Drogë me valixhe nga Shqipëria në Kosovë, 2 në pranga

0

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion kontrolli në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës dhe gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore janë gjetur tre valixhe dhe dy thasë najloni të zi me 45 paketime të cilat ishin të mbushur me substancë të dyshuar narkotike marijuanë, me sasi rreth 50 kg.

Loading...

Policia ka arrestuar dy burra, një prej tyre nga Shqipëria i cili dyshohet se është i përshirë në këtë rast. Policia e Kosovës ka konfiskuar substanca narkotike, katër telefona celularë dhe vetura “Audi” me targa vendore, me të cilën është kryer transporti i mariuhanës. Personat e arrestuar në këtë rast janë: A.B., 41 vjeç dhe E.C., 49 vjeç. Me vendim të prokurorit kompetent të arrestuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.

 

Loading...

Lini nje pergjigje