Profil/ Turistja çeke tentoi 9 ditë më parë të mbytej në det, por u shpëtua

0
223

Turistja çeke tentoi edhe 9 ditë më parë që të kryente një vetëvrasje. Ajo ndodhej në qytetin e Durrësit dhe u fut në det në orët e pasdites për t’u mbytur. Por disa kalimtarë te rastësishëm, u futën dhe e nxorën nga deti, duke i shpëtuar jetën, raporton Panorama. Policia tha se 52-vjeçarja vuan nga probleme mendore, ndërsa në breg të detit ku u shënua ngjarja, është gjetur edhe një sasi medikamenti Diapezon.

52-vjeçarja çeke Hana Demeterova që tentoi të kryente vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 6-të i 15-katëshit në Tiranë rezulton se është një aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve.

Në profilin e saj në Facebook, Demeterova nuk zbulon shumë të dhëna për jetën e saj personale. Ajo ka postuar foto me fëmijë të plagosur dhe viktima lufte. 52-vjeçari rezulton se është presidente e organizatës “Help a man”, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here