Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha kërkon lirinë: Vuaj nga një sëmundje e rëndë

0
159

12 vjet pasi qëndron në qeli, Lulzim Berisha kreu i bandës së Durrësit, një nga bandat më të përgjakshme në vend, kërkon lirinë nga Gjykata e Shkallës së parë në Durrrës. Nëpërmjet avokatit mbrojtës, Berisha kërkon në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu.

Kërkesa i është dërguar Gjykatës dhe pas hedhjes së shortit kërkesa do të shqyrtohet nga gjykatës Tristan Hamitaj.

Seance e kërkesës ishte planifikuar dje ne orën 10 e 30 në gjykatën e Durrësit, por në seancë nuk mori pjesë as i dënuari dhe as avokati i tij mbrojtës. Për këtë arsye seance gjyqësore u shty për në një ditë tjetër.

Gjykatësi bëri me dije se Lulëzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”.

Është kjo kërkesa që pritet të shqyrtohet në gjykatën e Durrësit. Prej viti 2015, Lulëzim Berisha po vuan dënimin në burgun e sigurisë së zakonshme në Durrës. BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here