Horoskopi 30 Tetor 2016

0
204

Dashi (21 mars- 19 prill)

Sot do të ngriheni me shumë energji dhe dëshirë për tu marrë me ndonjë aktivitet fizik. Puna mund tju krijojë një pengesë, por mos lejoni që kjo tju presë vrullin. Përfundoni punët sa më shpejt dhe filloni aktivitetin që doni. Shfrytëzojeni energjinë e sotme.

Demi (20 prill- 19 maj)

Rruga e karrierës dhe qëllimet tuaja financiare duket sikur janë bllokuar dhe kjo do ju mërzisë shumë. Mos lejoni që tju kapë paniku, pasi kjo gjëdje nuk është e përhershme. Shumë shpejt, gjërat do kthehen në normalitet. Ndërkohë mundohuni të largoni mendjen duke u marrë me aktivitete argëtuese.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Zakonisht jeni shumë të shoqërueshëm dhe ju pëlqen të jeni të rrethuar me njerëz, por sot dëshironi të qëndroni vetëm. Ndjeheni pa energji dhe pak pa qejf. Ndoshta ju ndihmon një shëtitje në park ose ndonjë aktivitet tjetër, mjafton të mos rrini në shtëpi. Shumë shpejt do ktheheni në normalitet.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Një kolegu juaj mund të jetë në humor të keq sot dhe kjo mund tju transmetohet dhe juve. Gjëndja e tij/saj do e vështirësojë përfundimin e punëve, por mundohuni ta kuptoni dhe ta ndihmoni. Mos u ndjeni fajtor nëse nuk arrini ta përfundoni punën në kohë.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Një grup miqsh ju ka kërkuar të dilni me ta, por ju nuk keni shumë dëshirë ta bëni dhe shkak mund të jetë gjëndja juaj finanaciare. Duhet të tregoheni pak të shtrënguar në shpenzime. Gjithsesi, nuk keni dëshirë ta kaloni mbrëmjen vetëm, kështu që mund të organizoni diçka në shtëpi.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Sot ndjeheni pa energji dhe nuk keni dëshirë që të rrini me njerëz të tjerë, por as të qëndroni vetëm. Jeni shumë konfuze dhe as vetë nuk e dini se çfarë kërkoni. Më e mira do të ishte të merrnit pjesë në ndonjë aktivitet argëtues dhe të hiqni mendjen nga gjërat që ju shqetësojnë.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Sot dëshironi të rrini gjithë ditën në dhomë dhe të mos keni praninë e njerëzve të tjerë përreth, as të familjarëve tuaj. Puna e tepërt ju ka bërë të ndjeheni të lodhur dhe të mërzitur. E vetmja gjë që doni, është të qëndroni shtirë dhe të relaksoheni për të fituar energjitë dhe për të marrë veten.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Sot kishit planifikuar të shpenzonit, por një kontroll i gjëndjes tuaj finanaciare do ju ndalojë. Është më mirë sikur të prisni paratë e muajit tjetër për çdo shpenzim që keni ndërmend të bëni. Gjërat nuk janë urjgente, kështu që mund të bëheni të duruar. Merruni me ndojë aktivitet tjetër sot.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Mungesa e energjise fizike dhe mendore, do ju ulë humorin dhe nuk do të keni dëshirë të bëni asgjë. Jeni të mërzitur me faktin që dhe sot duhet të punoni. Mundohuni ta mbyllni punën sa më shpejt dhe kalojeni mbrëmjen në një vend argëtues.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Planet për të shkuar diku me pushime apo me punë, mund të mos realizohen sot. Ajo që keni planifikuar mund të shtyhet për më vonë dhe ju do të ndjeheni pak të zhgënjyer. Shfrytëzoni ktë vonesë për të përfunduar disa punë të lëna pezull.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Sot është një nga ato ditët, në të cilat është shumë e vështirë për të patur rezultate të mira nga puna. Do të gjeni justifikime për tu shkëputur shpesh nga puna, por do të ishte më mirë sikur të përfundonit shpejt punët më urgjente dhe pjesën tjetër të ditës ta bënit pushim.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Sot nuk është një ditë e mirë për të provuar fatin diku apo për të kërkuar një rritje rroge në punë. Përgjigjet mund të mos jenë ato që prisnit. Gjithashtu, do të ndjeni një bllokim dhe nga aspekti i romancës, pasi nuk jeni në humor për të takuar partnerin/en apo për të njohur njerëz të rinj. Kalojeni mbrëmjen të qetë në shtëpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here