  Ju gjithashtu do të jeni të lumtur qё po ecni përpara me vrull të madh, të sigurt që keni bërë gjithçka pёr tё vendosur financat në rrugën e duhur. Dita pas kësaj Hënë te Plotë, do t’ju ndihmojё tё mbushni arkat tuaja me monedha ari: 27 Nёntori, kur Mёrkuri do të punojë me Jupiterin nё kёtё ditë tё përkryer për të negociuar një ngritje rroge bujare apo tarifë.

Pasi Marsi tё shkojё tё Peshorja muajin e ardhshëm, me datë 7 dhjetor, ju do të ndjeheni se keni më shumë kontroll nё jetën tuaj dhe në kёtё kohë do tё shikoni qёllimёt tuaja tё pёrmbushen. Ju gjithashtu, do të ndjeheni joshёse dhe e dëshirueshme, siç nuk jeni ndjerё prej njё kohё tё gjatё. Tani për tani, ju jeni në njё pozicion strategjik, prandaj bëni listёn tuaj dhe programoni e ardhshme kryesore.

Duket se shtëpia juaj ështё gati për një përmirësim ose ndryshim dhe ju do të dëshironi ti bёni kёto ndryshime direkt pas pushimeve, në janar. Deri atëherë, një numёr i jashtëzakonshëm i trupave qiellorë do të jenё vendosur nё sektorin tuaj tё shtëpisё – Dielli, Hёna e Re, Plutoni, Mёrkuri dhe Afёrdita – dhe këto trupa qiellorё, do t’ju ndihmojnë të gjeni mundёsitё e duhura dhe të bëni zgjedhjet e drejta. Ju do tё reflektoni pёr mёnyrёn sesi do ti menaxhoni punёtorёt dhe ndihmёsit qё do tё merren me shtёpinё dhe pronёn, prandaj pёrgatisni njё axhendё qё tani.

Akrepi
Kohët e fundit, ju keni qenë duke ecur nëpër një fazë të re të jetës. Saturni hyri në shenjën tuaj në tetor tё vitit 2016 dhe do të largohet nga Akrepi në shtator tё vitit 2017. Gjatë kohës qё Saturni ndodhet nё shenjёn tuaj, ai do t’ju bëjë mё tё zgjuar, më të ashpёr dhe më shumë se kurrë tё aftё pёr të përballuar jetën dhe çdo gjё qё ju del nё rrugёn tuaj. Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm, sepse Dielli, Saturni, Mёrkuri dhe eklipsi i Hënёs sё Re mё 3 nëntor, janё tё gjithё nё shёnjёn e Akrepit. Një Hënë e Re hap dyert, dhe kjo e kёtij muaji, duke qenë një eklips diellor, ka vlerёn e tre hёnave tё reja. Një ndryshim i ri jetese do tё ndodhё dhe gjërat ka të ngjarë të fillojnë të ndodhin menjëherë pas datës 3 nёntor.

Mbani parasysh se Mёrkuri ёshtё nё prapavijё te Akrepi qё prej datёs 18 tetor dhe do të vazhdojë të shkaktojë vonesa deri në 10 nëntor. Lajme surprizё do të dalin nё skenё menjëherë pas 3 nёntorit, pasi eklipset janë të njohur për të sjellë ndryshime radikale. Sapo eklipsi tё japё lajmin e tij, ju do të jeni aq i mençur për të pritur deri pas 10 nëntor, para se tё merrni një drejtim të ri.

Sa i pёrket karrierës, ju do të jeni mjaft me fat, sidomos më 12 nëntor, kur Dielli dhe Jupiteri do t’ju japin lajme tё mrekullueshme profesionale. Ju mund të jetë duke punuar në një projekt ndërkombëtar ose një projekt që përfshin mediat. Çdo lajm që ka të bëjë me fushёn akademike do tё shkёlqejё gjithashtu.

Planetet te Akrepi do t’ju inkurajojnё që të mendoni për çfarё ju bёn ju tё lumtur. Gjatё Hënës së Plotë, më 17 nëntor dhe brenda katër ditëve pas kësaj date, në qoftë se përgjigja është tё angazhoheni te dashuria juaj e vërtetë, Hëna e Plotë me siguri do të jetë aq e forte sa pёr ta realizuar kёtё. Nëse keni rënё nё dashuri dhe jeni gati për hapin e ardhshëm, jeta duhet të jetë mjaft magjik në kёtё kohë. Nëse mendoni që keni nevojë tё largoheni nga marrёdhёnia ku ndodheni, ju do të gjeni kurajën për ta bërë kështu.
Plutoni, udhёheqёsi juaj kryesor dhe Marsi, sundimtari juaj i dytё, do të jenë në sinkronizim ideal, një situatë e rrallë kjo, kështu që ju do të jeni duke menduar vёçanerisht qartё këtë muaj. Nëse keni nevojë për tё folur, miqtë tuaj do të jenë të gatshëm t’ju  dëgjojnё dhe t’ju ndihmojnё me rekomandimet e tyre. Por mund tё shkoni edhe te motra ose vellai, pёr tё marrё kёshilla dhe ndihmё.

Miqtë do tju ndriçojnё kёndshёm kёtё muaj, qё duket se do tё jetё i mbushur me vendime tё rёndёsishme. Ju do tё merrni pjesё nё shumё aktivitete sociale, pasi miqtё tuaj do tju pёrfshijnё pothuajse nё tё gjitha gjёrat qё bёjnё. Në 18 nёntor, ju gjithashtu mund të planifikoni tё udhёtoni mё njё mik apo tё udhёtoni pёr tё takuar njё mik nё njё qytet tjetёr, në sajë të Marsit dhe Jupiterit qё bashkёpunojnё së bashku pёr ju. Një javë më vonë, nё 27 Nёntor, Merkuri do të takohet edhe me Jupiterin, për të dërguar sinjale në lidhje me karrierën tuaj dhe ju do të merrni lajme të tjera. Ju gjithashtu mund të ndёrmerrni një udhëtim tjetёr. Si pёrfundim, ky është një muaj shumë produktiv, me disa surpriza tё kёndshme pёr ju, i dashur Akrep.

Shigjetari
Ky do të jetë një muaj shumë personal, ku koha mё e mirё e realizuar nga ju do tё jetё ajo qё do tё shpenzoni pёr veten tuaj. Trajnoje mendjen tuaj në atë që shpresoni për të arritur në vitin e ardhshëm. Ju jeni një shpirt i shoqërueshëm, por këtë muaj duket se nuk do ta keni mendjen tё detyrimet sociale. Ju do të mendoni rreth qëllimeve të reja që së shpejti do ti vendosni vetes. Përqendrimi juaj do të jetë i lartë dhe ju mund të jeni mjaft produktiv prapa dyerve të mbyllura.

Një eklips diellor i Hёnёs sё Re, do të ndodhë më 3 nëntor dhe do të sjellë informacion tё panjohur, tё fshehur. Pasi ta merrni vesh se çfarё ёshtё, ju do tё dini si tё reagoni – mos harroni, çdo qё u zbulua pёr t’ju mbrojtur ju. Ka mundёsi qё ju mund të filloni të punoni në një projekt sekret, tё cilin nuk do tja tregoni tё tjerёve pёr muaj me rradhё. Mërkuri do të jetë nё prapavijё deri 10 nëntor (duke filluar nga data18 tetor), kështu që gjërat do të fillojnë të ecin pёrpara pasi Mёrkuri të rregullojё shpejtësinë e tij. Nga 27 Nёntori, ju do të lëvizni me shpejtësinë e dritës.

Nga ana financiare, dita juaj mё me fatdo të jetë më 12 Nëntor, kur Jupiteri, sundimtari juaj, do takohet me diellin dhe një shumë e madhe parash mund të gjejë rrugën e saj drejt llogarisë suaj bankare. Gjithashtu, me Marsin nё shtëpinë tuaj tё dhjetë tё karrierës, ju do ti gëzoheni 19 Nёntorit, kur Marsi dhe Jupiteri bashkёpunojnё sёbashku. Qёndroni vigjilent nё çёshtjet e karrierёs, pasi me Marsin në një tranzit të rrallë nё sektorin tuaj tё shpërblimeve profesionale, ju mund të bëni njё progres mbresëlënës nga data 11 nëntor deri nё 7 dhjetor.

Gjithashtu duket se ka njё lidhje tё rëndësishme midis udhёtimeve, njerёzve dhe vendeve tё huaja, mediave, fushёs akademike apo një çështje ligjore. Një (ose më shumë) nga këto fusha, do të jetë shumë me fat për ju për disa javё, por veçanërisht më 27 nëntor. Hëna e Plotë e 17 nëntorit do tё sjellё pёrfundimin e njё projekti pune brenda katër ditëve pas kësaj date. Kjo duket shumё pёr ju, prandaj qetёsohuni që tё mbroni shëndetin tuaj. Jupiteri, shpёrblyesi i madh, do të jetë miqësor, kёshtu qё ky projekt do tё paguhet shumë mirë.

Nëse ju keni qenë të shqetësuar në lidhje me shtëpinë tuaj ose njё pronё tjetёr, ju mund të shihni progres tani që Neptuni do të kthehet të drejtpërdrejtë nё shenjёn tuaj mё 13 Nëntor. Shikoni planetin Mars për përparim edhe më tё madh. Duhet tё keni parasysh se Neptuni mund tё dojё tё sjellё edhe detin nё shtёpinё tuaj –  sigurohuni qё tё jeni i siguruar pёr çdo dёmtim tё mundshёm nga uji. Gjërat e mira shkojnё tek ata qё presin – pikëpamja juaj për dashurinë më 30 Nëntor do të jetë sensacionale, në sajë të një bashkëveprim mes Uranit, planetit udhёheqes tё Dashit, shenjёs së zjarrit dhe Diellit nё Shigjetar. Kujdesuni qё tё shkёlqeni nё mbrёmjen e kёsaj tё shtune tё madhe.

Bricjapi
Ju jeni një nga njerёzit mё punёtorё tё zodiakut dhe ju gjithmonë punoni nё mёnyrё tё zgjuar, me një frymë prakticiteti dhe qëllimesh. Jo mё kot, Bricjapi ёshtё quajtur shenja qё prodhon udhëheqësit e industrisë. Këtë muaj, megjithatë, ju do të keni një shans të rrallë për tu relaksuar dhe pёr tu socializuar. Anёtarizohuni nё njё klub, pёrfshihuni nё njё media sociale apo nё njё nismё bamirёsie, ose thjesht bashkohuni nё aktivitete sociale, i dashur Bricjap. Mos i mendoni aktiviteteve e këtij muaji, si lojra të rastit dhe të zakonshme –mund tё jenё tё tilla, por edhe shumё mё tepёr. Ju mund të bëni miq të rinj tani, që do t’ju prezantojnё me interesa të reja dhe me më shumë njerëz të rinj.

Afёrdita do të bëjë hyrjen e saj vjetore te Bricjapi më 5 nëntor. Në javët e ardhshme, Afёrdita në shenjën tuaj, do të shtojë një dozë të madhe me shkёlqim në axhendën tuaj sociale. Ju mund të jeni i turpshëm ose i rezervuar, por me Afёrditёn në shenjën tuaj, të jetë i sigurt, se ju do të jeni personi më misterioz dhe tërheqës në dhomë. Plutoni te Bricjapi do t’ju japë një prezencё shumë të fuqishme dhe kur Afёrdita dhe Plutoni tё kombinojnë forcat,  të premten, më 15 nëntor,  ju do të jetë i pandalshëm.

Sapo tё keni hyrë në sezonin e festave (kohë kryesore për angazhime serioze), kini parasysh se Jupiteri do të jetë në sektorin tuaj martesës deri mё 15 korrik 2017, një periudhё e rrallё, qё vjen një herë nё dhjetё vjet. Ky do të jetë një vit i jashtëzakonshëm për të filluar njё një jetë tё pёrbashkёt me dashurinё e jetёs suaj. Më 12 nëntor, Jupiteri do të dërgojë një rreze madhështore drejt Diellit, një ditë e përkryer për të folur për dashurinё e pёrjetshme.

Më 17 Nëntor, hëna e plotë do ndezё shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë. Me Jupiteri e buzёqeshur nё shtëpinё tuaj tё shtatë të angazhimit, ju mund tё fejoheni, ose mё e pakta, të vendosni që jeni gati për të lëvizur në hapin e ardhshëm, tё keni ekskluzivitetin e njёri tjetrit. Kjo Hënë e Plotë do të jetë magjepёse dhe shumë romantike – me siguri një natë qё do të kujtohet gjithmonë. Pas kësaj, më 18 Nëntor, planeti energjik Marsi dhe Jupiteri do të jenë në harmoni, duke sjellё arsye pёr tё udhёtuar vetёm. Më 27 Nëntor, Merkuri dhe Jupiteri do të gjenerojnë ndjenja edhe më të bukura për komunikimin dhe udhëtimin. Ky do të jetë një muaj ideal për të shkëmbyer unaza dhe premtime, por kam një paralajmërim pёr ju.

Martesa është një kontratë mes dy njerëzve dhe kur Merkuri është jashtë faze, kjo nuk është kohë e mirë për të nënshkruar ndonjë dokument apo njoftuar ndonjë plan, kështu që prisni deri pas datës 10 Nёntor. Mёrkuri, planeti i komunikimit dhe kontratave, do të shkojë direkt më 10 nëntor nё shёnjёn tuaj, por do të duhen disa ditë për të rregulluar orbitën e tij.(Mёrkuri ka qenё nё prapavijё qё prej datёs 18 Tetor). Mua më pëlqen data 12 nëntor, sepse në atë ditë, Dielli dhe Jupiteri do tё dёrgojnё njё rreze tё artë në angazhimin tuaj të përbashkët.

Fundjava e 30 nëntorit dhe 1 dhjetorit do të jetë e përkryer, pёr tu argёtuar nё njё festё nё shtёpi (duhet tё jetё nё shtёpi dhe jo nё restorant, pёr tё pёrcjellё magjinё e saj). Urani, tani në sektorin tuaj tё shtëpisё, do të marrë një rreze të drejtpërdrejtë nga Dielli në shtëpinë tuaj të miqësisë. Nuk mund tё jetё mё mirё se kaq. Ju gjithashtu mund të shisni ose të bleni një shtëpi, tё merrni disa pajisje të bukura, ose të gjeni qylimin e përsosur për sallonin e shtёpisё suaj. Kjo është një fundjavë shumë e veçantë! Lajmet në lidhje me financat tuaja do tё jenё shumё tё mira, kështu që ju mund të arrini një ujdi financiare.

Ujori
Ky do të jetë një nga muajt më të rëndësishёm të vitit për karrierën tuaj, kështu që jini vigjilent në javën e parë të muajit për zhvillime të papritura. Ju do të keni Diellin, eklipsin diellor tё Hënёs sё Re më 3 Nëntor, së bashku me Mёrkurin dhe Saturnin, tё cilat krijojnё njё prezencё të fuqishme profesionale në jetën tuaj. Ju nuk do tё keni asnjë problem pёr tё tёrhequr vëmendjen e shefave tani, pasi eklipsi diellor mё 3 Nëntor do t’ju sjellë mundësi të papritura profesionale pёr ju. Me Saturnin tё lidhur me Diellin, konkurrenca për çdo punë qё diskutoni do të jetë e ashpër dhe pyetjet e një ekzekutivi të vjetër drejtuar ju, do tё jёnё tё vështira. Kjo nuk duhet t’ju trembё – ju qёndroni mbi kёtё presion dhe e dini se mund ta pёrballoni proçesin e intervistimit.

Edhe në qoftë se nuk e ndryshoni punën tuaj, shumë detyra do tju delegohen tani dhe përvoja dhe aftësitë tuaja do të vihen nё provё.  Nëse jeni i vetë-punësuar, ju do të keni mjaft për të bërë dhe kjo do tё jetё shumё shpёrblyese. Klientët mё tё mirë do të jenё duke pritur nё rradhё pas derёs suaj dhe pozita juaj do të rritet në mënyrë të qëndrueshme në industrinë tuaj.

Data 11, 12, dhe 13 Nёntor, do tju sjellin lajme tё shkëlqyera në lidhje me projektet tuaja të punës dhe çdo diskutim pёr punё nё kёto ditё do tё jetё frytёdhёnёs. Më 18 Nëntor, ju mund të negocioni me një klient për një komision bujar. Jeta juaj do tё pёrmirёsohet. Më 27 Nëntor, dita kur Mёrkuri dhe Jupiteri bashkojnё forcat e tyre, ju do të keni ditën më të mirë për nënshkrimin e një kontrate ose për të bërë një prezantim për një klient.

Nga ana financiare, duket se jeni duke shpenzuar shumё qё prej gjysmёs sё dytё tё muajit tё kaluar, të jetë duke kaluar nëpër një shumë të holla që prej gjysmës së dytë të muajit të kaluar, por kjo periudhё e shpenzimeve mё tё mёdha se zakonisht, duket se po mbaron. Ju mund të jeni në prag tё ndryshimit tё stilit tё jetesёs dhe kjo mund tё pёrfshijё edhe pagesat qё keni bёrё qё prej 15 tetorit.

Vëmendja juaj do të kthehet drejt shtëpisё dhe pronave të tjera që  mund të keni nё menaxhim, pasi Hënë e Plotë, nё 17 Nëntor, do të bёjё qё ngjarjet të arrijnё kulmin e tyre. Kjo Hënë e Plotë do të orientohet bukur drejt Jupiterit, kështu që do tё sjellё lajme tё gёzueshme. Ju mund të merrni mbështetje të veçantë nga familja, tё lёvizzni ose tё shihni ndonjё ndryshim brenda vendbanimit tuaj. Rezultati do të jetë mjaft pozitiv. Nëse ёshtё e nevojshme të ndihmoni një nga prindёrit tuaj dhe ju duhen para pёr ta bёrё kёtё, ju mund ti gjeni nёse mundoheni vёrtet – kjo duket qartë në horoskopin tuaj.

Peshqit
Shumë planete te Peshqit – shenjë e njohur për prirjen pёr tё gёrmuar” thellë për informacion – janё mbledhur tani në shtëpinë tuaj tё nёntё tё intelektualitetit. Mund tё jetё vendosur qё ju tё bёni njё udhёtim ndërkombëtar, ose të punoni me një ose më shumë kompani botёrore pёr njё marrёveshje, mundësisht një që përfshin median. E njёjta zonё e kartelёs suaj yjore tregon qё mund tё ktheheni sёrish nё universitet, pёr tё planifikuar marrjen e njё diplome të avancuar, ose për të mbrojtur tezën tuaj. Edhe pse asgjë nuk do të jetë e lehtë, sepse Saturni do të mbërrijë krah për krah me Diellin dhe eklipsin e Hёnёs sё Re, nëse ju jeni të përgatitur dhe të organizuar, ju mund të shkёlqeni.

Një eklips i madh, mё 3 Nëntor, do tё sjellё nё paketë energjinë e Diellit, Hёnёn e Re, Saturnin dhe Mёrkurin së bashku dhe të gjitha do tё vendosen te Akrepi dhe lëvizin nëpër sektorin e nëntë. Saturni do të jetë shumë afër Diellit, kështu që duhet tё jeni shumё seriozё dhe tё punoni fort pёr tё arritur qёllimet tuaja. Nëse një drejtues autoritar kritikon punën tuaj, mos lejoni qё fjalet e tij t’ju shtypin. Merrini kёto fjalë në aspektin qё janë dhënë – për të përmirësuar performancën tuaj.

Në të njëjtën kohë – dhe gjatё gjithë muajit – kujdesuni pёr shëndetin tuaj. Ky është një eklips diellor, i cili do ta vё theksin te veprimet që ju do tё merrni për t’u kujdesur për veten tuaj. Nëse ju merrni sinjale delikate nga trupi juaj, që ju duhet tё ngadalësoni ritmin apo të merrni një mendim mjekësor, shkoni dhe mos lejoni qё shprehja “Unë jam shumë i zënë” të jetë një justifikim. Vendosja e planeteve te Akrepi do t’ju mbështesë gjatё gjithë rrugës tuaj.

Peshqit është shenjë e rigjenerimit dhe e rilindjes dhe kjo do tё thotё se si puna ashtu edhe kujdesi ndaj vetes, do tju ndihmojnё ju tё ndiheni tё transformuar.
Do të ketё njё fokus të jashtëzakonshme te shkrimi dhe e folura në Nëntor dhe me eklipsin e Hënёs sё Plotë, mё 17 Nëntor,  do tё vijё një detyrë e rëndësishme pёr ju. Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të jetë fatsjellёs pёr ju, kështu qё duartrokitjet për punën tuaj tё mirё do tё jenë shurdhuese.

Neptuni, sundimtari juaj, ka qenë nё prapavijё që nga qershori dhe do të kthehet direkt nё shёnjёn tuaj më 13 Nëntor, duke nxitur përpara të gjitha dëshirat tuaja tani, pa qenё nevoja tё prisni mё. Ju do të shihni se ritmi i jetës do tё lёvizё në mënyrë të kënaqshme. Tё dashur Peshq, ju jeni në ujrat tuaja dhe shprehja artistike juaj është gati për të arritur lartësi të reja. Shikoni për dëshmi të kësaj më 12 Nëntor, kur idetë tuaja kreative do të çudisin tё gjithё ata qё ndodhen rreth jush.

Nga ana romantike, një nga ditët tuaja më të mira do të jetë kur Afёrdita dhe Neptuni do tё gjejnё dashurinё dhe lumturinё më 7 Nëntor dhe do ta spërkasin me pluhur lumturie dhe harmonie çdo gjё. Kjo është një natë joshëse, prandaj mos humbisni shansin pёr ketë argëtim.

Një tjetër natë e artë për dashuri do të jetë kur Jupiteri i dёrgon sinjale Diellit më 12 Nëntor. Kjo është ditё e martë, por edhe në qoftë se ёshtё ditё e vetme, mund tju verboj me ngrohtësinë e personit që keni takuar. Fundjavën e 15-17 Nëntorit, miqtё do t’ju pёrfshijёn në të gjitha planet e tyre dhe Afёrdita, në afërsi të Plutonit, mund të sjellë njё efekt të Hënës së Plotë, ku ngjarjet sociale do të arrijnë kulmin e tyre. Më 18 Nëntor, në qoftë se ju jeni në një marrëdhënie të konsoliduar, partneri juaj do të jetë veçanërisht i dashur dhe i vëmendshëm me ju.

Gjithashtu, kushtojini vёmёndje edhe 27 Nëntorit, pasi njё udhёtim i shkurtёr do tё ndriçojё jetёn tuaj. Siç e shihni, ju do të keni shumë për të festuar në Nëntor, tё dashur Peshq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here