Parkimi në lagje, kryeqytetasit duhet të aplikojnë për kartën e rezidentit, ja cfarë ju duhet

0

Në akset kryesore të Tiranës, janë kryer vijëzimet dhe është vendosur sinjalistika e parkimeve më pagesë. Bashkia e Tiranës i konsideron projekte pilot për tu shtrirë më pas në 71 rrugë kundrej tarifave të miratuara me vendim të këshillit bashkiak. Banorët pretendojnë se se nuk kanë informacion se çfarë është karta e rezidenti që mundëson parkimin pa pagesë për banorët e lagjeve në zonët ku ka nisur projekti. Për këtë çështje,  bashkia e Tiranës bëri me dije se karta e rezidenitet do të nisë zbatimin në muajin nëntor, pra brenda pak ditëve dhe do të pilotohet në zonën e Shushicës

Loading...

Vijëzime blu e të bardha prej disa javësh janë shenjuar në disa akse si”Rruga e Kavajës”, rruga ” Myslym Shyri”, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Blv  “Dëshmorët e Kombit”. Këto janë parkime me pagesë që Bashkia e Tiranës i konsideron projekte pilot për tu shtrirë më pas në 71 rrugë.

Ngjyrat janë domethënëse sepse tregojnë ku mund të parkosh dhe sa duhet të paguash. Këshilli bashkiak ka miratuar tarifën 100 lekë/ 1 orë qëndrimi. Në rast se parkoni automjetin tuaj në vendparkimin shënjuar me ngjyrën blu dhe refuzoni pagesën, policia bashkiake do t’ju vendos bllokuesin, që për ata që e kanë provuar e dinë se çdo të thotë. Ka një mënyrë si të evitohet bllokuesi dhe prishja e dites dhe është sigurimi kartes së rezidentit përmes këtyre dokumentave që duhet t’i mblidhni sa më parë dhe t’i dorezoheni pranë zyrës së Tirana Parking.

Problemi është se banorët pretendojne se nuk kanë informacion.

Bashkia e Tiranës ju përgjigj interesit të Ora News për këtë shqetesim dhe bëri me dije se karta e rezidenitet do të nisë zbatimin në muajin nëntor, pra brenda pak ditëve dhe do të pilotohet në zonën e Shushicës që përfshinë 6 rrugë.

Karta e rezidentit është një pullë e personalizuara identifikuese që përfshinë targën e automjetit, afatin e vlefshmërisë së pullës, numrin serial dhe zonën  kush përfion atë.

Për rezidentët e bllokut “Shushica” Rrugët:

Sulejman Delvina

Gjik Kuqali

Grigor Heba

Medar Shtylla

Gjin Bue Shpata

Emin Duraku

LISTA E DOKUMENTEVE PER KARTEN E REZIDENTIT

1-Çertifikatë Familjare
2-Vërtetim Banimi.
3-Kopje e çertifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë ose huapërdorjes.
4-Çertifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti.
5-Leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti
6-Fotokopje e taksave vjetore të makinës.
7-Fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE./Oranews

Loading...

Lini nje pergjigje