Shënime nga errësira e Tiranës

0

Nga Artan Fuga

Loading...

I ndodh dhe nje qyteti
ultramodern,
shume te paster si Tirana,
madje futurist nga arkitektura e tij, i njejte me Tokion dhe Dohan,
te lere zona te tera te tij, 100 metra ne vije ajrore nga Qendra, pa elektrike, pa drita, pa uje.
Kushedi sa femije jane deprimuar!
Kushedi sa te semure jane perkeqesuar!
Kushedi sa cifte kane fjetur pa lare kembet!
Kushedi sa shkollare neser do te shkojne ne klase pa bere detyrat!
Kushedi sa pajisje elektroshtepiake jane djegur!
Kushedi sa skype nuk kane bere dot nenat me femijet azilante ne dhera te huaj.
Kushedi sa pula jane prishur ne frigorifera dyqanesh!
Sa akullore do te ringrijne perseri, pasi jane shkrire.
Kushedi sa vetura jane perplasur ne udhekryqe pa semafore.
Kushedi sa te moshuar flene te dera e baneses se ashensor qe i ngjit ne kat te dhjete nuk punon!
Kushedi sesa gra neser do te paraqiten ne pune para shefave me buzekuq, por me dhembe pa lare.
Kushedi sa burra do te shkojne ne mbledhje te rendesishme te parfumosur, por te parruar.
Presim me ankth lindjen e Diellit. Po sikur neser as ai te mos lindi?
Lutemi te dali ne horizont.
Halli po na ben pagane.
Kushedi
Skenderbeu te sheshi rri i merzitur mbi kalin e vet. Kali ben sikur ecen.
Hamzai na ka kapur per fyti.

Loading...

Lini nje pergjigje