Igli Tare: Ja kush trainer i duhet Interit

0
220

Drejtori Sportiv i Lacio, Igli Tare ka dhënë një intervistë tëh gjatë për Premium Sport për momentin e mirë të skuadrës së Inzaghi.

“Skuadra po jep përgjigjet e duhura në fushën e lojës. Kemi futur elementë të rinj. Kemi krijuar një grup pune mjaft të mirë dhe frytet kanë filluar të dalin. Një fillim i mirë për Immobile? Nuk mendoj se ishte surprizë për futbollin italian. Bashkë me Keita dhe Felipe Anderson bëjnë një tredhëmbësh të rrezikshëm”.

Refuzimi i Bielsa?

“Refuzimi i Bielsa ishte një fatmirësi? Nuk e di. Cilësitë e tij janë të padiskutueshme”.

Pioli te Inter?

“E kam ndjekur çështjen. Pioli është një nga trajnerët më të mirë në Itali dhe më të zotët që ka punuar te Lazio. Ka eksperiencën e duhur për të drejtuar Inter”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here