Situatë e jashtëzakonshme, mbi 50% e kryeqytetit pa energji. Zonat të cilat nuk furnizohen

0
153

Pas reshjeve të shumta gjatë natës dhe gjatë mëngjesit, një pjesë e mirë e zonave të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike. Zonat të cilat nuk furnizohen me energji në Tiranë janë: Rr “Tish Daia”, Kodra e Diellit, zona pranë ish-Drejtorisë së ujërave(Selitë), zona pranë shkollës “Bajram Curri”, zona pranë ish-SMT, pranë kopshtit Botanik, zona në rrugën “Bardhyl”, Porcelani, ish-Kinostudio, zona e Kombinatit, Rruga e Qelqit, Yzberisht, etj.

Sipas OSHEE janë përmbytur disa kabina dhe për pasojë janë detyruar të stakojnë energjinë deri në uljen e nivelit të ujit. Gjithashtu bëhet e ditur se përmbytje ka edhe në TEC e Kombinatit, ndërsa janë dëmtuar dy fibrat 25 dhe 26 tek nënstacioni Selitë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here