Vritet në Kanada djali 15 vjeçar i aktorit shqiptar

0
231

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në familjen e aktorit shqiptar Shkëlqim Daja, i njohur për disa intepretime në filmat e socrealizmit gjatë viteve ’80.

Daja i cili jeton prej shumë vitesh me familjen në Kanada ka humbur djalin e tij 15 vjeçar Denisin mbrëmjen e djeshme.

Opinion.al mëson se djaloshi është vrarë mbrëmë gjatë një party adoleshentësh, ndërkohë që nuk jepen të tjera të dhëna mbi mënyrën se si ka rrjedhur ngjarja.

Kjo është një goditje shumë e rëndë për prindërit e tij Shkëlqimin dhe Karmelen, edhe për faktin që Denisi ishte djali i tyre i vetëm.

Ndërkohë që ngushëllime të shumta familja ka marrë edhe nga bashkëatdhetarët që jetojnë në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here