Standard.al

Çipa: Komentet e Ramës për median dhe analistët mbartin konflikt interesi (Video)

0

Për analistin dhe gazetarin Aleksandër Çipa, komentet e sotme të kryeministrit Edi Rama për median dhe analistët janë në konflikt interesi.

Çipa:Krahasimet që vinë prej një politikbërësi për nivelin e opinionistëve apo komentonjësve politikë në mediumet shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë janë prononcime që mbartin një konflikt interesi. Rama sot është një politikan që qeveris vendin, është në krye të ekzekutivit shqiptar dhe sido që ai ta përcjellë komentin apo qëndrimin vlerësues, qoftë dhe kritik për mediat dhe gazetarët ai e mbart konfliktin e interesit. Kështu që e drejta kurrësesi nuk mund të jetë pronë dhe aq më tepër në avantazhin e vet.

I ftuar në “Ora e Intervistës” në RTV Ora News, Çipa thotë se media vazhdon të vuajë flirtimin e politikës si dhe informalitetin social dhe financiar.

Çipa: Në realitetin mediatik të Shqipërisë ka disa probleme, si manipulimi apo flirtimi i politikës me komentonjësit politik. Kjo është një histori e stërzgjatur. Kjo vjen nga disa arsye. Së pari kanë të bëjnë me një flirt kaq flagrant që realizon politikbërja në Shqipëri me oligarkët e medias, pronarët dhe editorët që janë njëkohësisht njerëzit adintër të administratorëve mediatik. Nga ana tjetër me një realitet i stërzgjatur në periudhën post-komuniste që lidhet me informalitetin. Mediat në Shqipëri sot janë një sektor që përjeton vuajtjen dhe lëngatën e informalitetit social dhe financiar. Ne si drejtues të Unionit të Gazetarëve Shqipëtarë e kemi ngritur zërin. Kryeministri sot ka atakuar jo vetëm opinionistët, por ka shkaktuar një lloj shantazhi publik për rolin dhe autoritetin e medias. Nëse një pjesë e targetit të profesionistëve të medias shqiptare që janë opinionistët, janë atakuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë, është një target tjetër më autoritativ për të cilin ne kemi nevojë të evidentohet dhe të marrë protagonizmin profesional, e kam fjalën për reporterët dhe investigatorët. Mediat duhet të vinë në misionin natyral të tyre të të qënit shërbestar të opinionit dhe interesit publik.

Gazetari Çipa deklaratën e Ramës e lidh edhe me atmosferën paraelektorale.

Çipa: Besoj se deklarata është në kontekstet të një atmosfere paraelektorale. Në këtë moment Rama zotëron qetësinë e atakimit apo të përdorimit të mediumeve, por nuk zotëron dot lirinë e vetëshprehjes apo kapriços artikuluese që mund të kenë njerëzit e opinionbërjes publike. Në këtë pikë një pjesë e tyre e kanë kompromentuar këtë mison dhe autoritetet, ndërsa një pjesë janë vetëvetja.Përcjellin zërin e lirë të individit profesional.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.