Nostradamus parashikoi fitoren e Trump, a do sjellë ai fundin e botës?

0

Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket se është parashikuar më parë se do të ulej në shtëpinë e bardhë.

Një nga profetcitë e  Nostradamus (1503- 1566) i konsideruar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm dhe të famshëm të profecive të historisë, duket se diku ka shkruar edhe për Trump.

Nostradamus vërtet ka përshkruar një president amerikan i cili ka shumë ngjashmëri me planet që Trump ka prezantuar për Amerikën dhe botën. Në shkrimet e tija flitet për një njeri në kufijtë e të çmendurisë dhe zhurmës i cili është i aftë të tërheqë vëmëndjen e të gjithëve, pavarësisht kritikave madje dhe tradhëtive të njerzëve të tij ai arrin të fitojë.

Nostradamus flet për një njeri që do shkatërrojë ekuilibrat botërorë dhe fundin e saj. Por a do të jetë Trump udhëheqësi që do sjellë fundin e botës? Asgjë nuk është më e sigurt, por fitorja e tij është një shtysë që gjërat do të fillojnë të ndryshojnë në botë.

Lufta e Tretë Botërore 

Kur lajmet aktuale kanë shpërthyer mbi një luftë të tretë botërore por që një parashikim i Michel de Notre Dame, nënvizon se do të fillojë një luftë në mes dy superfuqive botërore që do të zgjasë për një periudhë 27-vjeçare.

Por kur mund të plas lufta?

Një raportim i fundit i medieve ndërkombëtare, thuhet se: “Momenti i nisjes së dhunës do të përkojë me shfaqjen e një komete masive në qiell. Sulmet nukleare dhe katastrofat natyrore do ta godasin planetin tonë, kur një planet gjigant do t’i afrohet tokës”.

Gjithashtu flitet edhe për një tërmet, i cili është më i madhi ndonjëherë që do të prekë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fuqia e tërmetit do të ndihet edhe në vendet e tjera të botës, gjithashtu. Njerëzit do të jetojnë deri në 200 vjet Përparimet në mjekësi do ta zgjasin jetën e njeriut për ta mbërritur mesataren e 200 vjetëve. Një tetëdhjetëvjeçar do të duket sikur është pesëdhjetëvjeçar. Kështu të paktën ka parashikuar Nostradamus-i.

Rrezatimi do ta djegë planetin 

“Mbretërit do t’i vjedhin pyjet, qielli do të hapet dhe fushat do të digjen nga nxehtësia”, ka shkruar parashikuesi më i famshëm i historisë. Kjo gjë është marrë si paralajmërim për rrezikun që shkakton prerja e drunjve në hapjen e vrimës së ozonit, që parandalon goditjen e tokës nga rrezet ultraviolete.

Lini nje pergjigje