Vëzhgimi/ Në Sharrë, aty ku uria, korrupsioni dhe babëzia bashkëjetojnë çdo ditë

0
337

 

fffffffffffffffkkkkkkkkkkkk

“Jeta e vështirë që kanë mblledhesit e mbetjeve, përballja e tyre me ndotjen dhe rrezikun e makinerive”

Kur dëgjohet fjala Sharrë, të gjthë mendojnë vetëm dy gjëra, varrezat dhe landfilldi famëkeq. Varreza janë një vend ku prehen të vdekurit, ndërsa ladfilldi është një vend ku të njerëzit vriten për tu prehur në varreza.

Sharra ndodhet jashtë Tiranës, për të shkuar ajte duhet të kalosh në një rrugë e cila duket sikur nuk do të çojë askund. Në dalje të Tiranës, janë varrezat dhe rruga që duhet të ndjekësh për të shkuar deri në landfill kalon në këtë pjesë. Zgjodhëm që këtë rrugë ta bënim në këmbë për të parë hap pas hapi të gjithë itinerarin që ndjekin çdo ditë grumbulluesit e plehrave.

Rruga ishte e parregulluar, dhe vendi mbulohej nga një qetësi që karakterizon varrezat. Kjo qetësi prishej herë pas herë nga makinat e plehrave që kalonin aty, të cilat shkonin  për tu shkarkuar në landfilld. Në një distancë të shkurtër kohore, zhurma e makinës së parë interferohej me zhurmën e makinës së dytë. Këto makina ishin treguesit më të mirë për rrugën deri në landfilld.  Ecëm pas tyre për të mbërritur deri në vendin e ngjarjes.

Rruga sa vinte vështirësohej dhe dukej sikur mbaronte, por një kthesë të tregonte që ka ende për të vazhduar më tej. Akoma larg ndodhej landfilldi, por në horizont shquhej një partullë policie e cila paralajmëronte se aty kishte diçka. Dukej sikur ishin polica rrugorë për të ndaluar makinat, por në të vërtetë ishin polica bashkiakë.  Ishin katër burra dhe një makinë e ndaluar në formë postblloku,. Ata vështronin çuditshëm të gjithë kalimtarët që kalonin aty. Kaluam përpara tyre mes ankthit që mund të përballeshim me pyetje që mund të na ndërprisnin rrugën tonë, por fatmirësisht asgjë nuk ndodhi. Policia vazhdoi punën e saj dhe në vazduam rrugën për të shkuar pas makinës së plehrave. Ende nuk e kuptojmë se pse ata katër policë bashkiakë qëndronin aty…

Rruga nuk kishte mbaruar, ndonëse një banor i moshuar i zonës i ulur në pragun e shtëpisë, e cila më shumë i ngjante një barakeje, na bëri të ditur se edhe pak na duhej për të

mbërritur në vendin e grumbullimit të mbetjeve të kryeqytetit. Aroma e keqe që përhapej, por edhe plehrat anës rrugës “lajmëronin”, që landfilldi ishte shumë afër.  Një mal me plehra mbulonte të gjithë pamjen, ku nuk mund të shikoje asgjë përveç tyre. Hapësira të tëra me plehra dhe aroma e keqe që përhapej prej tyre mbizotëronte në atë zonë.  Pamja bëhej më trishtuese ku përball tij shiheshin disa barake dhe njerëz që hynin e dilnin prej tyre. Makinat e plehrave, dilnin dhe hynin po ashtu nga ky landfilld, dhe zhurma sa vinte dhe shtohej. Makineri të tjera punonin aty për të shtyrë dhe ngjeshur mbeturinat që vinin nga Tirana.

Mes tyre edhe pse nga larg, shquheshin njerëz të moshave të ndryshme që orvateshin pas traktorëve për të mbledhur sadopak nga këto mbetje. Fëmijë adoleshentë, burra dhe gra të mbledhur së bashku shkonin sa andej këndej, për të mbedhur atë që për ata ishte buka e gojës. Trishtuese të shikoje një pamje të tillë. Ndërkohë që ne në rrugë apo lagje mbajmë edhe hundët me dorë kur kalojmë pranë një koshi plehrash, ata qytetarë për shkak të vështirësive të skajshme me jetesën, jo vetëm që qëndronin mbi plehra, por edhe i mblidhnin ato për të siguruar bukën e ditës.

Ndërkohë thasë të mbushur me mbetje rrokulliseshin nëpër kodër për të përfunduar në fund të saj. Poshtë kodrës i priste një makinë e cila pas mbushej dhe më pas shkonte dhe shkarkohej të baraket përball kodrës. Më pas makina e radhës i merrte dhe rikthehesh sërish i njëjti itinerar, për çdo orë, për çdo ditë, për çdo muaj, për çdo vit. Kjo ishte Sharra….

Por ndërsa po vështronim të habitur pirgun gjigand me mbetje, nuk ngelëm më pak të surprizuar ( për keq) kur pamë se vetëm pak metra më tutje në një mini fushë me bar po kullosnin disa lopë të pa shqetësuara. Një njëri dukej që ishte mes tyre i drejtonte lopët se kë pjesë të barit duhet të hanin, edhe pse me shumë gjasë ai ishte i njëjti çdokund në atë zonë.

Në një distanca të shkurtër, dukeshin disa shtëpi dhe njerëz që punonin tokat. Landfilldi rrethohej nga një gardh prej teli i shkatërruar, por  që ruhej nga një roje i cili qëndronte gjithmonë mbi kodër për të pasur një fushë pamje më të qartë. Lëvizjet para mbrapa të rojes, ishin aq të sofistikuara sa dukej sikur ai shikonte çdo veprim që bëhej rreth tij. Brenda gardhit rrethues hynin vetëm makinat e plehrave dhe njerëzit që punonin atje. Makinat e mbetjeve që vinin nga Tirana ishin shumë të shpeshta dhe ngjallnin një reagim te punëtorët të cilët rraskapiteshin pas tyre.  Të lodhur nga puna dhe nga shtytja e thasëve gjigand,  përsëri ata shkonin pas makinave për të rrëmbyer sadopak nga mbetjet që më pas do të konvertoheshin në para dhe ushqim për ta.

Ndotja që shkaktohej nga këto ishte shumë e madhe, edhe pse koha që qëndruam afër tij ishte shkurtër, përsëri dukej sikur kishe qëndruar gjatë. Ajri, uji dhe toka përreth zonës ishte e ndotur, dhe kjo ndotje pa më të voglin dyshim shndërrohet në sëmundje për njerëzit. Trishtimi të mbulonte gjatë gjithë qëndrimit, por ato pamje nuk na ndaheshin nga mendja edhe pasi morrëm rrugën e kthimit. Përsëri rruga e kthimit u shoqërua nga makina të shumta grumbullimi që shkonin për tu shkarkuar në landfill, nga roja i cili të ndiqte me sy dhe sigurisht nga postblloku i policisë. Largoheshim, por përsëri aroma e keqe që prodhohej në landfillin e Sharrës, dukej sikur ishte pranë nesh. Përfunduam rrugëtimin tonë dhe ju afruam qytetit, por në mendje nuk mundëm dot të shkëpusnim “panoramën” e zymtë që na përcolli Landfilldi.  Dhe fraza që ripsëritëm derisa sa arritëm në dyert e redaksisë ishte e njëjtë: “Sharra ekziston dhe ajo na vret çdo ditë”. Kodrina e vdekjes është shumë afër Tiranës, por pamundësia për ta zhdukur atë të jep përshtypjen se është shumë larg.

nnnnnnnnnnnnnnnn

Rrëfimi i punëtorëve të landfilldit të Sharrës

“Punojmë pa sigurime dhe në mungesë të plotë të kushteve të punës dhe atyre higjenieke”

“Nuk kemi vend ku të ndërrohemi dhe të hamë, detyrohemi që të hamë mes pirgjeve me plehra. Nga ndotja kemi probleme me shëndetin, askush nuk interesohet për ne”

Në landfilldin e Sharrës, pavarësisht asaj që ndodhi, vazhdonin të kryenin aktivitetin e tyre të përditshme shumë punëtorë, pasi e kanë të vetme mënyrë për siguruar jetesën e tyre. Mes plehrave dhe të  rrezikur nga makineritë këta punëtorë sfidonin jetën e tyre çdo ditë. Të shumtë në numër, por përsëri shumica e tyre heshtin për të folur në media. Frika se mos i hiqnin nga puna, ishte arsyeja e kësaj heshjte. Të rinjtë ishin ata që frikësoheshin më shumë, pasi nuk ishin mësuar ende me këtë punë dhe nuk dinin çfarë të bënin nëse do të lagoheshin nga puna. Por jo të gjithë ishin të heshtur. Dy burra, njëri me inicialet A.SH dhe tjetri me inicialet L.SH, pranuna të flisnin për gazetën dhe na shpjeguan se çfarë bëhej brenda në landfill. Problemet e tyre ishin të shumta dhe të ndryshme nga njëri tjetri.

Premtimi nga bashkia

Një premtim nga bashkia kishte gëzuar shumë këta banorë të cilët, shohin mbledhjen e mbetjeve si mënyrën e vetme për të jetuar. Dy burrat që na rrëfyen ngjarjen kërkuan që tu ruhej anonimati dhe preferuan që në intervistë të tregonim vetëm inicilet  e tyre.  Banori L.Sh. na tregoi se kishte dëgjuar disa muaj më parë që të gjithë do të punësoheshin dhe do të ishin të siguaruar. Shkoi të kërkonte punë si mbledhës  i mbetjeve në landfiild dhe u pranua. Së bashku me shokun e tij A.Sh. filluan punë. Ditët kalonin dhe ata punonin pa asnjë kusht. L.Sh tha se nuk u pajisën më asnjë mjet të nevojshëm për të punuar. “Prisnim mbase do të na pajisnin me doreza dhe kaska për të mbrojtur kokën, por kanë kaluar disa muaj në punë dhe ne përsëri jemi si në ditën e parë”-tha A.Sh. Por problemet e tyre nuk mbaruan këtu, pasi kur kishte kaluar një muaj nga dita e fillimit të punës dhe kishin shkuar për të marrë rrogat, u përballën me një situatë të pakëndshme. Një punëtor i kompanisë u kishte komunikuar se rrogat do të ndaheshin, por nuk firmosej askund që ti ishe paguar për punën e bërë. Emri i tyre ekzistonte vetëm në letrat e kompanisë, dhe rroga jepej dorazi. “na u duk e çuditshme se ishte muaj  i parë, por kjo ndodhi edhe në muaj të tjerë, akoma  nuk punojmë të siguruar, marrim rrogën dorazi”-ishin fjalët e A.Sh. Edhe pse ishin të pakënaqur nga kjo situatë, përsëri ata nuk kishin mundësi të tjera dhe thanë se e kanë pranuar situatën, për skak të frikës së largimit nga puna.

Vështirësitë në punë

Banori L.Sh. na tregoi kushtet e punës që ata detyroheshin të punonin. “Zgjohemi që herët në mëngjes, për të qenë në rregull me orarin. Shkojmë në punë dhe detyrohemi që të punojmë me orë të zgjatura. Kushtet e punës mungojnë plotësisht, nuk kemi asnjë masë mbrojtëse, çdo ditë jemi të rrezikuar. Kompania nuk ka menduar fare për punëtorët, pasi nuk ka asnjë vend ku të hamë bukën e drekës. Kur vjen koha për të ngrënë është një katastrofë, pasi të gjithë të palarë dhe mes plehrave detyrohemi që të hamë.” Ai shtoi se shumë prej punëtorve rrinë gjithë ditën pa ngrënë pasi nuk mundën që të hanë aty.

Por problemi shtohet pasi mungesa e ambienteve për tu ndërruar në vendin e punës detyron të gjithë punëtorët të lëvizin me rrabat pisë. A.Sh na tegoi se ishte detyruar shumë herë që të shkonte në këmbë deri në shtëpi, pasi nuk e pranonin në urban se mbante akoma erën e landfillit të Sharrës. “Shtëpinë e kam larg, dhe detyrohem që të lëviz me urban si mundësi të vetme, por shpesh ndjehem i fyer nga sjellja e udhëtarëve të tjerë, pasi nuk më lejojnë që të hypi në autobuz. Mungesa e një ambienti për tu larë dhe ndërruar është shkaku, pasi mbajmë erën e mbetjeve, dhe kjo gjë i shqetëson të tjerët. Zgjidhja e vetme është të eci në këmbë deri në shtëpi, pasi askush nuk më merr në makinë”-rrefeu A.Sh.

tttttttttttttttttttt

Pagesa e ulët

Shoku i tij na tregoi se ai detyrohej që të merrte katër autobuza në ditë, pasi shtëpinë e kishte në krahun tjetër të qytetit. Ai tha se rroga e tij ishte shumë e ulët dhe një pjesë e saj shkonte vetëm për transportin.  L.Sh. tha “Shtëpia ime ndodhet në Tufinë, për të ardhur deri në punë më duhet të ndërroj dy urbanë, dhe një pjesë e pagës, e cila është shumë më e ulët nga sa u premtua shkon për transportin. Kam disa muaj që kam filluar punë këtu, por po detyrohem që ta lej dhe të punoj përsëri në punë informale.”

Të dy punëtorët na treguan se përpara se të fillonin punë në landfill,  kishin qenë kolektor individual, por policia bashkiake u kishte sekuestruar atyre motorrin dhe bidonat që kishin mbledhur. Në pamundësi për të blerë një motorr tjetër dhe në kushte të vështira ekonomike, por edhe nga premtimi që u bëri kryebashkiaku, shkuan për të punuar në këtë landfill. Kishin menduar se do të punonim me rregulla dhe do të kishin një jetëse të mirë, por çdo gjë ishte përkeqësuar. Sasia e madhe e mbetjeve, dhe depozitimi në një kohë të gjatë, shkakton shumë aroma të këqija dhe  niveli ndotjes është më i madh.

Të dy ishin mësuar nëpër kosha dhe kjo gjë nuk u dukej më problem, por ardhja në landfill kishte pasur pasoja për ta. A.Sh. na tha se kishte disa kohë që ndiente probleme shëndetësore dhe sipas tij kjo gjë kishte ardhur nga niveli i lartë i ndotjes. “Kam më shumë se dy muaj që nuk ndihem mirë, kam shumë probleme me frymëmarrjen. Shqetësimet po më shtoheshin por nuk kam shkuar në spital, pasi nuk më dalin lekët. Edhe në spital kur na shohin që jemi romë na lënë të vdesin, nuk kujdeset askush për ne.”-sqaroi A.Sh.

Edhe punëtori tjetër kishte pasur problem, por i kishte kaluar ai gjatë punës kishte dëmtuar krahun. Edhe pse ekziston ligji i punës dhe  punëtori duhet të ishte i siguruar, përsëri ai ishte detyruar që të punonte me krahun e thyer dhe nuk kishte marrë asnjë dëmshpërblim. L.Sh. ma tha se një muaj kishte punuar në gjendje të keqë shëndetësore, por askush nuk ishte interesuar për të.

 

 

 

eaad4e5f31899c8136cd08e8a7469331

Flet ambientalisti

Sazan Guri: Në Sharrë hidhen 100% e mbetjeve të Tiranës, rrezikohemi të gjithë. Fajtor Veliaj

Uji i ndotur që nuk trajtohet, me anë të një rrëkeje shkon të lumi Erzen, dhe lumi vazhdon në Ndroq e Romanat duke mos lënë fshat, njerëz dhe produkte bujqësore pa ndotur. Shumica  e njerëzve të kësaj zone janë me paaftësi riprodhuese, është një fakt që nuk e thonë spitalet

Intervistoi:Anesti Barjamemaj

 

Ambientalisti Sazan Guri, në një intervistë për gazetën “standard” ka shprehur mendimin e tij, shkaqet dhe pasojat që vijnë nga landfilli i Sharrës. Sipas tij, landfilli i Sharrës ndodhet në një gjendje shumë të keqe dhe se kapaciteti që ai ka nuk mund të mbaj të gjitha mbetjet e qytetit. Sipas tij, duhet të ndërhyhet për të gjetur një mënyrë, për të shmangur depozitimin e plehrave në këtë vend pasi ai rrezikon që të mbyllet, nga mbingarkesa. Zoti Guri ka shpjeguar se Sharra, ka bërë që Tirana të jetë në vendin e 5 nga fundi për ndotjen. Ai tha se nuk rrezikohen vetëm banorët që janë afër këtij landfilldi, por të gjithë banorët e qytetit. Ndotja tha Guri është në tre lloje, ndotje e ajërit, e ujit dhe e tokës. Të treja këto ndojte ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut dhe prandaj na bënë që të jemi të gjithë të rrezikuar. Ai tha se fajtor i vetëm është kryetari i bashkisë, duke e akuzuar se është i përfshirë në marrëdhënien privat publik dhe se ka përfitimet e veta.  Duke qenë se ai ka kandiduar për tu bërë kryetar bashkie dhe mund të ishte bërë drejtuesi i qytetit, ai na shpjegoi platfomrën e tij se si do të zgjidhte problemin me mbetjet. Zgjidhja sipas tij vjen nga ndarja në burim.

Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga vdekja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj. Kjo ngjarje e rëndë solli edhe ndalimin e punimeve dhe ndalimin e  riciklimin e plehrave në Sharrë. Nga  ky problem erdhi edhe shtimi i mbetjeve dhe depozitimi i tyre në një masë shumë të madhe  mbi kapacitetin duke sjellë një ndotje të madhe të mjedisit. Cili është mendimi juaj për këtë situatë, a e shikoni dhe ju si një problem Sharrën sot?

Në situatën mbas Arditit, dy muaj që jemi sot, Sharra është akoma më keq se ishte vitet  e fundit, përveç probleme që ka me ndotjen e arjit, për shkak të mos menaxhimit të gazrave që dalin nga ky landfillt, ka dhe problemin tjetër, mos menaxhimin e ujërave të helmeta që ndryshe quhen, likergjre ose leksivtiate ose ujëra acide, edhe një problem tjetër që është më i madh, që ajo është duke u mbushur sa ditë e vjen aq edhe më shumë dhe më shpejt, për shkak se pjesa më e madhe e mbetjeve që dikur ricikloheshin ndaheshin apo merreshin nga kompanitë e riciklimit,tani janë vetëm një skok këto dy muaj por që mund edhe të zgjasë. Tani 100% e mbetjeve të Tiranës, që janë rreth 70 ton në ditë, që të gjitha flaken dhe ngjeshen në këtë lanfilld. Ndërkohë që një pjesë e madhe rreth 20%, por edhe pak më shumë e këtyre mbetjeve që dikur shkonin për kompanitë e riciklimit, pavarësht se nuk janë në atë nivelin e standartit të matërialeve ricilkuese, sepse këto matëriale ndoten njëra me tjetrën, dhe  nuk shërbejnë më si lëndë e parë për kompanitë e riciklimit, por hiqen nga landfilldi dhe për disa kompani të cilat e duan edhe me pak ndotje, dhe këtë matëriale ndoshta i eksportotjne në Kinë apo në vende të tjera. Por gjithsesi sot ndodhemi përballë një situate akoma më të rrezikshme, sepse  nuk menaxhohen gazrat, nuk menaxhohen ujërat dhe mbetja nuk ndahet, do të thotë që landfilldi mund të ketë një jetë gjatësi shumë herë më të shkurtër, për shkak se hidhen 100% e mbetjeve ndryshe nga më përpara që një pjesë e mirë e volumit të tyre tërhiqej nga kompanitë e riciklimit.

Deri ku mund të shkoj kjo situatë e cila është shumë e rënduar? Derisa mund të mbaj ky lanfilld me kapacitetin që ka, sa muaj, javë apo ditë mbetje mund të depozitohen në këtë landfilld?

Lanfilldi i Sharrës është i tejmbushur edhe sot e kësaj ditë që flasim, dhe kjo tej mbushje që me vështirësi mund të zgjaste, tani është akoma më e afërt dita e përfundimit të këtij lanfilldi. Së pari theksojmë që ky nuk quhet lanfilld. Kjo është një term i rremë, sepse landfilld do të thotë që i menaxhohen si ato mbetje që dalin nga sipër si ato që dalin nga poshtë.  Kjo është një situatë midis groposjes dampe që hidhen mbetjet dhe një landfilldi, nuk është një as lanfilld as damp. Këtu ka një gjysëm menaxhimi që mbulohen deri diku, pas dy metër shtresës me mbetje hidhet 50 centimetër një shtresë prej dheu. Edhe te kjo me sa kam parë nuk kam shumë besim, dhe nuk shikoj ndonjë mënyrë të mbuluari sipas standarteve. Por përsëri hidhet diçka prandaj po e quaj gjysëm, kështu që i ashtuquajturi lanfilld, ka përfunduar misionin e vetë, por edhe aq sa i  kanë ngelur është duke përfunduar me muaj dhe me ditë. Tani duhet të mendojnë për një landfild të ri, për një qelizë të re, sepse me këtë që jemi dhe me këtë situatë ku mbetjet shkojnë 100% në këtë landfilld, pavarësisht se 60 punëtor në mënyrë fat keqe rrinë para eksavatorit, para prerëses së traktorit. I kam parë më sytë e mi një javë përpara, ku 60 veta bura gra dhe fëmijë, tërheqin sa munden nga mbetjet, para prerëses së traktorit. Kjo është një situatë që edhe ne Indokinë apo ku kemi parë nëpër filme dokumentar, është vështirë ta imagjinosh, që në një kryeqytet dhe në një shtet si Shqipëria, brenda dhe ne mës të Europës, të këtë 60 deri 70 veta që i rrinë rrotull, majë më majë me prerësen e traktorit i shtyn, i ngjesh këto janë faktë që unë i kam parë para pak ditësh. Dhe të kujtojnë situata të trishtueshme të para viteve 90’ apo apo fillim të 2000, por ishte një moment që këto mbetje shkonin në një gjyme fabrike për ty rregulluar, por nuk ishin në këtë gjendje që është katandisur tani Sharrë.

Cili është rreziku më i madh që ka Tirana nga ky landfilld, por edhe rreziku që i kanoset të gjithëve për shkak të kësaj ndotje shumë të madhe? 

Rreziku më i madh është se bëhet ndotje në ajër, dhe ky ajër me anë të erërave shpërndahet jo vetëm, në 20-30 mijë banorët e kombinatit, por gjithë pjesa deri te 21 dhjetori dhe më tutje deri në qendër janë të rrezikuar nga ky landfiilld. Jo më kotë Tirana është vendi i pestë në botë nga fundi, për ndotje e ajrit. Ndotje tjetër, që e kam parë vetë është se si ujërat acide formojnë një llum,  dhe kam parë punëtorin që e hidhte llumin  pak më tutje. Gjithë uji i ndotur që nuk trajtohej, me anë të një rrëkeje shkon të lumi Erzen, dhe lumi vazhdon në rrejdhen e tij të poshtme drejt Ndroqit, drejt Romantit, deri sa shkon në det ky nuk lë fshat, njërëz dhe produkte bujqësore pa ndotur. Dhe nuk është rastësi që shumica e produkteve janë me përqindje shumë më të lartë të metaleve të rënda dhe nuk është rastësi që shumica  e njerzve të kësaj zone janë me paaftësi riprodhuese. Është pikërisht ky ndikim që marrrin puset e ujit, produktet bujqësor, lopa me qumështin dhe njeriu në fund të këtij zinxhiri. Është një fakt që nuk e thonë spitalet por që duhet ta bëjnë, sepse familjet që jetojnë në pjesën e poshtme të Ndroqit, dhe që kanë lidhje me lumin Erëzen, shumica e tyre janë pa riprodhim familjar. Sepse metalet e rënda e kanë përqëndrimin e goditjes së  tyre të organet  riprodhuese të njeruit si të femrës edhe të mashkullit . Prandaj një shtet për këtë gjë duhet të marri masat më të dobishme për të sistemuar këtë lanfilld sepse nuk e kemi të falur, por paguhet nga qytetarë. Pavarëshisht se është lekë i ardhur nga një kompani Italiane apo nga shteti Italian, nuk është lekë grand, është një lekë që ne e paguajmë në vite. Është e pafalshme për këtë situatë sepse ndotja është e tej mbushur, për shkak se mbetjet nuk ndahen, ndotja në ajër e emetimit të gazit nga gazet që hidhen në ajër dhe vinë deri të Tiranë me anë të erërëve,  dhe ndotje e ujërëve nëntokësor dhe sipërfaqësor, për shkak se uji që del  nga fundi i lanfilldit nuk trajntohet.

Nga kjo situatë do të thotë që jemi të gjithë të rrezikuar, jo vetëm zona përreth lanfilldit që është shumë afër tij, por edhe i gjithë qyteti i Tiranës?

Patjetër që jemi të gjithë të rrezikuar, se koneceptohet se është larg, por nuk është larg një 5 kilometërsh vijë ajërore. Nuk është e nevojshmë të ndiesh ajërit që është i helmuar që të thuash që je keq, ajrëri që vjen është konstant më atë ndotje që ai ka me atë shpërndarje dispersive, që bën nga Sharra në drejtimin e Tiranës. Dhe jo rastësisht në Kombinatë gjithë mbajnë dritaret mbyllur si ne verë dhe në dimër. Sigurisht që ti në Tiranë mund të jesh pak më ndryshë se Kombinati, por duke qenë se ekspozimi jot është i për orëshëm për ditëshëm, atëhere nuk ka nevojë  që të jetë shumë i ndotur ajëri që ti ta kuptosh. Ekspozimi me orë të tëra në ditë, me ditë të tëra në javë dhe muaj dhe vitë bën që të githë të ndiejnë këtë ndotje të madhe.

Kush duhet të mbaj përgjegjesi për këtë situatë e cila mund të quhet emergjente ose katastrofale, që ndodhet landfilldi i Sharrës sot. A ka një përgjegjës për gjithë këtë rrëmujë që është bërë?

Përgjegjësi i parë kryesor dhe ndoshta i vetëm është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. I cili ka një vitë e pesë muaj që duhet të merrtë masat, sepse atë ai akuzoi tëmë parshim për një situatë ngjashme duhet ta  kishte rregulluar që në muajin e parë. Ai nuk diti, nuk  mundi, nuk donte të ndante mbetjet në dy kazan të mëdhenj, sipas ligjit të vitit 2011, Menaxhimi i interguar i mbetjeve urbane. Nuk e bëri kurrë këtë gjë. Ka një vitë e tre muaj që thotë që do vi një kompani nga Verona dhe do bëj, dhe do shikoni ça do bëjmë ne. Dhe ka një vitë e gjysëm, nuk është parë akoma, skeni parë akoma edhe punë e këtij. Dhe këto dy kazan, ky një do të ishte i pastër me mbejte të thata që janë, karton, letër, metaj, xham, plastikë. Këto kazan do merreshin nga kompani e riciklimit dhe ata e bënin vetë ndarjen. Duke bërë edhe një fitim të caktuar, dhe duke i dhënë  bashkisë të ardhura. Ndërkohë që 8 milion euro ka siguruar kompania që gjoja bënte riciklimin e mbejteve të përziera, të pista dhe ishin më lëndë e parë, për kompanitë tona të riciklimit. Prandaj kompanitë tona kërkojnë lënde të parë nga jashtë, sepse nuk e sigurojnë dot brenda. Pra gjithë mos menaxhimi, mungesa e përgjegjësisë për ndarjen e mbetjeve në brurim bëri që qeveria e madhe të mendonte gjoja për kompanitë e riciklimit më anë të mbetjeve të importit. A ka gabim më të trashë, më të papërgjegjshëm se kjo? Ky është gabimi i parë dhe i vetëm që mbetjet nuk ndahen në burim, që mund të jetë në pallat me anë të mbikëqyrsit, i cili duhet të kujdeset për këtë ndarje e ka shumë të lehtë një mbikqyrës që të sistemoj mbejtet apo njerëzit, apo dhe mendimin e njerëzve për ti hedhur në dy kazan.  Një kazan me mbetje të njoma që janë mbetjet e restorantit, kuzhinës dhe një kazan tjetër që janë mbetjet e thata që janë të pesta bashkë dhe pastaj ato krijojnë të ardhura për bashkinë, ndahën para landfiildit, ndërsa mbetjet e  komposimit shumica shkon kopmposim në plehra, të cilat bëhën pesticide për plehrimin e tokave bujqësore. Dhe një pjesë shumë e vogël do të përfundone në landfilld. 20% është maksimalja e mbetjeve që mund të përfundojnë në landfilld. Do të thotë që ky landfilld nuk mbytet me 100% të mbetjeve por me 20% të saj. Do të thotë që do të ketë pesë herë më tepër jetë gjatësi landfilldi i Sharrës. Në kushtet që ne i cojmë të gjitha të pandara aheherë gabimi është zinxhir kompanitë e riciklimit nuk kanë lëndë të parë, njerëzit janë në kaotizëm të plotë se nuk ndajnë, dhe nuk kujdeset njeri për ti ndarë mbejtjet. Thyhet ligji që është Menaxhimi i integruar i mbetjeve. Atje bëhët një fitim i caktuar, që ndahen të pista, një kompani fiton vetëm për vete edhe pse fitmin duhet ta merrtë bashkia. Pastaj vriten dhe vdesin njerëz, pastaj janë dhe 60 të tjerë që punojnë dhe janë rrezikuar nga kjo marrëdhënie nga traktorët dhe nga presat e makinerive që punojnë për ngjeshje. Pikërisht nga kjo gjë rrjedhin shumë gabime. Në qoftë se janë më mijëra vet të pasiguriar dhe që kontrollojnë më kokë poshtë futen deri në kazan brenda, që marrin mbetjet që hedhin qytetarët. Ndërkohë që kjo punë po të ishte e organizuar, gjithë romët e shkretë, gjithë shtresa ekologjike që e i themi ne do ishte e standartizuar, do ishe siguaruar, do ishte në një punë njerëzore do ishte një një kompani që mos ta bëj ndarjen aty te koshi pranë kazanit por ta bëj ndarjen para landfilldit. Lënda e parë do të ishte më e plotë më e pastër për kompanitë  e riciklimit. Pra të gjitha këto kanë sjellë një amulli të plotë, një organizim perfekt të çorganizuar, ndërkohë që duhet të ishte një organizim perfekt i organizuar. Unë megjithëse jam një person i specializuar përmbytjet urbane që në 2001 në Gjermani e ndjej veten shumë të turpëruar, që jo se kam thënë pak por sepse është bërë  pak. Dhe nuk kemi mundur të bindim drejtuesit e qeverisjeve,  që të mundin të menaxhojnë në mënyrë të integruar mbetjet. Ndaj dhe jam me shumë i bindur që mbetjet e jashmte nuk duhet të vinë kurrë nga importi,  për aq kohë sa në kemi 10 herë më tepër se  kapaciti të mbejte të vendit.

Ju keni kandiduar në zgjedhjet vendore në vitin 2015 për Bashkinë e Tiranës, por edhe e njihni shumë mirë këtë problem. Nëse do të ishin ju kryetar bashkie sot, si do ta zgjidhin këtë situatë të  rënduar me mbejtejt?

Situatën do ta zgjidhja ne anë të ndarjes në burim. Vilat, shtëpitë do të kishin nga pesë kosha brenda bahçes së tyre dhe me orar ato do të hidhnin mbetjet, do të ishin të detyruara të hidhnin mbetjet në kohën e caktuar që do të vinte makina ti merrte. Gjithë restorantet, gjithë supermarketet, gjithë njësitë e shërbimit do të kishin koshat më vehte nuk do të përziheshin me familjet. Janë mbi 110 mijë biznese të regjistruara në QKR. Që do të thotë se janë 80% e  mbetjeve që menaxhon bashkia janë pikërsiht te bisneset dhe vetem 20%, do ngelnin në familje edhe këto do të mbikqyreshin nga administratori i pallatit. Do ti ndaja në kazan të mëdhenj plastikë 1.7 metër kub, që nuk fut dot dorën për të marrë, por vetëm mund të hedhësh. Dhe mbikëqyrësi do ti nxirrte në një orar të caktuar, për ti marrë makina e caktuar, do kurdisej edhe ora që në 7 ky pallat, në 7 e 2 pallati tjetër, dhe kujdestari që paguhet për këtë gjë në shumicën e pallateve, do bënte kujdesin që ta nxirrte në orarin e cakuar. Për ta marrë makina e plastikës, makina e letrës pastaj makina e qejqit e keshtu me radhë. Të gjitha kompanitë do të gjenin lëndën e parë ose në pallat do ti ndajnë të thata dhe në të njoma, para landfilldit të sharrrës, por do ti ndaj të pastërta dhe do fitoja të ardhura, që do të zbriste taksën e qytetarit. Do detyroja supermarket që të më bënin kthim mbrapsht të xhamit të qelqit, do ti vija një tarif të caktuar. Një qytetar që do të dotëzonte 10 shishe plastike do të merrte dy ujë të blerë, por pa kosto. Dhe qytetari do të ishte i detyruar që të mos marrë 10 qese kur bën pazarin, por të marrë një qese të rrobptë ose të standartit si në gjermani, që ndoshta do të ishte më një lekë të caktuar dhe ti do të ishte i detyruar që ta ktheje mbrapsht të dyqani. Dhe supermarketet do të tërhiqnin në formë malli shishen e qelqit, plastikën, do të ishte një marrëdhënie bisnesi mall mbetje. Ose mund të bëhej me pika në çdo lagje. Dhe supermarketi do të paguante klientin për çdo mbetje që do të kthente. Kushtu e bejnë shumë vende të ndryshme të Europës por edhe vendet tona fqinje. Por është marrëdheia që kryetari i bashkisë siguron me një kompani i cili fiton atë 8 milion euro që nuk dihet se si ndahet. Fakti që bëhet ne këtë mënyrë mua më lë shumë për të dëshyar, për këtë që thash. Sepse ndryshe kryetari i bashkisë do të lejonte kompanitë e riciklimit që të bënin ndarjen në burim, dhe secila e merrte mbetjen e vet, dhe koshin ja kursen bashkië duke venë koshin e tij. Ky çdo kompani do të kishte koshin e përcaktuar ku do të hidheshin mbejtet për të. Dhe kompania krijon marrëdhënien me bizneset për mbetjet e tyre. Po të isha kryetar bashkie do të bëjë një vendim më anë të qeverisë që të detyroja bizneset që të mos i çonin mbetjet te kazani i familjareve, por ta çonin te koshi i tyre. Siç është në lejet mjedisore, ku vaki i përdorur, në restorante apo servise lidhë kontratë me atë që mbledh këtë vaj. Kështu do të ishte edhe me mbjetet e tjera nëse unë do të isha kryetar bashkie. Kryetari i bashkisë duhet të konrtolloj marrëdhënien dhe jo është pjesë e saj. Por unë ose nga dituria ose nga eksperienca do ta zgjidhja shumë mirë këtë situatë.

artan-rama

 

Flet regjizori i “Publicus” Artan Rama

Kontrakta e bashkisë me kompaninë, korruptive e klienteliste. Ngjarja do të mbetet pa autor”

Të gjithë aktorët u përpoqën që të manipulonin të vërtetën, dhe të shmangnin përgjegjësitë  e tyre,  Sharra mund të përmblidhet vetëm më një fjalë “Kodrina e vdekjes”.

 

Regjizori i emisionit “Publicus” në një intervistë për gazetën  “standard” shpjegon arsyet e mbylljes së emisionit të tij dhe vështirësitë që kaloi stafi i tij për të arritur deri në fund të këtij investigimi. Artan Rama ishte drejtuesi i investigimeve që u kryen për ngjarjen e rëndë në lanfilldin e Sharrës. Regjizori deklaroi se të gjithë u munduan që të fshenin faktet, dhe ti shmangeshin përgjegjësitë për këtë ngjarje shumë të rëndë. Vdekja e një 17 vjeçari bëri që të zbuloheshin afera korruptive që kryheshin brenda këtij lanfilli.  Artan Rama realizoi një reportazh me titull “Kodrina e vdekjes”, por që  nuk arriti dot që ta shfaqej në televizionin që kishte një kontratë për programin. Censura që bllokoi  transmetimin e emisionit , vjen sipas regjizorit si pasojë e marrëdhënieve që krijojnw ndërmmarjet publike me ato private. Rama u shpreh se nuk do të ketë zbarrdhje të kësaj ngjarje pasi kjo ngjarje është lidhur me aferra korruptive midis publikut dhe privatit.

 

Intervistoi: Anesti Barjamemaj

Emisioni “publicus” investigoi lidhur me vdekjen e 17-vjeçarit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, duke paraqitur në publik disa anë të pazbuluara të çështjes. Mund të na citoni përmbladhtazi se cilat ishin këto?  

Së pari, në pamë që autoritetet po përpiqeshin të manipulonin rrethanat e ngjarjes në të cilën Arditi kishte humbur jetën. Qëllimi ishte të shmangnin përgjegjësitë të cilat lidheshin me kontrollin ndaj kompanisë private që menaxhonte mbetjet dhe sigurinë e punonjësve në Landfill. Më tej gjatë hulumtimit, u pa se marrëdhëniet kontraktuale të bashkisë me kompaninë e riciklimit, ku punonte Arditi, rezultuan korruptive dhe klienteliste! Të gjitha rezultatet u konfirmuan edhe përmes dokumenteve zyrtare.
Emisioni juaj për këtë çështje nuk u lejua të publikohej në televizionin ku më parë kishit zhvilluar edhe dy puntata. Cilat ishin sipas jush arsyet e këtij ndalimi të paparashikuar?

Emisioni “Publicus” hulumtoi shpërdorimet me pronën dhe fondet publike. Ne kërkonin pavarësi në raportim dhe ishim kritikë ndaj veprimeve të administratës publike. Kjo gjë i shqetësoi drejtuesit e Vizion Plusit, ndaj e ndaluan këtë program!

Besoni se në këtë censurim ka ndërhyrje edhe nga persona që janë të përfshirë drejtperdrejt ose indirekt në çështje?

Ende nuk kemi ndonjë të dhënë specifike, ndonëse një gjë e tillë nuk është e nevojshme. Përpjekjet e Bashkisë së Tiranës dhe të Kryetarit, z. Veliaj, madje edhe qëndrimi i tërë administratës zyrtare për t’iu shmangur përgjegjësive kanë marrë dhenë, ndaj aksionerët e Vizion Plusit, të cilët përfitojnë fonde buxhetore, përmes kompanive të tjera që kanë në pronësi, nuk janë të interesuar të thonë të vërtetën që nuk e do shteti.

Besoni se çështja e vdekjes së 17-vjeçarit në Sharrë do marrë zgjidhje me drejtësi apo shikoni përmbylljen e çështjes me vetëm fajtore “sipërfaqësore”.

Jo! Nuk e besoj! Ashtu si edhe në raste të tjera të ngjashme (Gërdec, Bulqizë), kur për viktimat e shkaktuara prej marrëveshjeve korruptive ndërmjet zyrtarëve publikë dhe bizneseve që kërkojnë të përfitojnë pandershmërisht, nuk është dhënë drejtësi, edhe ky rast rrezikohet të ketë të njëjtin fund!

Duke nisur nga investigimi që keni kryer, si do ta cilësonit  me një frazë, situatën në landfillin e Sharrës?

Besoj se vetë titulli i reportazhit “Kodrina e vdekjes”,  shpreh gjithë tragjedinë në një fjali të vetme.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here