Rihapet gara për Gjykatën Europiane, Qeveria: Si aplikohet

0

Qeveria shqiptare rihap sërish garën për kandidatët që do të konkurojnë për postin e gjyqtarit që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën Europiane. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do ta votojë brenda muajit prill 2017, kandidaturën për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Këshilli i Evropës e ftoi qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 20 mars 2017, listën me propozime për tre kandidaturat për këtë pozicion. Njoftimi për rihapjen e garës është publikuar në fletoren zyrtare numri 31, datë 1 nëntor 2016 . Për afro 30 ditë, të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokat me të paktën 15 vite eksperiencë si dhe profesor, lektor apo nëpunës civil me njohuri në fushën e drejtësisë do duhet të depozitojnë pranë kryeministrit dokumentacionin e kërkuar dhe kërkesën individuale për aplikim në këtë post.

Pas procesit të përzgjedhjes, tre emra do ti nënshtrohen votimit në asamblenë parlamentare, votim i cili do të kryhet brenda prillit të 2017-ës.

Këtu aplikohet:

http://botimezyrtare.gov.al/botime/buletini/2016/pdf-2016-b/31-2016.pdf

Lini nje pergjigje