Ja supermakina e blinduar që do ruajë Donald Trumpin (FOTO)

0
244

Ka dalë foto e parë e supermakinës së blinduar që do të shoqërojë Presidentin e ri të SHBA, Donald Trump gjatë presidencës së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

General Motors ka testuar një makinë të re shtetërore me pseudonimin ‘Bisha’, (The Beast) që është e gatshme për Trump kur ai të marrë detyrën.
Fotot që u publikuan sonte në internet, zbulojnë detajet e makinës së blinduar, e cila do të debutojë në Ditën e Inaugurimit në Janar 2017.

Makina është fotografuar teksa po bën ende teste, por detajet e masave të reja të sigurisë janë ende një sekret.

Modeli i mëparshëm ishte përshkruar si një “Kadi në një kornizë tanku” dhe përfshinte edhe kutinë e gazit lotsjellës, dhe madje edhe dy qese me gjakun e Presidentit.

Ruajtja e presidentit të sapozgjedhur Trump ka gjasa të përfshijë karakteristika të ngjashme plus teknologjinë më të fundit të sigurisë.

makina-1-800x445

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here