Shansi i fundit për rebelët në Alepo

0
193

Forcat ruse dhe ato siriane kanë vendosur sot një armëpushim 10 orësh në Alepo, i cili ka nisur në orën 9 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19:00 duke iu referuar asaj lokale, teksa e kanë cilësuar këtë veprim si shansin e fundit që u jepet rebelëve për t’u larguar të padëmtuar nga ky rajon.

Për të mundësuar diçka të tillë, ushtria e Rusisë ka vendosur në dispozicion 8 korridore, prej të cilëve dy mund të përdoren nga rebelët ndërkohë që gjashtë të tjerët janë në funksion të qytetarëve.

Megjithatë, grupimet e armatosura që kudnërshtojnë qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad janë shprehur se nuk kanë ndërmend që të dorëzohen apo të largohen nga Alepo. Ekspertët ushtarakë kanë paralajëmruar se ky do të jetë mundësia e fundit që u jepet rebelëve, pasi ushtria ruse po përgatitet që të kryejë një tjetër ofensivë.

Kjo situatë ka qënë vazhdimisht shqetësuese për OKB-në por edhe për organizatat e tjera humanitare, pasi në Alepo po qëndrojnë aktualisht 250.00 civilë. Këta banorë kanë jetuar për vite me rradhë në kushte ekstreme, me rezerva të pakta uji, ushqimesh dhe medikamentesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here