Përmbytjet, Bashkia e Kamzës angazhim maksimal në terren, Mziu: Qeveria zero kompetenca, fonde dhe mjete

0
225

Zero kompetenca nga qeveria Rama për bashkinë e Kamzës. Asnjë pajisje nga shërbimi i zjarrfikëses në dobi të situatës së krijuar, asnjë pajisje për pastrimin e kolektorëve (ekskavator), edhe pse pas reformës territoriale u shpërndanë për çdo bashki dhe vetëm Bashkia Kamëz nuk përfitoi.

Asnjë fond i planifikuar për shërbimin e sistemeve të kullimit dhe punime në argjinatura mbrojtëse dhe shumë e shumë hallka të tjera për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të Kamzës Prej dy ditësh kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, administrata e bashkisë dhe ndërmarrjeve vartëse kanë qenë në terren në ndihmë të banorëve. Situata e vështirë meteorologjike, si në të gjithë territorin e vendit, edhe në Bashkinë Kamëz shkaktoi përmbytje, si dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, objekte private (banesa dhe lokale tregtare).

Kryebashkiaku Xhelal Mziu mblodhi menjëherë shtabin e emergjencave civile pranë Bashkisë Kamëz, duke dhënë orientime konkrete si dhe detyra të qarta për të monitoruar situatën në të gjithë territorin e Bashkisë dhe për të marrë të gjitha masat e duhura që jo vetëm kjo situatë të mos rëndohet, por të parandalohet dhe përmirësohet në vazhdim. Për këtë ai kërkoi nga që e gjithë administrata e Bashkisë që të jetë në gatishmëri dhe gjithsecili do të japë kontributin e tij të drejtpërdrejtë në dobi të përmirësimit të situatës.

Në gatishmëri në Kamëz janë edhe dy ndërmarrjet e shërbimit që administrohen nga Bashkia, përfshirë të gjithë strukturën e tyre, por edhe kapacitetet e mjeteve që kanë në dispozicion ato.

Kryebashkiaku Mziu u bëri thirrje strukturave të Bashkisë që të gjejnë mënyrat e bashkëpunimit me sipërmarrjet private për të siguruar mjetet e domosdoshme për të ndërhyrë, me qëllim që të kontrollohet dhe të ndërhyhet atje ku janë situatat e paraqitura më të vështira. Ai i orientoi strukturat përgjegjëse që të ndihmojnë subjektet për çdo rast me karburant dhe çdo element tjetër për të cilën është përgjegjëse Bashkia.

Gjithashtu, z. Mziu dha shembullin që institucioni Bashki po bën të gjitha përpjekjet për të gjetur mjetet dhe instrumentet e nevojshme në funksion të stabilizimit të kësaj situate të krijuar. Situata e krijuar sjell edhe një herë përpara qytetarëve të Kamzës indiferencën e qeverisë, pasi në situata të tilla edhe në vazhdim, edhe pse është kërkuar për kompetencat nga ana e Bashkisë, asnjë nga këto nuk janë përfillur nga qeveria qendrore. Asnjë pajisje nga shërbimi i zjarrfikëses në dobi të situatës së krijuar, asnjë pajisje për pastrimin e kolektorëve (ekskavator), edhe pse pas reformës territoriale u shpërndanë për çdo bashki dhe vetëm Bashkia Kamëz nuk përfitoi. Asnjë fond i planifikuar për shërbimin e sistemeve të kullimit dhe punime në argjinatura mbrojtëse dhe shumë e shumë hallka të tjera për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të Kamzës.

Përballë kësaj situate ngrejmë zërin për të reaguar ndaj kësaj indiference qeveritare dhe strukturave të ndërvarura të saj. Mziu mbledhje të jashtëzakonshme me drejtuesit në bashki, me pas në terren Emergjencat civile ishte tematika e mbledhjes së jashtëzakonshme që kryebashkiaku Xhelal Mziu zhvilloi sot me strukturat drejtuese të administratës së Bashkisë. Përpara se të fillonte të trajtonte problematikat e shfaqura një ditë më parë, z. Mziu falënderoi të gjithë administratën e Bashkisë si dhe dy ndërmarrjet e shërbimit për gatishmërinë jo vetëm në monitorimin e situatës në terren të të gjithë territorit të qytetit, por edhe kontributin e drejtpërdrejtë të gjithë stafit të kësaj administrate, veçanërisht atë të zonës së Paskuqanit.

Zoti Mziu theksoi se problematikat e shfaqura në terren vijnë për shumë arsye, duke vënë theksin edhe te përgjegjësitë që duhet të marrë Bashkia, por kryesisht nga indiferenca e jashtëzakonshme që qeveria qendrore po tregon ndaj qytetarëve të Kamzës, të cilët më tepër se kurrë kanë nevojë për mbështetjen e saj për mjete dhe financime të kërkuara për vite me radhë.

Megjithatë, z. Mziu sot vazhdoi të monitoronte situatën në zona problematike dhe dha mesazhin se Bashkia do të vazhdojë të punojë me të gjitha kapacitetet për të ndihmuar qytetarët e saj në zgjidhjen e problemeve që mbart kjo situatë. Kreu i Bashkisë u kërkoi strukturave të administratës që të ruajnë tempin e punës, të rritin shkallën e përqendrimit dhe shërbimin ndaj qytetarëve, duke e konsideruar situatën e krijuar në zonë mjaft problematike

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here