Tanku që synon të shmangë radarë

0

Tanku me një pamje që duket sikur vjen nga e ardhmja, synon të shmangë radarë, rrezet infra të kuqe e sisteme të tjera zbulimi.

Loading...

Rrezet infra të kuqe janë metoda më e zakonshme që përdoret sot për të diktuar tanket, dhe kompania polake OBRUM premton t’i shmangë nëpërmjet një veshjeje me temperaturë të kontrolluar. Tanku i tyre quhet PL-01 dhe ata shpresojnë ta vënë në shërbim për vendin e tyre në vitin 2018 dhe ta eksportojnë në vitin 2020. 

7070e6c8ddbc20fcc24e0476d4574c99

Polakët e OBRUM kanë bashkëpunuar me kompaninë britanike BAE Systems, të cilët kanë krijuar modelin prototip CV-90/120-T, gjithashtu me synim shmangien e radarëve. Ndikimi i PL-01 nga modeli CV-90/120-T i BAE duket qartë.

9azi55

Tanku PL-01 është sipas të gjitha standardeve të NATO-s, peshon 35 tonë, ka motor me 940 kuaj fuqi dhe mund të funksionojë pa u ndalur për 500 kilometra në rrugë të shtruar, me shpejtësi maksimale nga 50 km/orë në terren të ashpër e deri në 70 km/orë në  asfalt.

cv90120t

Loading...

Lini nje pergjigje