Këlni i Mavrajt nuk di të ndalet, renditet pesë pikë më pak se Bayren

0
158

Këlni vazhdon të shfaqet në formë të shkëlqyer në kampionat. Në ndeshjen që mbylli javën e nëntë të Bundesligës, ekipi i Mërgim Mavrajt mposhti 3-0 Hamburgun e vendit të fundit në një 90-minutësh ku qendërmbrojtësi shqiptar ishte sërish titullar.

Përkundër përpjekjeve, të zotët e shtëpisë mundën të gjenin golin vetëm në minutën e 61-të me të përhershmin Antoni Modeste. Sulmuesi francez shleu gabimin e fundit të pjesës së parë, kur kishte humbur një penallti.

Me avantazhin në xhep, Këlni realizoi edhe dy herë të tjera, përsëri me Modesten, i cili plotësoi tripletën personale në minutat 83’ dhe 86’.
Fitorja e ngjit skuadrën e Mavrajt në vendin e katërt me 18 pikë, pesë më pak se Bajerni i Mynihut që udhëheq kampionatin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here