Befasojnë studiuesit: Parfumi i bën keq shëndetit dhe punës

0
229

Shmangeni sa të mundi përdorimin e parfumit. Fragrancat janë të dëmshme për shëndetin, por edhe punën tuaj. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në ‘Air Quality, Atmosphere & Health’. Për të arritur në këto rezultate, shkencëtarët kanë ndërmarrë një studim të gjerë në SHBA, duke vëzhguar 1136 të rritur. Fragrancat përfshijnë deodorantet, produktet e kujdesit vetjak (sapun, dezinfektant duarsh, locion, shampo) dhe sigurisht parfumet dhe kolonjat,

Studimi zbuloi se 99,1 për qind e personave ishin të ekspozuar ndaj fragrancave të ndryshme të paktën një herë në javë, nga përdorimi vetjak ose nga të tjerët përreth tyre.

Ata e bëjnë botën të vijë erë trëndafil, por fatkeqësisht 34, 7 për qind e personave të sipërpërmendur shfaqnin probleme shëndetësore si migrenë, probleme të lëkurës, astmë apo vështirësi në frymëmarrje kur ekspozoheshin ndaj këtyre produkteve.

Por fragrancat nuk janë të dëmshme vetëm për shëndetin, por edhe për punën tuaj. Studimi tregoi se 20,2 për qind e njerëzve raportuan se nëse hynin në një ambient pune dhe ndienin aromatizues ambienti apo armoma të tjera parfumesh, dëshironin të dilnin sa më shpejt jashtë tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here