Tirana, kryeqyteti ku produktet shiten jashtë kontrollit dhe kushteve higjenike

0

“Në asnjë mënyrë mos ti ndalojmë, por të vendosen në tregje të lejuara por me kushte higjenike, konsumimi i këtyre produkteve mund të çoj edhe në humbjen e jetës”

Loading...

Intervistoi: Anesti Barjamemaj

Në rrugë të ndryshme të Tiranës  shiten produkte jashtë kushteve higjeniketë cilat janë një burim sëmundjesh për konsumatorët. Shumë tregje sot në Tiranë janë në kushtet të cilat do të mbylleshin, por përsëri shumë tregëtar vazhdojnë ende të shësin dhe shumë konsumator blejnë në këto tregje. Sipas Prof. Asoc. Dr. Eltjon Halimi i cili është pedagog  i Biologjisë në Universitetin e Tiranës, produktet që shiten në rrugë dhe jashtë kushteve janë një burim sëmundjesh dhe mund të rrezikojnë edhe jetën e konsumatorve. Sipas tij bakteriet e rrezikshme janë të shumta në këto produkte dhe duhet shmangur konsumimi i tyre. Në intervistën e dhënë eksluzivisht për “Standard”, Halimi  shpjegon të gjitha sëmundjet dhe simtomat që shfaqen nëse konsumohen këto produkte.  Sipas tij vetë komuniteti duke pasur një sjellje toleruese, e stimulon këtë tregti jashtë kushteve të lejuara. Për ekspertin për këto çështje Eltjon Halimin, duhet një ndërgjegjësim edhe më i madh, duke pasur parasysh modelet e vendeve të Europës, për tregje të tilla. Është e kuptueshme që këto tregje, për këto prodhime të përditshme duhen bërë disa, edhe të lëvizshme, dhe pranë lagjeve, pasi vetem një treg edhe larg qendrës së banuar, e bën realisht jo efektive qoftë për komunitetin qoftë për tregtarët e vegjël.

 14907815_1269621313089125_1956877133_o 14922908_1269621846422405_2146435548_o 14923169_1269624226422167_745420069_o 14924002_1269623339755589_1722664083_o 14937115_1269623739755549_538867026_n

Shpesh kemi parë në rrugët e Tiranës kryesisht,  por edhe në qytetet e tjera në Shqipëri që tregëtohen ushqime pa asnjë kusht higjeno sanitar. Cili është mendimi juaj për këtë situatë?

Së pari ju falenderoj për intervistën, dhe shqetësimin që trajtoni. Është mëse e vërtetë që në disa rrugë të Tiranës, vazhdon ende të tregtohet, ushqime bulmeti, fruta-perime, apo edhe prodhime peshku, në trotuarë, ose edhe ne tezga pranë rrugës kur kalojnë makinat. Por gjithashtu, ka edhe raste kur tregtimi i tyre kryhet edhe në mjedise tregtimi por që ju mungojnë kushtet e duhura higjenike. Kjo situatë vjen nga disa faktorë kompleks, qoftë nga largësia e tregjeve të posacme, por qoftë edhe nga një traditë e tregtimit të prodhimeve jashtë sistemit të tregjeve, në rrugë. Si njohës i mirë i pasojave mjedisore dhe shëndëtësore, por edhe si i zgjedhur në organet vendimarëse të Pushtetit Vendor të Tiranës, jam i mendimit që kjo situatë duhet të marri fund sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe në rradhë të parë, duhet të arrihet një ndërgjegjësim qoftë i personave që shesin në rrugë, por edhe i komunitetit që mos blejë apo stimulojë këtë tregtim. Është e kuptueshme, që edhe këta tregtarë të vegjël, duhet të tregtojnë produketet e tyre, por jo në kushte jashtë standarteve, por në tregje të licensuara për kushtet higjenike. Qoftë organet e pushteti vendor, por edhe vete komuniteti duhet të jetë më i kujdesshëm në këtë situatë. Pasi në shumë raste, vete komuniteti duke pasur një sjellje toleruese, e stimulon këtë tregti jashtë kushteve të lejuara. Duhet një ndërgjegjësim edhe më i madh, duke pasur parasysh modelet e vendeve të Europës, për tregje të tilla. Pra. Është e kuptueshme që këto tregje, për këto prodhime të përditshme duhen bërë disa, edhe të levizshme, dhe pranë lagjeve, pasi vetem një treg edhe larg qendrës së banuar, e bën realisht jo efektive qoftë për komunitetin qoftë për tregtarët e vegjël.

Çfarë rreziku kanë konsumatorët nëse do konsumojnë këto produkte?

Është tepër reale që këto produkte në këto kushte paraqesin rrezikshmëri të lartë për komunitetin dhe konusumatorin. Duke filluar nga produktet e fruta perimeve, të cilat mbledhin pluhurin e rrugës, i cili është i pasur si me grimca PM10, apo me mbetje të gazeve tepër të dëmshme SOx, NOx, COx, në mbeshtjelljen e tyre, grimcat e pluhurit që formohet nga pallatet në ndërtim. Një pjesë e ketyre mbetjeve, largohet pas larjes me ujë, por mikrorganizma, bakterie, apo edhe invertebrorë dhe larva të tyre, të habitateve ekologjik afër rrugëve, mund të kalojnë në organizëm. Ndërkohë situata është më e rëndë për produket e bulmetit apo mishit. Pasi këto produkte janë vektorë transmentues për shumë patologji infektivë të rrezikshme deri edhe letale për shëndetin human. Në indet e mishit që tregtohet, depozitohen jo vetëm grimca pluhuri, por edhe bakteria apo larva të vektorëve infektues, si psh Tenjeve apo shiritit, të cilët pasi konsumohen nga qytetari, ose dhe thjesht pasi preken me duar, ose kalojnë direkt në aparatin tretës të konsumatorit ose depozitohen në lëkurë apo thonjtë e durave. Këto larva, pasi gjejnë mjedis optimal  në organizëm,  zhvillojnë ciklin e tyre biologjik, duke formuar adultët të cilët transmentojnë patologjinë. Më pas, cikli nuk ngel vëtëm kaq, por gjatë jetës normale të konsumatorit,  këto parazitë që tashmë janë rritur në aparatin tretës, dalin jashtë organizmit, duke shkaktuar përhapjen e patologjisë edhe në individë të tjerë. Këto patologji, janë të rrënda duke shkaktur pasoja të dëmshme për organizmin.

A është konsumimi i këtyre produkteve një burim sëmundjesh për konsumatorët?

Po, siç dhe e përmendëm më sipër, konsumimi i këtyre produkteve është përherë një burim sëmundjesh jo vetëm për konsumatorin por edhe për njërëz që jetojnë me atë. Shumë rastë të tilla paraqiten shpesh në shërbimin parësor apo urgjencat e vendit. Ndaj është e domosdoshme ndalimi sa më parë i tregtimit të tyre jashtë kushteve higjenike, ose edhe më keq duke patur parasysh mjedisin tonë, tregtimi në shumë raste është edhe në kushte të ndotura.

A është e lejueshme që të shitet peshku, mishi apo produkte të tjera pa frigorifer?

Është absolutisht jashtë çdo kushti jo vetëm higjenik, që produktet e mishit apo peshkut, të mbahen, transportohen dhe tregtohen në mjedise me temperaturë mbi 0 gradë. Kjo normal që ka arsyen e saj shpjeguese. Mikroorganizmat, bakteriet, larvat, etj, kërkojnë kushte optimale ekoligjike për të zhvilluar jetesën e tyre biologjikë. Por nëse tempeatura është nën 0 gradë, apo në ngrirje siç mund ta themi më lehtë për ta kuptuar, këto organizma qëndrojnë në gjendje letagjike, inaktive, dhe janë të palëvizshme, dhe nuk kryejnë ciklin e tyre biolgjik të shumimit. Ndërkohë pasi produkti mishit është blerë duhet të qëndroj përsëri në kushte frigoriferike, në mënyrë që këto organizma në temperaturen optimale të shtëpisë të riaktivizohen. Është e kuptueshme që qëndrimi jashtë, nën rrezët e diellit shkakton kontaminin të sigurtë dhe të rrezikshëm. Dhe përpara konsumimit, trajtohen në temperatur të lartë, dhe si rrjedhim ato bëhen të padëmshme për organizmin. Mbatja e produkteve të mishit, në temperaturë të mjedisit në rrugë, jo vetem mbledh mikroorganizma, por dhe stimulon zhvillimin e tyre biologjik. Ndaj është e palejueshme që këto produkte të tregotohen pa kushte frigoriferike, ose edhe më keq kur përdorin ujë të ndotur për ti larë.

Cilat  produkte janë më të rrezikshme për shëndëtin e njeriut,  nëse tregëtohen jashtë standarteve dhe konsumohen, ato shtazore apo bimore?

Nuk mendoj që çështja shtrohet në këtë prizëm. Për shëndetin human, që është më kryesori, cdo dëmtim i tij sado minimal mund të duket është i rrezikshëm. Pasi disa dëmtime mund të mos kenë pasoja të dukshme dhe akute, por mund të depozitojnë mbejtje në organizëm që mund të shkaktojnë edhe raste të patologjive kancerogjene. Mund të përmend këtu që edhe produktet bimore apo dhe frutat shkaktojnë patologji nga specie të gjinisë Cyclospora, që shkakton gjendje patologjike edhe në disa muaj. Por është e kuptushme, për vetë vektorët transmentues të patologjive akutë që përmbajne produktet e mishit janë më të rrezikshme kur tregtohen në kushte jo higjenike. Por mund të themi që produktet e bulmetit preken më shpejt nga bakterieve. Ndaj është detyrë e organve vendore apo qëndrore, të kontrollit veterinar që të mos lejojnë në asnjë rast tregtim të tillë, por të ndalojnë sa herë që e hasin, jo thjesht për të zbatuar rregullat e inspektimit, por për të parandaluar patologjitë e mundshme humane.

14859421_1269624179755505_499188388_o 14876076_1269621343089122_1995062244_o 14881178_1269621303089126_1451881741_o 14881270_1269624159755507_28826392_o 14859356_1269623679755555_1794451169_o

Sa mund të rezistoj mishi, peshku, veza jashtë një pajisjeje frigoriferike që të jetë e konsumueshme dhe jo e dëmshme në shëndetin e njeriut?

Koha maksimale që produktet e mishit mund të qëndrojnë jashtë frigoriferit është jo më shumë se dy orë. Por në këtë rast, kam parasysh që produkti ka qënë në kushte frigoriferike, dhe pasi është nxjerë nga frigoriferi, mund të qëndrojë maksimumi jo më shumë se dy orë para gatimit të tij. Sepse nëse qëndron për më shumë se dy orë, në temperatura normale edhe mbi 20 gradë, ekziston mundësia reale që ai të preket nga larvat apo bakteriet. Por edhe në kushtet frigoriferike, duhet që produketet e mishit apo peshkut, të mbahen të mbledhtjella me leter alumini. Gjithashtu tregtarët duhen të kenë kujdes që produktet e mishit mos ti vendosin afër produkteve të bulmetit, ose lëngu i tij të lagi produkte të tjera që ata tregtojnë. Për qumështin është e këshillueshme të mbahet në ene qelqi se sa në ene plastike. Duhet patur parasysh që temperatura optimale për mbatjet në kushte frigoriferike të jetë jo më shumë se 4 gradë. Në mënyrë që mikroorganizmat të mos zhvillohen. Tregtarët duhet të kenë parasysh që gjthmonë duhet të pastrojnë frigoriferin e tyre, pasi cdo papastërti do krijontë mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e mikroorganizmave.

Nëse mund të na thoni cilat janë sëmundjet më të shpeshta që  shfaqen nga konsumimi i produkteve jashtë  standarteve?

Zakonisht nga produktet që shiten jashtë standarteve, zhvillohet helmimi i konsumatorit. Në këto raste pasi janë konsumuar ushqime të tilla, rreth 60 apo 90 minuta pas konsumimit, shfaqen shqetësime të stomakut, pasi aparati tretës nuk pranon dhe reagon ndaj bakterieve të produkteve. Mund të përmendim këtu produktet të kontaminura nga specie të gjinisë Staphylococcus që shkaktohen direkt nga produktet e mishit të mbajtur sic theksuam më sipër jashtë kushteve frigoriferike, duke shkaktuar diare dhe ethe në mënyrë të papritur. Shumë i rrezikshëm deri në raste shumë të rënda është edhe kontaminimi nga specie të gjinisë Salmonella e cila shkakton patologjinë e njohur të salmonellozës me diarre, dhimbje barku. Ose kontaminimi në kushte jo higjenike dhe të papërshtatshme nga speciet e gjinisë Bacillus që shkakton dhimbje dhe diare, specie të gjinisë Streptococcus, si p.sh S.gordoni që janë optimale në temperatura mjedisi, nga speciet e Clostridium që shkaktojnë edhe bllokim frymëmarje deri në gjendje humbje të jetës, nga speciet e E.coli që prekin edhe produkte mishi, pruduk qumshti, apo dhe fruta dhe shkaktojnë ethe, dhe në disa raste dëmtimi prek edhe funksionimin e veshkave duke sjellë infeksionë akute hemoragjike urinare. Duhet patur parasysh së këto patologji shkaktojnë edhe patologji kronike dhe të përhershme të aparatit tretës. Mjaftojnë këto mikroorganizma biologjikë që shkaktojnë patologji me pasoja të rrënda, për të qenë të gjithë të ndërgjegjshëm që tregtimi dhe konsumimi i produkteve jashtë standarteve higjenike dhe kushteve minimale duhet të ndalojë sa më parë.

Kunsumoni ju vet ushqime të cilat tregëtohen në rrugë dhe ua këshilloni të tjerve që ti konsumojnë, apo kujdeseni gjithmonë që të blini produkte të cilat janë më të sigurta?

Në mënyrë absolutë, personalisht nuk konsumoj, dhe u rekomandoj kujdo që të mos i konsumojë. Por shumë konsumatorë duke mos qënë koshient për dëmet e shkaktuara, por dhe duke qënë se tregjet mund të jenë larg vendbanimit, konsumojnë dhe blejnë produkte të tilla. Shfrytëzoj gazetën tuaj, që edhe nga kjo intervistë, tju bëj edhe një herrë thirje që mos konsumojnë më produkte të tilla.

 

Loading...

Lini nje pergjigje