Horoskopi 9 Nëntor 2016

0

Dashi (21 mars- 19 prill)

Sot do të merrni një lajm nga një shtet tjetër, por nuk jeni të sigurt nëse është i vërtetë. Ky informacion do vendosë një këmbanë alarmi në kokën tuaj dhe përpara se të ndërmerrni ndonjë hap, sigurohuni mirë për vërtetësinë e tij. Ndonjëherë, gjërat nuk janë ashtu siç duken.

Demi (20 prill- 19 maj)

Sot nuk do përdorni dot intuitën, sidomos në disa çështje delikate. Ndërhyrja e mendimeve të personave të tjerë, do ju bëjë konfuzë dhe kjo nuk është gjë e mirë. Këshilla më e mirë për ju do të ishtë të merrnit ditën pushim, të organizonit mendimet dhe nesër mund ti riktheheni rutinës tuaj të zakonshme.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Nëse jeni të pakënaqur me profesionin aktual, mos kini frikë të bëni ndryshime. Ju janë ofruar shumë mundësi të reja, kështu që përfitoni prej tyre. Megjithatë, sot nuk është dita e duhur për të hedhur hapat e parë, pasi nuk jeni në gjëndjen tuaj më të mirë. Organizoni fillimisht mendimet dhe nesër vendosini në praktikë.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Në varësi të disa informacioneve që do të dëgjoni sot, do caktoni se çfarë vendimesh do të merrni. Mos u habisni nëse informacionet nuk janë të sakta dhe do e keni të vështirë të komunikoni me personin që mund tja u sqarojë. Mos ndërmerrni asnjë veprim pa qënë të sigurt, pasi vendimet e gabuara mund të kenë pasoja në të ardhmen.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Atmosfera rreth jush sot, do ju duket pak e pazakontë. Nëse vini re disa sjellje të çuditshme të ndonjë personi, mos u kushtoni rëndësi, pasi ka mundësi që ky person të shtrembërojë të vërtetën për të arritur atë që do. Nëse ai/ajo nuk ju cënon ju, atëhere mos u përfshini në kto lloj situatash. Në të kundërt, merrni masa, por mendohuni mirë.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Dita e sotme do të jetë e ngarkuar dhe do ju kërkohet që të merrni pjesë në një lloj aktiviteti publik. Nëse vendosni të shkoni, do të ngeleni të pakënaqur për shkak të organizimit jo të mirë. Nëqoftëse keni mundësi, qëndroni në shtëpi sot dhe punët e lëna pezull mund ti përfundoni në ditët në vazhdim.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Sot do të keni nevojë për ndihmën e një miku, por do të jetë shumë e vështirë që të viheni në kontakt me të. Ndoshta do të ishte më mirë që të komunikonit përballë, pasi kështu do e keni dhe më të lehtë të shprehni problemin tuaj. Në raste të tilla, do e kuptoni se kush janë miqtë tuaj të vërtetë.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Sot do të keni disa probleme të vogla në lidhje me shtëpinë dhe kjo do ju mërzisë pak. Mos lejoni që kjo tja u prishë ditën, pasi gjërat do rregullohen shumë shpejt. Pjesa tjetër e ditës do të jetë e qetë dhe mbrëmjen mund ta kaloni nën shoqërinë e miqve apo familjarëve tuaj.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Sot nuk është një ditë e mirë për të punuar me çështje që lidhen me paratë. Mund të bëni disa gabime, të cilat do ju shkaktojnë probleme. Gjithashtu, shmangni projektet që kërkojnë kreativitet, pasi nuk jeni shumë të përqëndruar dhe me siguri nuk do të jeni të kënaqur me rezultatet në fund. Vazhdoni me punët rutinë, të cilat mund të realizohen lehtësisht.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Sot do të keni disa vizita të papritura nga të afërmit tuaj. Kjo do ja u bëjë të vështirë realizimin e planeve që kishit gjatë ditës, por kjo nuk do ju mërzise, pasi do kaloni bukur në praninë e tyre. Largohuni disa orë më parë nga puna, për ta kaluar pjesën më të madhe të ditës më familjarët.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Sot do të keni vështirësi të komunikoni me partnerin/en tuaj, pasi mund të duket sikur është duke mbajtur diçka të fshehtë. Do filloni të pyesni veten nëse ka probleme në marrëdhënien tuaj, por mos kini frikë që tja shprehni kto dyshime dhe personit përkatës. Nëse nuk ka mundësi tju tregojë problemin e vërtetë, bëjini të ditur që do i ofroni mbështetjen tuaj në çdo situatë.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Sot do të jetë shumë e vështirë të qëndroni në kontakt me partnerin/en tuaj dhe kjo do ju shkaktojë irritim. Mos dilni në përfundime të nxituara, pasi shkak i ksaj situate mund të jetë diçka që nuk është në dorën tuaj. Bëhuni të duruar dhe mënyra më e mirë për të zgjidhur çdo problem, është komunikimi i hapur.

Lini nje pergjigje