7 ligjet/ Miratohet ligji i fundit i Reformës në Drejtësi, PD ikën: U shkel procedura

0
190

Kuvendi ka miratuar me 87 vota pro, projektligjin për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë. Me vetëm votat e mazhorancës, u miratua projektligji që i hap rrugë krijimit të institucioneve qeverisëse të sistemit si KLP, KLGJ.

Deputetet e opozitës nuk morën pjesë në votim, pasi u rrëzua kërkesa e tyre për shtyrje të votimit të këtij projektligji.

Në përfundim të punimeve të seancës deutetja Vasilika Hysa tha se ky është ligji më i rëndësishëm pas atij të Vettingut.

Vasilika Hysi: Falenderoj ekspertët për amendamentet. Ky është ligji më i rëndësishëm pas ligjit të Vettingut. Me këto 7 ligje është hedhur baza e reformës në drejtësi. Deputetet kishin kohën e mjaftueshme për të lexuar pr/ligjet.

Ky ligj i cili u miratua sot (3 nentor) ka ndryshuar në rreth 104 nene të tij. Ndryshimet janë bërë nga mazhoranca në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi me asistencë të Euraluis dhe Optade.

Opozita e ka kundërshtuar këtë ligj si antikushtetuese, ndërsa këto ndryshime sipas saj e kanë thelluar konfliktin. Deputeti Bylykbashi tha se ndërhyrjet riciklojnë elementë të tjerë antikushtetues.

Amendamentet parashikojnë një komision ad hoc  i cili do të filtrojë të gjithë kandidaturat që kanë të drejtë të konkurojnë për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqsor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Më parë procesin e flitrimit e bënin dhoma e avokatisë e noterëve dhe juristëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here