Festivali operistik “Maria Kraja”, fituesja e edicionit të 16-të sopranoja Ilona Mataraze

0
234

Festivali “Maria Kraja” është përmbyllur mes emocionesh me përzgjedhjen e yjeve të rinj operistikë.

Fituesja e edicionit të 16-të, që këtë vit u realizua nën drejtimin artistik të sopranos së famshme Inva Mula, është sopranoja Ilona Mataraze.

Për dy net me radhë, publiku shqiptar shijoi magjinë e muzikës më të mirë botërore, ariet dhe këngët më të famshme.

Ndërsa skena priti edhe personalitete si Drejtorja e një prej teatrove më të rëndësishëm në Evropë “Opera Stuttgart”, Eva Kleinitz. Si kryetare jurie, Kleinitz u shpreh e nderuar që ishte pjesë e eventit. Me emocion e përjetoi këtë edicion edhe Drejtorja e sapoemëruar.

“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që jam pjesë e këtij Festivali. Këtu në Tiranë kam edhe miq shumë të mirë”, tha ajo. Por gjatë natës finale nuk munguar edhe të ftuarit festivali. Sopranoja e njohur Eva Golemi ka sjellë emocione të papërsëritshme me pjesë, Ave Maria. Juria e Festivalit përzgjodhi në vendin e dytë Andrew Kymach, bariton nga Ukraina, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Klodian Kaçani, tenor nga Shqipëria. Çmimeve traditë të këtij festivali, këtë vit iu shtua dhe çmimi “Singer of the Future, Nina Mula”, i akorduar nga familja Mula, që i shkoi Maria Eleni Stiftompola.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here