Libri i ri i Dritëroit “Prit edhe Pak”/ Elona Agolli: Arti magjik i poezisë në këtë periudhë të jetës së tij, është kulminacion

0
165

download

Librin më të fundit me titull “Prit edhe Pak” te kolosit të letrave shqipe, Dritëro Agolli,  e komentoi edhe vajza e shkrimtarit Elona Agolli. E ftuar në bashkëbisedim me studentët e komunikimit në Universitetin Bedër, Agolli citoi se: Në një rrëfim të saj, mbi raportet me të atin shkrimtar, e bija e Vitaliano Brancati shkruan: Deri në momentin që babain tim e kam patur pranë, kam qenë një qënie inteligjente. Mendoja që mprehtësia, inteligjenca, është e dhënë njëherë e përgjithmonë, ndërkohë qe çuditesha me veten herë – herë, të rrethuar nga budallallëqe, kur babai nuk ishte më në jetë. M’u desh, për të përfituar “stimujt e intelektit”, të ndiqja rrugën e duhur, të përafrohesha e takoja tim atë jo si bijë, por si lexuese e veprës së tij.” Në vëllimin “Prit edhe Pak”, poezitë kushtuar pleqërisë janë sa meditative aq edhe ironizuese, sa përmbajnë keqardhje për fluturimin e viteve të rinisë dhe mosrealizimin e plotë të aspiratave, aq edhe sarkastike, tallëse. Brenda kësaj kategorie, dallohen poezitë e autorit, sfidë ndaj pleqërisë: Pleqëri nuk është mosha e thyer, pleqëri është vdekja e ndjenjave, tharja e vatrave të trurit, dhe vdekja është në fakt vdekja e trurit, truri vdes i pari, më pas trupi”, më kallëzonte një ditë im atë.

Në botimin e ri, “Prit edhe Pak”, ka edhe poezi erotike; njihen në letërsinë botërore raste të lëvrimit në moshë të thyer të shkrimtarëve të mëdhenj dhe hedhjes së tyre drejt krijimtarise erotike (Moravia me “L’uomo che guardava” apo të tjerë). Por Dritëroi gjuhën erotike e ngre lart, krahasimet e metaforat e tij të pakrahasueshme, përherë i drejtohen natyrës, pjellorisë, tokës, bimës, lules.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here