Standard.al

Horoskopi 31 Tetor 2016

0

Dashi (21 mars- 19 prill)

Mos u përpiqni ti ndrydhni ndjenjat që keni. Ato mund të jenë të lidhura me një periudhë të caktuar të jetës tuaj dhe sa më pak ti shmangni, aq më shumë mundësi do keni të çliroheni prej tyre. Nëse jeni të trazuar, mundohuni ta gjeni qetësinë në krahët e personit tuaj më të dashur.

Demi (20 prill- 19 maj)

Sot do keni energji të mjaftueshme për tu përballur me problemet tuaja familjare. Nëse keni nevojë për ndihmë, mos gurroni tja u kërkoni personave tuaj më të afërt. Mos u shqetësoni, pasi kjo situatë nuk është shumë serioze dhe do arrini ta zgjidhni shumë lehtë. Keni aftësi ti përballoni lehtë problemet.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Sot nuk do ndodhë asgjë e pazakontë, por megjithatë, ju ndjeheni të shqetësuar dhe në tension. Mos e stresoni veten pa arsye, por përpiquni ta shfrytëzoni sa më shumë ktë ditë. Hartoni planet për të ardhmen dhe mendoni mënyra se si do ti arrini qëllimet që i keni vënë vetes.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Ju pëlqen të kujdeseni për të tjerët dhe ndërhyni shpesh në jetën e tyre, por ndonjëherë më shumë seç duhet. Është e vërtetë që personat rreth jush, kanë nevojë për këshillat tuaja, por duhet tu jepni hapësirat e duhura, pasi vetëm në ktë mënyrë do i dalin zot vetes. Fokusohuni pak më shumë tek jeta juaj.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Shpesh herë bini pre e emocioneve dhe kjo nuk ju lejon që të merrni gjithmonë vendimet e duhura. Edhe sot, nuk do të ketë përjashtim nga ky rregull, por do të jetë pak më ndryshe se herët e tjera. Pavarësisht gjëndjes tuaj emocionale, një person i afërt do ju sjellë me këmbë në tokë dhe do ja u paraqesë realitetin ashtu siç është.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Sot do humbisni në mendimet tuaja rreth jetës dhe marrëdhënieve me personat që ju rrethojnë. Jeni duke pyetur veten nëse po jetoni sipas standarteve që keni vendosur dhe çfarë prisni nga e ardhmja dhe personat rreth jush. Ndoshta ka ardhur koha të bëni disa ndryshime të rëndësishme.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Kohët e fundit jeni bezdisur nga disa sjellje të miqve tuaj. Ndryshe prej tyre, ju jeni shumë optimistë dhe mund të përballoni pothuajse çdo problem që ju del përpara. Këtë aftësi, shfrytëzojeni dhe në situatat e vështira që mund të hasni në punë apo në jetën tuaj personale.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Keni aftësi të mira për të bërë njerëzit për vete dhe kjo ju ndihmon shumë që të njiheni me persona të rinj. Sot mund të jeni pak të ngarkuar emocionalisht dhe do jeni të shpërqëndruar në punë. Ndoshta duhet të merrni disa ditë pushim dhe të rifitoni energjitë e humbura.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Ju konsideroheni persona aktivë, por sot nuk do të jetë një prej atyre ditëve. Do bini në një gjëndje qetësie dhe do keni mundësi të reflektoni rreth situatave të caktuara. Personat rreth jush, do habiten me ndryshimin tuaj, pavarësisht se kjo është diçka e përkohshme. Shumë shpejt do i ktheheni normalitetit.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Të gjithë duhet të bëjnë kompromise për të jetuar në shoqërinë bashkëkohore. Ju mund të keni disa mendësi të ngulitura thellë, të cilat është e vështirë ti ndryshoni. Shpesh herë, pyesni veten nëse ja vlen të luftoni për bindjet që keni apo duhet të përshtateni me ata që ju rrethojnë. Bëni atë që ju e shihni të arsyeshme.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Sot do ju kthehen disa emocione të vjetra, të lidhura me fëmijërinë tuaj. Kjo është një mënyrë e mirë për tu kthyer mbrapa në kohë dhe për të analizuar vendimet e marra deri në këtë moment. Ndoshta do arrini tu jepni përgjigje dhe disa pyetjeve që ju shqetësojnë prej kohësh.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Gjithmonë e keni ndjerë të nevojshme të lironi veten nga shoqëria që ju rrethon, pasi dëshironi të ndjeheni të pavarur me çdo kusht. Sot duhet të përballeni dhe me disa probleme të lidhura me jetën tuaj personale dhe me shumë mundësi, do gjeni zgjidhjet e duhura për to.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.