Biletat Shqipëri-Izrael, ja si do të procedohet për konvertimin e tyre

0
191

Menjëherë pasi FSHF bëri të ditur se për arsye sigurie ishte ndryshuar stadiumi për ndeshjen Shqipëri-Izrael, administrata është vënë në lëvizje për të gjetur një zgjidhej se çfarë të bënte me tifozët që kishin blerë biletat për në Shkodër. Pas disa orësh konsultime edhe me kompanitë e prodhimit dhe shitjes së biletave, si dhe me stadiumin “Elbasan Arena”, FSHF ka publikuar të gjithë hapat që duhet të ndjekin tifozët të cilët kishin pasur një biletë për stadiumin e Shkodrës.

 

Hapat e ndërrimit të biletës sipas FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit, pasi ka marrë njoftimin e FIFA-s, që ndeshja eliminatore për Kupën e Botës “Rusi 2018”, Shqipëri-Izrael e planifikuar për tu luajtur më 12 nëntor 2016, nuk do të zhvillohet në Shkodër, por për arsye sigurie do të luhet në Elbasan. Në lidhje me këtë arsye, FSHF njofton të gjithë sportdashësit se:

  1. Bileta e paguar për ndeshjen Shqipëri-Izrael, është e vlefshme njësoj nga pikëpamja monetare.
  2. Ajo duhet konvertuar, nga bileta për stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në biletë për stadiumin “Elbasan Arena”.
  3. Proçedura për konvertimin e biletave, kryhet në të gjitha pikat e shitjes së FSHF, në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan.
  4. Personi i pajisur me biletë fizike, duhet të paraqitet në një nga pikat, e deklaruara më poshtë, për të bërë konvertimin në biletën e re fizike.
  5. Për biletat elektronike të cilat janë blerë në internet, konvertimi do të bëhet nëpërmjet adresës së email: bileta@t-ticket.al. Nga kjo adresë do t’ju dërgohen biletat e konvertuara.

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon mirëkuptimin e të gjithë sportdashësve për këtë procedurë të re, e cila është imponuar nga kushtet e krijuara. Veprimet, për të bërë ndryshimet e mësipërme, fillojnë që nesër, pas orës 10.00. Ja adresat ku mund të kryhen veprimet:

  1. Tiranë: Dyqani i FSHF (dalja e Rrugës së Elbasanit)
  2. Tiranë: Biletaria e Stadiumit “Selman Stërmasi”
  3. Shkodër: Biletaria e Stadiumit “Loro Boriçi”
  4. Elbasan: Biletaria e Stadiumit “Elbasan Arena”

Shënim: Federata Shqiptare e Futbollit, konfirmon se është e gatshme të verë në dispozicion të sportdashësve të gjitha resurset e saj, për të plotësuar të gjitha kërkesat tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here