Moti i keq: Nga nesër rinis mësimi në të gjitha shkollat

0
187
Maturante te shkolles Myslym Keta, duke dale pas provimit te Matematikes, per Maturen Shteterore.

Në një kohë kur mësimi në të gjithë vendin u pezullua për shkak të motit të keq, Ministria e Arsimit bën të ditur se ditën e nesërme procesi mësimor do të zhvillohet si normalisht. Duke marrë shkas nga situata e vështirë me të cilën u përball dje pothuajse mbarë vendi, Ministria e Brendshme kërkoi pezullimin e mësimit nëpër shkolla, për të garantuar sigurinë dhe jetën e nxënësve dhe mësuesve. Fill pas kësaj, Ministria e Arsimit nxorri një vendim për pezullim, deri në një urdhër të dytë. Dje katet e para të disa shkollave dhe oborreve u përmbytën, ndërsa në Vlorë dy mësuese mbetën të plaguara pasi u dëmtuan nga një pemë që ra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here