Hillary Clinton uron Donald Trump për fitoren

0
171

Hillary Clinton ka përgëzuar Donald Trump-in si Presidenti më i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vetë Presidenti Donald Trump në fjalët e para të tij pas fitores tha se kishte marrë një telefonatë nga kandidatja demokrate.

“Sapo mora një telefonatë nga zonja Clinton dhe më përgëzoi për fitoren,” tha Trump.

Ai gjithashtu e falenderoi kundërshtaren e tij për kontributin që kishte dhënë deri më tani për vendin si dhe për fushatën e vështirë që kishte zhvilluar.

Donald Trump u zgjodh Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi mundi kandidaten demokrate në vendet më kyçe të Amerikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here