Skandali/ 8-vjeçari nga Shkodra nuk ekziston i rregjistruar në Gjendjen Civile

0
152

Përtej vështirësive ekonomike dhe problemeve shëndetësore, sfida më e madhe e Anton Dakaj nga fshati Stom Golem i Komunës Rrethina në Shkodër, është regjistrimi i të birit 8 – vjeçar në Gjendjen Civile.

Situata për këtë kryefamiljar filloi të vështirësohej pas një bashkëjetese të dështuar nga e cila erdhi në jetë Alfonci. Si pasojë e mungesës së kurorëzimit, fëmija i kaloi së ëmës, pavarësisht se askund nuk është regjistruar.

Më pas, Antoni e rriti fëmijën, ndërsa sot ka dy vite që djali i tij ndjek shkollën i paregjistruar. Endrrat e Alfoncit 8-vjeçar janë të mëdha, por e ardhmja e tij nuk dihet, pasi akoma nuk ka fituar identitetin. Kryefamiljari Dakaj e ka të pamundur të hapë një çështje gjyqësore që të verifikojë AND-në, pasi të ardhurat ekonomike të tij janë të pakta. Nga ana tjetër, e ëma e Alfoncit 8-vjeçar është martuar në një shtet tjetër që e bën rrjedhimisht të pamundur kontaktin me të.

Edhe Njësia Administrative Rrethina e ka të pamundur të regjistrojë djalin 8-vjeçar, pavarësisht se ekziston certifikata e tij e lindjes. Gjatë një interviste telefonike, kreu i kësaj njësie administrative Vlash Pjetri i tha Star Plus se institucioni që ai drejton nuk ka të drejtë të regjistrojë fëmijën. Sipas Pjetrit, e vetmja zgjidhje është hapja e një çështjeje gjyqësore. Përballë një situate të tilë, ai që e vuan më tepër këtë situatë të pazgjidhshme është 8-vjeçari Alfonci, i cili nuk dihet se kur do ta fitojë identitetin e munguar./Star Plus

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here