Rizoto me agrume dhe karkaleca

0

Përbërësit

1 portokall

350 gr oriz

60 gr gjalpë

1 limon

Piper te zi

Pak martini

500 ml lëng peshku

12 karkaleca

2 limona të gjelbër

2 lugë djathë të grirë

1 qepë

Hapat

1-Në një tigan të madh, shkrini gjalpin, shtoni fare pak vaj ulliri dhe skuqni qepën e grirë imët.

2-Shtoni aty orizin dhe martinin. Kaurdiseni për pak minuta.

3-Hidhni lëngun e peshkut dhe lëngun e agrumeve duke ulur edhe temperaturën e zjarrit.

4-Lëreni të ziejë për 15 minuta. Pastroni karkalecat dhe vendosini në një tjetër tigan me pak gjalë dhe martini.

5-Skuqini për 2 minuta. Në fund të zierjes, hidhni te orizi parmixhanin e grirë, pak lëkurë të grirë agrumesh dhe karkalecat.

Lini nje pergjigje