Ja çfarë u tha ish-gjyqtari Guximtar Boçi kolegëve për skandalin seksual

0
184

I përfshirë në një skandal të bërë publik në media, ish­-kryegjyqtari Guximtar Boçi, njëkohësisht i pezulluar nga detyra si gjyqtar pas gati 20 vitesh, ka bërë edhe dorëzimet e fundit në gjykatë rreth orës 14:30 të së Martës.

Vartësit e tij deri të premten e shkuar, mes tyre sekretaret, si dhe personeli i gjykatës, janë rreshtuar në korridorin e institucionit në katin e parë, ku e kanë takuar Boçin.

Ata i kanë shprehur mbështetjen dhe thanë se do të presin që e drejta të vendoset sa më shpejt. Por si është shprehur vetë gjyqtari? Sipas gazetës “Panorama”, ish-gjyqëtari ka shprehur falënderimet për stafin për vitet që ka punuar bashkë me ta, duke deklaruar se do të ndjekë në rrugë ligjore këtë çështje.

Ai ka theksuar se: “Ndihem mirë që ju nuk më braktisët në momentet më të vështira të jetës sime, ndihem i privilegjuar që kam punuar me një staf dhe me kolegë të shkëlqyer që kanë shërbyer me devotshmëri në përputhje me ligjet dhe në shërbim të komunitetit. E vërteta do të zbulohet dhe do të mësohet se gjithçka ka qenë spekulative dhe me qëllime të caktuara, për të më shkatërruar karrierën time profesionale, familjen dhe jetën time personale”, ishin fjalët e Guximtar Boçit, i cili deri në fund të hetimeve do të qëndrojë i pezulluar nga detyra.

Pas skandalit të denoncuar në media, Boçi deklaroi se gjithçka ndaj tij është e manipuluar dhe se do të kërkojë drejtësi deri në fund.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here