Ben Blushi zbulon shifrën: Sa janë anëtarësuar në LIBRA dy ditë pas themelimit

0

Dy ditë më parë, Ben Blushi bashkë me Mimoza Hafizin dhe të tjerë me ide të njejta u shkëputën përfundimisht nga Partia Socialiste për të krijuar LIBRA-n, partinë e re që do ngjyrën e diellit dhe kuptimin për libër, dije, liri, ekuilibër, peshore që ka në themel besimin se Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët. Sot pas dy ditësh, në faqen e tij zyrtare në Facebook, Blushi duket optimist pasi numëron 1503 anëtarë të rinj.

Loading...

“Për dy ditë 1503 antarë të rinj. Anëtaresohuni tani”,- shprehet Blushi. Po në profilin e tij, Blushi poston edhe një foto të selisë së partisë. Gjatë prezantimit të LIBRA-s Blushi tha se janë vetëm shqiptarët ata që mund ta bëjnë Shqipërinë. “Ne besojmë se Shqipëria mund të bëhet dhe do bëhet vetëm nga shqiptarët. Shqiptarët kanë detyrimin për ta bërë vendin e tyre, që të jetojnë në harmoni dhe paqe. Me këtë besim kemi ardhur sot këtu të bashkohemi rreth një ideje jo rreth një njeriu. Mendimet e drejta që lindin pas një ideje janë më të qëndrueshme se ato të një njeriu. Një njeri lodhet, përkulet ndalon, një ide nuk ndalon”,- tha ai.

Loading...

Lini nje pergjigje