Gjendet pas 10 orësh kërkimi skafi i humbur në det me 2 persona

0
171

Skafi i cili humbi paraditen e sotme është gjetur 7 milje larg portit të Durrësit. Në bordin e skafit është gjetur edhe pronari, Adrian Jahja  së bashku me një shtetas italian, të cilët ishin nisur nga Italia.

Skafi është duke i rimorkuar për tu sjellë në port. Sipas burimeve nga roja bregdetare, skafin e kishte nxjerrë nga korsa era e fortë dhe deti me dallgë.

Humbja e skafit u denoncua paraditen e sotme, nga shtetasi Fatjon Jahaji cili informoi policinë kufitare se babai i tij, shtetasi Adrian Jahaj është nisur me skaf privat nga Italia drejt Shqipërisë.

Qytetari tha se skafi kishte mbetur rreth 10 milje larg bregut të detit në veriperëndim të Sazanit dhe në grykëderdhjen e Vjosës.

Në kërkim të skafit u vunë në dispozicion dy anije dhe një helikopter. Ky operacion vijoji deri në Gjirin e Lalzit, për tu lokalizuar pasdite 7 milje larg Durresit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here