Vëzhgimi/ Tirana, kryeqyteti ku produktet shiten jashtë kontrollit dhe kushteve higjienike

0
199

14859356_1269623679755555_1794451169_o14881524_1269623879755535_1646377087_o 14881270_1269624159755507_28826392_o14894391_1269622366422353_2035393938_o   14886158_1269623639755559_467614998_n

 Dëshmitë e tregtarëve dhe konsumatorëve

“Siguria ushqimore është shumë e ulët, pasi produktet shiten në kushte skandaloze dhe janë një burim sëmundjesh për konsumatorët”

Rrugët e Tiranës janë të mbushura me tregtar ambulantë,  të cilët shesin produkte të ndryshme. Në çdo cep të kryeqytetit shikon tregtar dhe njerëz që shkojnë dhe blejnë këto produkte. Edhe pse në Tiranë ka disa tregje që janë të kontrolluara,  përsëri Policia Bashkiake lejon që shumë produkte të shitën në vendet e gabuara. Kemi tregtar nga zonat përreth Tiranës me produktet që rrisin në bahçet e tyre dhe që dalin në rrugë të ndryshme të kryeqytetit për ti shitur. Të shumtë në numër, por me pak produkte, ata mundohen që të nxjerrin fitime sa për të nxjerr mundin e tyre.

Por përveç këtyre tregtarëve të vegjël që shesin prodhimet e kopshtit të shtëpisë ka edhe tregtar të tjerë që nuk respektojnë asnjë kusht higjenik gjatë zhvillimit të biznesit. Kanë një godinë dhe një leje për të zhvilluar tregtinë, por përveç këtyre nuk respektojnë asnjë rregull tjetër. Mes pluhurit, pa frigorifer dhe në ambient të ndotur, janë pamjet më të shpeshta në rrugët e kryeqytetit. Kjo situatë është si në periferi e cila është jashtë vëmendjes së njerëzve,  por edhe në qendër ku kalojnë shumë zyrtarë dhe njerëz që marrin vendime për sigurinë e konsumatorit.

Për të bërë një tablo më të qartë, të kësaj panorame kemi vëzhguar në disa zona kryesore të kryeqytetit. Gjatë vëzhgimit kemi konstatuar se në rrugë kryesore, shiten produkte si bimore dhe shtazore në kushte jo higjenike.  Vëzhgimi është bërë në disa zona si Pazari i Ri, Rruga e Tregut Elektrik, Rruga Don Bosko, dhe Kombinat. Në të gjitha këto zona problemi ka qenë i njëjtë, mungesa e kushteve higjenike. Por edhe pse afër qendrës dhe në zona të populluara këto tregje nuk janë në vëmendje të Bashkisë e cila është kompetente për të zgjidhur këtë situatë.  Në pamje të parë nuk duket një situatë alarmante,  këto produkte preferohen shumë nga njerëzit. Në një ditë të zakonshme në mëngjes mund të shohësh një numër të madh konsumatorësh, të cilët shkojnë dhe blejnë këto produkte pa u shqetësuar.  Për ta kjo është një lehtësim pasi i kanë shumë afër me shtëpitë e tyre dhe nuk mundohen që të shkojnë larg. Edhe pse janë të vetë dijshëm për sëmundjet që bartin përsëri nuk shqetësohen.

Produktet ndahen në dy lloje, ato bimore që kanë më pak rrezik dhe ato shtazore që rreziku është në maksimum. Tregtarët që shesin produkte bimore shprehen të gatshëm të flasin dhe tregojnë se këtë punë e bëj në nga halli, pasi nuk shikojnë rrugë zgjidhje tjerët. Sipas tyre nuk mund të sëmuresh në se konsumon perimet që ata shesin në rrugë edhe pse janë mes pluhurit. Në vëzhgimin që kemi kryer kemi marrë shumë dëshmi nga këta tregtar të cilët shesin në rrugë. Përveç kësaj kategorie ka edhe tregtar të cilët edhe pse kanë një dyqan nuk e mirëmbajnë vendin e punës dhe tregtojnë jashtë kushteve.  Në rrugët e Tiranës,  shikon mish i cili është i varur dhe jo në frigorifer, peshk që shitet në govata me ujë në një ambiente të ndotur, vezë dhe qumësht që tregtohen të ekspozuara në rrezet e diellit etj.

14924002_1269623339755589_1722664083_o 14937115_1269623739755549_538867026_n  14923169_1269624226422167_745420069_o

Tregtia në rrugë dhe tregtia pa standarde në dyqane

Në Tiranë mund të gjesh çfarë do lloj produkti, në të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit. Tregtarët e shumtë ambulantë tregtojnë mes pluhurit dhe ndotjes, por ka edhe dyqane të cilat nuk kujdesen që të jenë brenda normave. Sipas Prof. Asoc. Dr. Eltjan Halimi, shitja e produkteve pa rregulla dhe pa kushte higjenike është një burim i madh sëmundjesh që mund të çojnë edhe në humbjen e jetës së njeriut.  Në një intervistë ai na shpjegoi se sa mund të rezistojnë produktet shtazore dhe bulmeti jashtë një pajisjeje frigoriferike. Mishi sipas Porf. Halimit mund të rezistoj deri në dy ore, por në shumë dyqane shihet që produkti të jetë i ekspozuar përgjatë gjithë ditës.

Në një dyqan afër “Pazarit të Ri”, mishi tregtohet afër rrugës dhe jo në pajisje frigorferike.  Nëpërmjet fotove do ju tregojmë që ky produkt qëndron i varur afër dritares, që nga vëzhgimi rezulton se qëndron gjatë gjithë ditës. Por ky dyqan nuk është i vetmi pasi edhe afër rrugës “Don Bosko” është e njëjta situatë. Por mishi nuk është i vetmi produkt i rrezikshëm që tregtohet pa kushte higjeno sanitare.

Një problem tjetër gjithmonë ka qenë edhe peshku, i cili pasi kapej tregtohej në govata anës rrugës.  Ky problem ka shumë vite që ekziston dhe përsëri është i pranishëm në rrugë të ndryshme. Gjatë vëzhgimit kemi konstatuar se shumë tregtar të pa shqetësuar, tregtojnë peshk në arka dhe në govata. Të pyetur se përse ata shesin në këtë mënyrë ata përgjigjen: “Nuk kemi mënyrë tjetër”. Nën logon “peshku i freskët” ata mundohen që të manipulojnë konsumatorin për të blerë atë produkt, i cili ka disa kohë që qëndron në arka në shumë raste edhe i ekspozuar nën rrezet e diellit.  Sipas tyre nuk mund të bartësh asnjë sëmundje nëse konsumon këtë produkt që shiten në këtë mënyrë, dhe shtojnë se ata vetë e konsumojnë. Konsumator të shumtë duke ditur rreziqet që ka konsumimi i këtij produkti tundohen dhe e blejnë përsëri.

Por këto nuk janë produktet e vetme të cilat kanë një shkallë të lartë rrezikshmërie, pasi qumështi dhe veza, janë produkte të cilat kanë pak rezistencë dhe bartin shumë sëmundje nëse konsumohen jashtë afatit. Por edhe pse janë të rrezikshme, përsëri shumë tregtar i shesin pa problem, dhe konsumator të shumtë i blejnë të pa shqetësuar. Në rrugët të cilat kemi vëzhguar kemi konstatuar se këto produkte gjenden me lehtësi në trotuare, por edhe në tezga të sajuara si dyqane, të cilat nuk kanë kushte të nevojshme për të tregtuar këto produkte. Nëpërmjet fotove do ju tregojmë se në shumë rrugë qumështi shitet pa siguri. Banorë të zonave rreth Tiranës dalin dhe i shesin të pa shqetësuar produktet e tyre të bulmetit.

Tregtarët e rrugëve

Tregtarët që shesin këto produkte janë të vetëdijshëm që kushtet në të cilat ata tregtojnë janë të këqija, por sipas tyre nuk kanë zgjidhje tjetër.  Në Rrugën e Saraçëve, e cila është pranë pazarit të ri ka shumë tregtar ambulant të cilët tregtojnë vetëm produkte bimore, dhe sipas tyre ata mundohen që të mbajnë sa më pastër ambientin, por përsëri pluhuri i makinave nuk shmanget dot. Një tregtare na tregoi historinë e saj, dhe mundimin që ajo ka për të nxjerr sado pak fitime për të mbajtur familjen. Më disa qese dhe arka ajo ka gjithmonë mundohet që të vendoset në një cep afër “Pazari të Ri”.

Mungesa e një pensioni të mirë më detyron të dal dhe të shes

Në një moshë të vjetër zonja Lushka, na tregoi rrugën e mundimshme që ajo bën çdo ditë për të ardhur deri të tregu.  Ajo na tregoi se zgjohej çdo  ditë në orën 4 e gjysëm, për të përgatitur qeset me produktet e bahçes dhe i duhej gati një orë për të ardhur në Tiranë. Banuese në fshatin Shën Gjergj, ditë për ditë i duhej që të përdorte transportin publik. E moshuara shiste vetëm sallatë jeshile dhe spinaq, për të nxjerr fitimet e saj që përsëri ishin shumë të pakta. Edhe pse gjatë një ditë mund të grumbullonte një shifër mesatarisht të vogël, një pjesë të shumës i duhej që ta shpenzonte për transport.  Në orën gjashtë e moshuara gjendet çdo ditë në treg në kërkim të klientëve të saj që në shumë raste i ka të përhershëm. Për orë me radhë e ulur në cep të rrugës mundohej që të shiste të gjitha produktet që kishte sjell me vete.  Dita, herë mbyllej  me qeset bosh dhe herë me qeset plot. Por aktiviteti i saj, nuk mbyllej vetëm me tregtimin në këtë treg, pasi ajo duhet që të kujdesej së bashku me bashkëshortin e saj për produktet në kopshtin e tyre, që të vinte përsëri në treg ditën tjetër dhe të kishte diçka për të shitur.  E moshuara na tregoi se nuk ishte e kënaqur me fitimet e pakta që nxirrte në treg, por mungesa e një pensioni të mirë e detyronte atë që të dilte në rrugë për të shitur spinaq. Kjo është një ndër të shumtët tregtar që dalin nga nevoja për të shitur sa do pak produkte, për të grumbulluar një shumë lekësh që i ndihmon në jetën e përditshme.

Mos kontrolli na detyron që të shesim në rrugë

Por një shitës në “Kombinat” shprehet se është i detyruar të shesë mallin e tij edhe në rrugë dhe është i detyruar ta bëjë këtë nën presionin e një konkurrence të pandershme, ku çdokush shet për qejfin e tij dhe askush nuk do t’ia dijë për asgjë, mjafton që malli i tij të shitet. Sipas tij, asnjë nuk  interesohet për ta dhe sistemi i tillë e detyron atë që të dal të shes ato pak produkte që prodhon.  Ai na tregoi se mundohet që produktet ti vendosë në arka, por në disa raste disa shitës të tjerë nuk interesohen fare për higjienën dhe i vendosin në copa kartoni. Tregtari tha se kjo është një mënyrë për të shmangur edhe taksat. Ai përfundoi duke thënë se situata ka kaq kohë në këtë gjendje dhe askush nuk është kujtuar për ta rregulluar atë.

Taksat e larta dhe shitjet e pakta

Një tregtar tjetër i cili shet në “Don Bosko”, na tregoi se ai nuk donte që të shiste në rrugë pasi ka një dyqan, por taksat e larta i kanë ulur shumë fitimin. Sipas tij nuk ka shumë blerës dhe ka taksa që janë të papërballueshme prej tij nëse do të kishte përsëri dyqanin e licencuar. Tregtari me emrin Besnik na tregoi se kishte pasur një dyqan për disa vite, por kohët e fundit ishte detyruar që ta mbyllte dhe të shiste në rrugë si gjithë të tjerët.  Besniku na shpjegoi se tashmë fiton një shumë më të ulët se më parë, por ky fitim në fund të ditës do të jetë i tij dhe nuk i detyrohet asgjë shtetit, pasi është i paligjshëm. Megjithëse kishte frikë ai rrezikonte dhe dilte çdo ditë në rrugë për të shitur sa do pak produkte.  Shumë tregtar të tjerë shikon edhe largësinë e tregjeve të posaçme për të shitur dhe detyroheshin të gjenin një rrugë më të thjeshtë për të tregtuar produktet e tyre.

Tregtar-konsumator, dyshja që ka sjell këtë situatë

Për të ekzistuar këto tregje, duhet të ketë edhe konsumator të cilët ti blejnë. Për fat të mirë dhe të keq, konsumatorët të cilët preferojnë këto tregje janë të shumtë. Banorë në zona të ndryshme shpesh ankohen për sigurinë e ulët dhe kushtet në të cilat tregtohen por përsëri i konsumojnë këto produkte. Shumë banor treguan se i blinin këto produkte për arsye se janë më lirë edhe pse e dinë që mund të jenë të rrezikshme. Ndërsa disa të tjerë thanë se këto produkte janë bio dhe janë shumë të sigurta.

Dëshimtë e konsumatorëve

Gjatë vëzhgimit në rrugët e Tiranës vërehen se produktet të cilat tregtoheshin në rrugë ishin shumë të kërkuara, dhe se tregjet e sajuara në rrugë të ndryshme frekuentoheshin nga shumë njerëz. Në një vëzhgim për rreth një javë, kemi konstatuar se banorë të zonave përreth më shumë pëlqenin që të konsumonin këto produkte sesa produkte të cilat tregtoheshin në marketet  aty afër. Arsyet që i shtynin konsumatorët ishin nga më të ndryshmet.

Çmimi i ulët

Një banorë që banon afër “Pazarit të Ri”, na tregoi se i konsumonte këto produkte sepse kishin një çmim më të ulët se në markete. Ajo tha se për një ditë kursente 200 lekë, dhe këto produkte ishin më cilësore se në dyqane. Sipas saj, produktet që shiten në rrugë kanë një çmim të favorshëm, dhe cilësia është shumë e lartë, duke hedhur poshtë tezën se janë të rrezikshme. Ajo tha se nuk ka pasur kurrë probleme nga këto produkte.

Afërsia me shtëpinë

Një tjetër arsye që shumë konsumatorë blejnë këto produkte është afërsia më banesave të tyre, për shkak të shpeshtisë që kanë këto tregje.  Një banore në një moshë mesatare 60 vjeçe tha se i blinte këto produkte, për arsye se i kishte poshtë shtëpisë. Duke qenë e moshuar ajo nuk mundej që të shkonte në marketë larg banesës së saj dhe detyrohej që ti blinte nga tregtarët e rrugës. E moshuara na tregoi se nuk është shumë e kënaqur me këto produkte, por pa mundësia për të lëvizur e detyronte atë të blinte këto produkte.

Mendimi se janë “BIO”

Shumë banorë mendojnë se këto produkte janë “bio” dhe vijnë gjithmonë nga fshati.  Sipas logjikës së tyre, duke parë se tregtohen nga individë të caktuar që kanë pak produkte, mendojnë se janë produkte fshati dhe shkojnë i blejnë. Por nuk mendojnë fare për cilësinë e tyre. Një banore e “Kombinatit” na tregoi se blen gjithmonë qumështin në tregtar që shesin në rrugë, për tu siguruar që nuk është prishur ajo tha se e blinte në orët e para të mëngjesit për tu siguruar që është i freskët. Sipas banores qumështi disa derë kishte qenë i prishur, por mendimi se qumështi që ajo konsumon është i prodhuar në fshat e detyron atë që ta blej përsëri.

Viktimat e këtyre tregjeve

Nga konsumimi i produkteve që shiten në rrugë ka pasur raste që konsumatori ka pasur probleme shëndetësore. Nga statistikat,por edhe nga vëzhgimi që kemi bërë në tregje, rezulton se shumë konsumator kanë shfaqur probleme shëndetësore pasi kanë konsumuar produktet e tregtuara në rrugë. Gjatë pyetjeve të banorëve rezultoi se shumë prej tyre kishin ankesa për cilësinë dhe disa prej tyre kishin pasur probleme me shëndetin. Një banore e quajtur Fioralba,  e cila banon pranë “Pazari të të Ri”, na tregoi se kishte pasur probleme të theksuara shëndetësore, dhe mendon se i kanë ardhur si pasoj e konsumimit të produkteve që kishte blerë në tregtar që shisnin rrugës. Ajo na tha se kishte blerë vezë dhe qumësht afër “Pazarit të Ri” dhe nga konsumimi i tyre kishte pasur probleme shëndetësore, që e detyruan që të shkonte në spital për tu trajtuar në mënyrë më të specializuar. Por sipas statistikave kjo vajë nuk është e vetmja që ka pësuar një helmim nga konsumimi i këtyre produkteve që janë të pakontrolluara.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here