Lajmi i fundit/ Arrestohet punonjësi i O.SH.E.E

0
222

Policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e një punonjësi të O.SH.E.E. Kështu  policia e Tiranës njoftoi: “Më datë  08.11.2016, Specialistët e Seksionit për Korrupsionin, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Taks Forcës, kanë bërë të mundur, ndalimin e shtetasit: – Altin Zenuni, 44 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës në O.SH.E.E. Ky shtetas dyshohet të ketë kryer veprat penale të “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv ndaj punonjësve që kryejne një detyrë publike”. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, dhe “Korrupsionit pasiv ndaj punonjësve që kryejnë një detyrë”, parashikuar nga Neni 248 dhe 259 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here